Njoftim Nr. 1290 Prot.,datë 13.12.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore zbatuese të VKM 82/2018

Nga: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (këtu e në vijim “ABP”), në zbatim të Vendimit të Këshillimit të Ministrave nr.82, datë 14.2.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, në cilësinë e Organit Qendror Blerës është ngarkuar për zhvillimin e procedurave të prokurimit,për mallra dhe shërbimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Agjencia e Blerjeve te Perqendruara Njoftim Nr. 1290 Prot., date 13.12.2018


Njoftim Nr. 10563 Prot., datë 04.12.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Lënda: Sjellje në vëmendje

Nisur nga fakti se, festat e fundvitit po afrojnë, si dhe duke marrë shkas nga eksperiencat e viteve të mëparshme, ku nga ana e Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim "APP") është konstatuar se, autoritetet kontraktore kanë ndërmarrë dhe shpallur në Sistemin e Prokurimit Elektronik procedura prokurimi që kanë si objekt prokurimi organizimin e drekave dhe darkave festive, APP sjell në vëmendje si vijon:

Njoftim_Nr._10563_Prot._date_04.12.2018


Njoftim Nr. 10432 Prot., datë 27.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Në vijim të njoftimit Nr. 5663/1 Prot., datë 12.06.2018, sjellim në vëmendje të autoriteteve kontraktore, që të dërgojnë formularin standart të raportimit të zbatimit të kontratës, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të gjitha kontratat e përfunduara.

Njoftim_Nr._10432_Prot._date_27.11.2018

FORMULAR_RAPORTIMI_PËR_ZBATIMIN_E_KONTRATËS


Njoftim Nr. 9754/1 Prot., datë 14.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) me Udhëzimin Nr. 11, datë 30.05.2018 ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.3, date 08.01.2018 “Mbi përdorimin e procedures së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, të ndryshuar.

Një nga ndryshimet e miratuara me këtë udhëzim është edhe nxjerrja e urdhërit të prokurimit pa përcaktuar fondin limit për objektin konkret që do të prokurohet, pasi operatorët ekonomikë duhet të ofertojnë realisht bazuar në të dhënat teknike sasiore që përcaktohen në të.

Njoftim_Nr._9754.1_Prot_date_14.11.2018


Njoftim Nr. 9825 Prot., datë 05.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 3, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" të ndryshuar (në vijim "LPP"), përjashton një operator ekonomik nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit, pavarësisht nga çështja penale, që mund të ketë filluar, për një periudhë nga 1 deri në 3 vjet për një nga arsyet e parashikuara në këtë dispozitë ligjore.

Njoftim_Nr._9825_Prot._date_05.11.2018


Njoftim Nr. 9305/2 Prot., datë 5.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik, në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" të ndryshuar, (në vijim "LPP") kohët e fundit, ka konstatuar paqartësi nga autoritetet kontraktore, lidhur me afatin 60 ditor për nënshkrimin e kontratës, pas shpalljes së fituesit në një procedurë prokurimi.

Njoftim_Nr._9305.2_Prot._date_05.11.2018


Tërheqje Vëmendje Nr. 6311 Prot., datë 20.06.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13/2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, ka hartuar Udhëzimin Nr. 3, date 21.10.2016 “Mbi deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit”.

Njoftim_Nr._6311_Prot._date_20.06.2018


Njoftim Nr. 5663/1 Prot., datë 12.06.2018

Drejtuar:    Autoriteteve Kontraktore

Në vijim të njoftimit, mbi plotësimin e formularit standard me Nr. 5663/1 Prot., datë 28.05.2018, auoritetet kontraktore duhet të raportojnë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, në çdo rast, kur ka ndryshime në kontratë gjatë zbatimit të saj dhe/ose në përfundim të saj.   

Njoftim_Nr._5663.1_Prot._date_12.06.2018


Tërheqje Vëmendje Nr. 5696/2 Prot., datë 30.05.2018

Drejtuar:  Operatorëve ekonomikë

Ashtu sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 13, pika 2, gërma “g” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar (në vijim “LPP”), monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.

Në këtë kuadër, APP tërheq vëmendjen e operatorëve ekonomikë që të jenë më të përgjegjshëm në ofertimin në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, pasi së fundmi është konstatuar se, pavarësisht specifikimeve teknike dhe sasisë për mallrat që kërkohen nga autoritetet kontraktore, rezulton që të ofertohet apriori në procedurën përkatëse të prokurimit, pa u bazuar në të dhënat konkrete të objektit që prokurohet.

Njoftim_Nr._5696.2._Prot_date_30.05.2018_per_operatoret ekonomike


Tërheqje Vëmendje Nr. 5385 Prot., datë 18.05.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 3, Kreu I të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, publikon Buletinin e Njoftimeve Publike, në të cilin përfshihet edhe publikimi i njoftimit të fituesit të krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik.

Një nga problematikat e konstatuara në njoftimet e fituesit të krijuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik dhe të dërguara pranë APP për miratim dhe publikim është edhe kalimi nga operatori ekonomik i renditur i pari tek operatori ekonomik i renditur i dyti, pa respektuar vlerën e diferencës ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe asaj të kualifikuar në vend të dytë.

Njoftim_Nr._5385_Prot_date_18.05.2018_Terheqje_Vemendje_per_AK


Tërheqje Vëmendje Nr. 5332 Prot., datë 17.05.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 13, pika 2, gërma "g" të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" i ndryshuar (në vijim "LPP"), monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.

Nga monitorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik kohët e fundit është konstatuar se autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi me objekt: “Blerje karburanti” dhe pavarësisht faktit se, ky objekt prokurimi përfshin disa tipe primare karburantesh, siç janë: benzinë, vajguri, diesel, gasoil, karburant për ngrohje, etj, rezulton që autoritetet kontraktore zhvillojnë vetëm një procedurë prokurimi për të gjitha llojet e karburanteve.

Njoftim_Nr._5332_Prot_date_17.05.2018


Njoftim Nr. 4274 Prot., datë 17.04.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Në kuadër të dhënies së asistencës së autoriteteve kontraktore, në fazën e përgatitjes së dokumentave të tenderit, Agjencia e Prokurimit Publik po konstaton kohët e fundit se, në dokumentat e tenderit të hartuara në procedurat e prokurimit për punë/mallra/shërbime, autoritetet kontraktore kërkojnë si kriter të veçantë për kualifikim paraqitjen e një vërtetimi banker nga operatorët ekonomikë për gjendjen e tyre financiare, të lëshuar nga një ose më shumë banka, në një vlerë të caktuar të fondit limit që prokurohet.

NJoftim_Nr._4274_Prot_date_17.04.2018-1


Njoftim Nr. 3724 Prot., datë 30.03.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj në bazë të nenit 13/2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurim publik” i ndryshuar (në vijim “LPP”), për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik, ka konstatuar disa problematika në drejtim të hartimit të regjistrave të parashikimeve të procedurave të prokurimeve publike, amendamenteve të kontratave, planifikimit të kohës së zhvillimit të procedures së prokurimit, si dhe pasqyrimit në kohë të procedurave të prokurimit që përfundojnë në rrugë shkresore, në regjistrin e realizimeve.

Njoftim_Nr._3724_Prot_date_30.03.2018


Njoftim Nr. 2632 Prot., datë 26.02.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Ashtu sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), me rekomandimin Nr. 2243 Prot., date 16.02.2018 ka rekomanduar autoritetet kontratore të kryejnë nje planifikim të saktë të nevojave të tyre, pasi ndryshimi i regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik lejohet vetëm në raste të justifikuara, për të cilat autoritetet kontraktore nuk kanë pasur mundësi objektive për t’i planifikuar në kohën e krijimit të regjistrit.

Njoftim_Nr._2632_Prot_date_26.02.2018


Njoftim Nr. 2368 Prot., datë 20.02.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") njofton të gjithë autoritetet kontraktore se është miratuar së fundmi Vendimi Nr. 82, datë 14.02.2018, i Këshillit të Ministrave "Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruar për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime” (në vijim “VKM”), i cili ka shfuqizuar Vendimin Nr. 28 të Këshillimit të Ministrave date 14.01.2015.

Njoftim_Nr._2368_Prot_date_20.02.2018


Njoftim Nr. 1518 Prot., datë 26.01.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar kohët e fundit se, autoritetet kontratore kanë shpallur në Sistemin e Prokurimit Elektornik procedura prokurimi konkurruese për punë/mallra/shërbime, ku në kriteret e vecanta për kualifikim vendosin kritere kufizuese, sa i takon vlerës së xhiros vjetore që duhet të deklarojnë operatorët ekonomikë, për të provuar përmbushjen e kriterit për kapacitetet finaciare dhe ekonomike, duke kërkuar vlerën e xhiros në masën 100% të fondit limit.

Njoftim_Nr._1518_Prot_date_26.01.2018


Njoftim Nr. 1506 Prot., datë 26.01.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Ashtu sic jeni në dijeni, me ndryshimet më të fundit nënligjore të rregullave të prokurimit publik, regjistrat e procedurave të prokurimit publik dërgohen për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), nëpërmjet sistemit të prokurimit elektronik.

Njoftim_Nr._1506_Prot_date_26.01.2018


Njoftim Nr. 343 Prot., datë 09.01.2018

Drejtuar: Të gjithë Autoritetet Kontraktore

 

Sjellim në vëmendje të të gjithë Autoriteteve Kontraktore se, me ndryshimet e fundit të Vendimit Nr. 914, datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", regjistrat e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, nuk duhet të dërgohen në formë shkresore dhe me CD pranë APP me qëllim publikimin e tyre,pasi referuar parashikimeve të nenit 4 të kësaj VKM, krijimi i regjistrit të parashikimeve duhet të bëhet nga vetë autoriteti kontraktor në sistemin e prokurimit elektronik.

Njoftim_Nr._343_Prot_date_09.01.2018