NJOFTIM
Njoftohen të githë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo përdorues tjetër, në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”), se:
Për shkak të punimeve me qëllim mirëmbajtjen e SPE-së, ditën e sotme, me datë 01.07.2026 nga ora 16:30 deri në orën 20:30, shërbimi i SPE do të ketë shkëputje të përkohshme.
Sa më sipër, ju lutemi të merrni masat paraprake për ecurinë e punës tuaj në SPE sipas orarit të sipërcituar.
Për çdo informacion shtesë ju lutemi të kontaktoni në adresën e-mail: info@app.gov.al.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin,
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në zbatim të gërmës "j" të nenit 23, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik", i ndryshuar, nenit 75/1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar dhe Udhëzimit të përbashkët lidhur midis APP-DAP dhe ASPA: “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e certifikatave në fushën e prokurimit public”, fton të gjithë Autoritetet/Entet Kontraktore që të sigurojnë pjesëmarrjen e personave përgjegjës për prokurimin, si dhe personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, nëse ka, në testimet që do të organizojë ASPA, në kuadër të procesit të profesionalizimit, në fund të muajit korrik 2026.
NJOFTIM
DREJTUAR: AUTORITETEVE DHE ENTEVE KONTRAKTORE
Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e nëvijim APP) njofton të gjithë Autoritetet/Entet Kontraktore se bazuar në Metodologjinë e Vlerësimit të Riskut të Korrupsionit në Prokurimet Publike, është përgatitur Pyetësori për matjen e riskut ndaj korrupsionit në Autoritetet Kontraktore (nivel mikro).
Pyetësori i publikuar nё Google forms, nё linkun:
https://docs.google.com/forms/d/1dZwJb489kKSRGLq48aDeDzoeSzzJNrQWErYUIW-v2fA/edit
NJOFTIM
Drejtuar: Autoriteteve dhe Enteve Kontraktore
Operatorëve Ekonomikë
Agjencia e Prokurimit Publik njofton te gjitha palët e interesuara se, në mbështetje të nenit 20 të Ligjit 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin publik", të ndryshuar, si dhe nenit 33 te Ligjit Nr. 88/2025 "Për koncensionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar janë miratuar së fundmi disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 457, datë 30.07.2021, të Këshillit të Ministrave "Për fjalorin e perbashkët te prokurimit".
NJOFTIM
Në kuadër të Forumi të 18 të Primo-s "Prokurimi Publik Inteligjent në Epokën e Inteligjencës Artificiale (AI) - Inovacioni, Teknologjia dhe Qëndrueshmëria" në datat 8-9 Qershor, në Stamboll Turqi, Agjencia e Prokurimit Publik nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës, Byronë e Prokurimit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Autoritetit të Prokurimit Publik të Republikës së Turqisë.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në zbatim të gërmës "j" të nenit 23, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik", i ndryshuar, nenit 75/1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar dhe Udhëzimit të përbashkët lidhur midis APP-DAP dhe ASPA: “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e certifikatave në fushën e prokurimit public”, fton të gjithë Autoritetet/Entet Kontraktore që të sigurojnë pjesëmarrjen e personave përgjegjës për prokurimin, si dhe personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, nëse ka, në testimet që do të organizojë ASPA, në kuadër të procesit të profesionalizimit, gjatë periudhës 17-25 qershor 2026.
NJOFTIM
Në mbështetje të Ligjit nr. 9901 date 14.04.2008 "Për tregëtarët dhe shoqëritë Tregtare", і ndryshuar, të nenit 35 të Ligjit nr.162, date 23.12.2020 "Për prokurimin publik", si dhe të VKM-së nr. 531 datë 7.9.2023 "Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore "Operatori i Blerjeve të Përqendruara" sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë", te ndryshuar konkretisht, të pikës 13/4 ku përcaktohet se: "OBP sh.a. standardizon/unifikon specifikimet teknike/çmimet për mallra dhe/ose për shërbime gë prokurohen në mënyrë të përqëndruar, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas apo të huaj, dhe harton katalogët e standardeve...",
NJOFTIM
Drejtuar: Autoriteteve/Enteve Kontraktore
Operatorëve Ekonomikë
Me anë të këtij njoftimi, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), sjell ne vëmendje se, në zbatim të pikes 2 të nenit 33 të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", të ndryshuar janë miratuar së fundmi, disa ndryshime në Vendimin Nr.291, datë 15.5.2024, të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e kufijve monetare në procedurat e prokurimit publik".
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në zbatim të gërmës "j" të nenit 23, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik", i ndryshuar, nenit 75/1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar dhe Udhëzimit të përbashkët lidhur midis APP-DAP dhe ASPA: “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e certifikatave në fushën e prokurimit public”, fton të gjithë Autoritetet/Entet Kontraktore që të sigurojnë pjesëmarrjen e personave përgjegjës për prokurimin, si dhe personat e punësuar në struktura të dedikuara për prokurimin, nëse ka, në testimet që do të organizojë ASPA, në kuadër të procesit të profesionalizimit, gjatë periudhës qershor – korrik 2026.
NJOFTIM
Në mbështetje të Ligjit nr. 9901 date 14.04.2008 "Për tregetarët dhe shoqërite Tregtare", і ndryshuar, të nenit 35 dhe nenit 36 të Ligjit nr.162, date 23.12.2020 "Për prokurimin publik", si dhe te VKM-së nr. 531 date 7.9.2023 "Për krijimin e shoqerise aksionare shteterore "Operatori i Blerjeve te Perqendruara" sh.a per kryerjen e procedurave te veçanta te prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësise", te ndryshuar konkretisht, te pikës 13/4 ku percaktohet se: "OBP sh.a. standardizon/unifikon specifikimet teknike/çmimet për mallra dhe/ose për shërbime gë prokurohen në mënyrë të përqëndruar, në perputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve pergjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas apo të huaj, dhe harton katalogët e standardeve...",
NJOFTIM
Drejtuar: Të gjithë autoriteteve/ enteve kontraktore
Njoftohen të githë Autoritetet/ Entet Kontraktore buxhetore të cilët për zhvillimin e procedurave të prokurimit duhet të pajisen me numër transaksioni nga dega e thesarit, se:
Referuar Urdhër Nr.18 Prot.,datë 04.02.2026 “Për vijimin e procesit të ekzekutimit të buxhetit të shtetit për vitin 2026, në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit Afmis”, të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën e email-it info@app.gov.al, heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë e hapave të mëtejshem të procedurës.
NJOFTIM PËR PJESËMARRJEN NË TESTIMIN E DATËS 19 SHKURT 2026
Sjellim në vëmendje se bazuar në nenin 75/1 të VKM-së 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar si dhe Udhëzimit të përbashkët “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e çertifikatave në fushën e prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktojnë detyrimin e personave përgjegjës apo zyrtarëve të strukturave përgjegjëse të prokurimit publik për tu pajisur me çertifikatë njohurish të paktën në nivelin bazë.
Dispozitat tranzitore, përcaktojnë një periudhë 2 vjeçare brenda së cilës, të gjithë personat e mësipërm duhet të pajisen me çertifikatë, periudhë e cila përfundon në muajin Gusht 2026.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në kuadër te ushtrimit te detyrave te saj ne bazë të nenit 23, gërma "ç" te Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", per mbarevajtjen e Sistemit të Prokurimit Publik, sjell ne vëmendje te autoriteteve/enteve kontraktore, si më poshte vijon:
NJOFTIM
Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) sjell në vëmendje të Autoriteteve/Enteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) duhet të përfundohet në SPE me Arkivimin e saj.
Njoftim Nr. 2060 Prot., datë 23.03.2022
Drejtuar: Autoriteteve / Enteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP) në zbatim të detyrave të saj ligjore, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik, sipas parashikimeve të nenit 23, gërma “ç” të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore se, Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi:
