Njoftim Nr. 10039/1 Prot., date 30.12.2019
Për efekt të mirëmbajtjes së sistemit, ai do të jetë jashtë funksionit (offline) në datën 30.12.2019, ora 14.30 deri në orën 16.30.
Njoftim Nr. 9928 Prot., date 24.12.2019
Lënda: Njoftim mbi hartimin e projektligjit të ri për prokurimin publik
Me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, dhe garantimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, grupi i punës, i ngritur me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 129, datë 29.08.2018 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik, të ndryshuar”
Njoftim Nr. 9928 Prot., date 24.12.2019
Shqipëria Solidare
Dhuro online përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti!
Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarise së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Kontributi i dhënë nga ana juaj do përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.
Dhuro online në e-albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13528
Kontribuo në llogaritë bankare:
https://e-albania.al/images/llogarite_bankare.png
Kontribut tjetër:
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore zbatuese të VKM-së nr. 360/2017, të ndryshuar.
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
Të nderuar,
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në zbatim të vendimit nr. 360, datë 26.04.2017, të KM, Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave", i ndryshuar
RISHPALLJE
NJOFTIM
Për shprehjen e interesit për të marrë pjesë në Tryezën e Partneritetit për Kapitullin 5: Prokurimi Publik
Në vijim të VKM nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse, për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” dhe Urdhrit të kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019,
NJOFTIM
Për shprehjen e interesit për të marrë pjesë në Tryezën e Partneritetit për Kapitullin 5: Prokurimi Publik
Në vijim të VKM nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse, për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” dhe Urdhrit të kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019,
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
Njoftim Nr. 3223/2 Prot., datë 02.08.2019
Në mbështetje të neneve 13, pika 2/g, dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe në ushtrim të detyrave që ky ligj i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka përfunduar verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë periudhës kohore 2018 – 2019.
Njoftim Nr. 6417 Prot., date 02.08.2019
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore
Ashtu siç jeni në dijeni, në mbështetje të rregullave të prokurimit publik, personi përgjegjës për prokurimin ka detyrë funksionale administrimin e vazhdueshëm të procesit të prokurimit.
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve Kontraktore
Ky njoftim ka si qëllim të orientojë të gjitha autoritetet kontraktore, të cilat në kuadër të ristrukturimit të Administratës Publike janë bashkuar apo janë shkrirë,
Njoftim Nr. 6031/1 Prot., datë 25.07.2019
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve te nenit 13, pika 2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar,
Njoftim Nr. 5197 Prot., datë 21.06.2019
Nga monitorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik (në vijim "SPE") rezulton se, nga ana e Administratorëve të Sistemit të Autoriteteve Kontraktore nuk bëhen joaktive llogaritë e përdoruesve të punonjësve,
Njoftim Nr. 5188/1 Prot., date 20.06.2019
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, Nr. 5008 Prot., datë 14.06.201, në kuadër të një projekti të Bankës Botërore për barazinë gjinore
NJOFTIM
Në kuadër të një projekti të Bankës Botërore nëpërmjet të cilit synohet të garatohet zbatimi i rregullave të Kodit të Punës në respektim të parimit të mos-diskriminimit dhe trajtimit të barabartë të meshkujve dhe femrave nga ana e bizneseve që operojnë në Shqipëri, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nënshkruar sot “Memorandumin e bashkëpunimit”, Nr. 5008 Prot., datë 14.06.2019.
Ky projekt i Bankës Botërore përkon më së miri edhe me angazhimin e shtuar të Agjencisë së Prokurimit Publik për të rritur bashkëpunimin me institucionet e tjera duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh të tilla për garantimin e ligjshmërisë gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit.
Qëllimi kryesor i këtij memorandumi bashkëpunimi është garantimi i respektimit të të drejtave të punonjëseve femra dhe, jo vetëm, sikundër parashikuar nga Kodi i Punës dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në zbatim të tij nga Operatorët Ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit.
Gjithashtu, palët angazhohen edhe për shkëmbimin në mënyrë reciproke të informacionit për çështje të veçanta, për të cilat institucionet kanë interes të përbashkët, në respektim të legjislacionit të prokurimit publik, legjislacionit të punës dhe barazisë gjinore.
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara
Njoftim Nr. 949 Prot., datë 27.05.2019
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
Njoftim Nr. 4240 Prot., datë 21.05.2019
Në Agjencinë e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), paraqiten në mënyrë të vazhdueshme ankesa, të cilat operatorët ekonomikë i drejtojnë Komisionit të Prokurimit Publik (në vijim “KPP”), në lidhje me procedurat e prokurimit, të cilat janë në proces nga autoritetet kontraktore, sa i takon kritereve të kualifikimit të dokumentave të tenderit apo procesit të vlerësimit të ofertave nga komisioni i vlerësimit të ofertave.
Nisur nga ky fakt, sqarojmë si më poshtë vijon:
Me marrjen e ankesave që operatorët ekonomikë i dërgojnë në adresën e APP, duke qenë se janë jashtë fushës së kompetencave të saj, në zbatim të nenit të 24/1 të Kodit të Procedurave Administrative në të cilën parashikohet se: “Kur një organ publik merr një kërkesë, për një çështje që e vlerëson jashtë kompetencës të vet, ia përcjell kërkesën menjëherë, dhe në çdo rast jo më vonë se dy ditë nga marrja e saj, organit publik kompetent dhe njofton kërkuesin për këtë”, i përcillen institucionit të cilit i janë drejtuar, KPP.
Duke qenë se, kohët e fundit po administrohen një numër i konsiderueshëm i shkresave të tilla, tërheqim vëmendjen e operatorëve ekonomikë se, ankesat e tyre duhet të depozitohen në adresën e institucionit të KPP dhe jo të APP, me qëllim ushtrimin e të drejtës së tyre për ankim brenda afateve kohore të parashikuara nga legjislacioni i prokurimit publik.
NJOFTIM
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore
Ashtu siç jeni në dijeni, në mbështetje të rregullave të prokurimit publik, personi përgjegjës për prokurimin ka detyrë funksionale administrimin e vazhdueshëm të procesit të prokurimit.
Në bazë të parashikimeve të nenit 57 të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, çdo autoritet kontraktor cakton në fillim të vitit një ose disa persona përgjegjës për prokurimin, në varësi të numrit të procedurave të prokurimit të parashikuara për t’u zhvilluar.
Autoritetet kontraktore kanë detyrimin e dërgimit të të dhënave të personit përgjegjës pranë APP, me qëllim krijimin e një database të posaçme me të dhënat e këtyre personave, për evidentimin e tyre në rast të komunikimit me autoritetet kontraktore.
Për këtë qëllim, të gjithë autoritetet kontraktore të cilat nuk kanë nisur të dhënat e personit përgjegjës, bashkëngjitur këtij njoftimi do të gjeni një listë të tyre, duhet të dërgojnë deri në datën 17.05.2019, të dhënat e personit përgjegjës.
Informacioni duhet të dërgohet në formë elektronike në adresën info.app@app.gov.al ose Anxhelo.Elezi@app.gov.al.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Njësive të vetëqeverisjes vendore dhe autoriteteve kontraktore në varësi të tyre.
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) sjell në vëmendje të njësive të vetqeverisjes vendore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre se, nё mbёshtetje neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 284 datë 10.05.2019 ”Për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimi nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për periudhën 1 deri 30 qershor 2019”.
Me anë të këtij akti nënligjor është vendosur pezullimi i përkohshëm i fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë të vetëqeverisjes vendore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për periudhën nga 1 deri në 30 qershor 2019.
Sjellim në vemëndje së, njësitë e vetqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, nuk do të shpallin procedura prokurimi për periudhën nga 1 deri në 30 qershor 2019, me përjashtim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, si dhe atyre që kanë si objekt produktet ushqimore. Procedurat e prokurimit të shpallura përpara datës 1 qershor 2019 lejohet të vijonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
Njoftim Nr. 3572 date 26.04.2019
Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tyre përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:
Për shkak të procesit të zhvendosjes fizike të pajisjeve hardware të infrastrukturës së site-it sekondar (Business Continuity) të Sistemit të Prokurimit Elektronik, pranë Datacenter-it Qeveritar (AKSHI-t), sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 03.05.2019, ora 14.00 deri në datën 05.05.2019, ora 14.00.
Sa më sipër, APP njofton të merrni masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës tuaj në sistem duke pasur në konsideratë datat që sistemi do jetë offline.
Njoftim Nr. 2552/5 datë 19.04.2019 për operatorin ekonomik "Baftjar Murati"
Njoftim Nr. 2552.5 date 19.04.2019_per Operatorin Baftjar Murati
Njoftim nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara Nr. 665 Prot., datë 11.04.2019
Drejtuar Autoriteteve Kontraktore zbatuese të VKM 82/2018, i ndryshuar
Njoftim Nr. 9773/9 Prot., datë 05.04.2019
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore dhe Operatorëve ekonomikë
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit Nr. 28/2 Prot., datë 02.04.2019 të nënshkruar me Autoritetin e Konkurrencës, si dhe në bazë të detyrave që Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), ushtron në përputhje me nenin 13 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), njofton si më poshtë vijon:
Njoftim
Në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Autoriteti i Konkurrencës kanë nënshkruar sot “Memorandumin e bashkëpunimit”, Nr. 28/2 Prot., datë 02.04.2019.
Ky Memorandum ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve, në funksion të rritjes së konkurrencës së lirë dhe efektive në prokurimet publike dhe ndërgjegjësimin e operatorëve ekonomikë në procesin e prokurimit për paraqitjen e ofertave nëmënyrë të pavarur.
Gjithashtu, palët angazhohen edhe për shkëmbimin në mënyrë reciproke të informacionit për çështje të veçanta, për të cilat institucionet kanë interes të përbashkët, në respektim të ligjeve të posaçme, ligjit Nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, ligjit Nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, ligjit Nr.125/2013 “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat” dhe ligjit Nr. 9874/2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar, si dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
Njoftim nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara Nr. 514 Prot., datë 20.03.2019
Drejtuar Autoriteteve Kontraktore zbatuese të VKM 82/2018, i ndryshuar
NJOFTIM
Në mbështetje të neneve 13, pika 2/g, dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe në ushtrim të detyrave që ky ligj i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka përfunduar verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për 8 procedura prokurimi me vlerë të vogël, të zhvilluara përkatësisht nga 7 autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë vitit 2018.
Njoftim nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara Nr. 367 Prot., datë 20.02.2019
Drejtuar Autoriteteve Kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
THIRRJA 4
Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zoterojnë minimalisht një diplome Bachelor ose të barasvlefshme.
Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm.http://praktika.arsimi.gov.al/
Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.
Njoftim Nr. 1155 Prot., datë 01.02.2019
Drejtuar Autoriteteve Kontrakore/Operatorëve Ekonomikë
Në vijim të Njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”), e cila ka sjellë në vëmendje ndryshimet që ka pësuar së fundmi neni 45 i Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Per prokurimin publik”, i ndryshuar ( në vijim “LPP”), si dhe të pyetjeve të shpeshta lidhur me këtë ndryshim, APP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve kontraktore njoftojnë si vijon:
Me ndryshimet e miratuara në nenin 45 të ligjit për prokurimin publik parashikohet ndalimi i dhënies së kontratave publike, operatorëve ekonomikë, që janë ose kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për një listë të veprave penale, tashmë jo vetëm për operatorin ekonomik si subjekt juridik, por edhe kur individët, përfaqësues të subjektit kanë apo kanë patur një dënim të tillë.
Njoftim_Nr. 1155 Prot date 01.02.2019_Drejtuar_Autoriteteve_Kontraktore_dhe_Operatoreve_EKonomike
Njoftim Nr. 10877/13 Prot., date 24.01.2019
Lënda: Njoftim
Operatorit ekonomik "DH ALBANIA" sh.p.k
Njoftim Nr. 741 Prot., datë 18.01.2019
Lënda: Sjellje në vëmendje
Drejtuar: Operatorëve ekonomikë
Në Agjencinë e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), paraqiten në mënyrë të vazhdueshme ankesa të dërguara nga operatorët ekonomikë, në lidhje me procedurat e prokurimit.
Njoftim Nr. 306 Prot., datë 11.01.2019
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore
Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit nëpërmjet Rekomandimit të përbashkët Nr. 10181 prot.,
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara
Njoftim Nr. 41 Prot., datë 09.01.2019
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara
Njoftim Nr. 40 Prot., datë 09.01.2019
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
NJOFTIM
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore
Sikurse jeni në dijeni, në nenin 4, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, parashikohet që:
“Në bazë të kërkesave për punë, mallra ose shërbime, autoriteti kontraktor është përgjegjës për përgatitjen dhe dorëzimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik, në përputhje me formën dhe mënyrën e parashikuar në udhëzimet e APP-së. Ky regjistër duhet të përgatitet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga miratimi i ligjit për buxhetin”.
Për këtë qëllim, autoritetet kontraktore duhet të krijojnë regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik në Sistemin e Prokurimit Elektronik, brenda datës 10 Janar 2019.
Sjellim në vëmendje se, gjatë krijimit të regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, autoritetet kontraktore duhet t’i referohen Udhëzimit të Agjencisë së Prokurimit Publik Nr. 1, datë 05.01.2018 "Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik".
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta