NJOFTIM
Pas riparimit te defektit te shkaktuar ne sistemin e prokurimit elektronik,Agjencia e Prokurimit Publik, njofton Autoritetet Kontraktore dhe Operatoret Ekonomik se ....
SQARIM
Ditet e fundit jane paraqitur shqetesime nga operatore ekonomike per "problemet ne Web-in e Agjencise se Prokurimit Publik, ose sherbimin e internetit te saj. Duke ndjere per detyre te sqarojme operatoret ekonomike qe perdorin faqen tone, ne menyre qe ata te mos bien pre e keqinformimeve sqarojme se:
Agjencia e Prokurimit ka siguruar nje sherbim shume te mire interneti. Disponueshmeria e sherbimit 99.9 %, sherbimi ofrohet 24/7 (24 ore ne 7 dite te javes) si dhe kapaciteti eshte 34 Mbps simetrik (34 Mbps download, 34 Mbps upload), i dedikuar. Ju duhet te siguroheni se sherbimi i internetit qe ju merrni nga ISP-te qe ju ofrojne sherbimin eshte me kapacitetin e duhur, eshte i dedikuar dhe ju lejon te beni veprimet e domosdoshme per nje akses 100% te faqes sone. Jo vetem kaq, por sherbimi qe ju ofrohet duhet te jete dhe simetrik ne menyre qe ju te operoni ne faqe.
Agjencia e Prokurimit Publik sqaron gjithashtu se kapaciteti i dokumentave qe mund te ngarkoni eshte deri 40 MB , pra shume me i madh se nje set voluminoz dokumentash qe ngarkohen ne procedura prokurimi. Ne faqen tone te internetit ju mund te gjeni dhe pergjigjet e pyetjeve me te shpeshta qe vijne nga biznesi.
Agjencia e Prokurimit Publik Ju falenderon per kontributin qe ju jepni ne zhvillimin e sistemit te prokurimit elektronik dhe te sistemit te prokurimit ne pergjithesi.
NJOFTIM DATË 09.03.2009
Njoftohen të gjithë autoritete kontraktore se, procedura e parashikuara në nenin 29/5, 33 dhe zhvillimi i fazës së II-të të procedurës së prokurimit të parashikuar në nenin 35 të Ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 „Për Prokurimin Publik" me ndryshime, do të zhvillohen në formë të shkruar, përputhje me VKM nr.1, datë 10.1.2007 „Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" me ndryshime, Udhëzimin nr.2, datë 18.2.2008 "Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla" dhe udhëzimeve të tjera, të nxjerra nga APP-ja për këto procedura.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik, bazuar në pikën 2/ç të nenit 13 të Ligjit nr.9643, date 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar, si dhe në pikën 3 të VKM nr.822, date 18.6.2008 "Për disa shtesa në Vendimin nr.1, date 10.01.2007 të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e Rregullave për Prokurimin Publik (të ndryshuar)"" ka hartuar dokumentet standade për procedurën e prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, të cilat do t'i gjeni të botuara në faqen zyrtare të internetit të APP-së, në rubrikën "Dokumentet Standarde të Tenderit".