Njoftim Nr. 3658 Prot., datë 12.06.2020

Lënda:  Njoftim mbi hartimin e (Draft) Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023 dhe Planin e Veprimit

Me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, dhe garantimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, grupi i punës, i ngritur me urdhrin e Kryeministrit Nr. 102, datë 03.07.2019 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për bashkërendimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë kombëtare për prokurimin publik dhe planit të veprimit”, kryesuar nga Agjencia e Prokurimit Publik ka përfunduar punën për hartimin e (Draft) Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023 (SKPP) dhe Planin e Veprimit.

Njoftim Nr. 3658 Prot., date 12.06.2020

Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023