Njoftim i Perbashket Nr. 8480 Prot., date 30.12.2020
Drejtuar : Autoriteteve Kontraktore
Operatoreve Ekonomike
Njoftim Nr. 8136/1 Prot., datë 23.12.2020
LENDA : SJELLJE NE VEMENDJE
DREJTUAR : AUTORITETEVE KONTRAKTORE
Njoftim Nr. 7367/6 Prot., date 22.12.2020
OPERATORIT EKONOMIK "ARLIND DOGJANI"
Njoftim Nr. 7132/3 Prot,. date 16.12.2020
Drejtuar : Shoqerise "VI-ES" SH.P.K
Njoftim Nr. 7132/3 Prot,. date 16.12.2020
Njoftim Nr. 7834 Prot., date 04.12.2020
Drejtuar: AUTORITETEVE KONTRAKTORE
Njoftim Nr. 7834 Prot., date 04.12.2020
Lënda: Njoftim
Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik se, për shkak të problemeve teknike të shfaqura me Sistemin e Prokurimit Elektronik të gjitha procedurat e prokurimit që kanë pasur si datë të zhvillimit të tenderit datën 12.11.2020 do të shtyhen për në datën 13.11.2020, në të njëjtën orë.
Njoftim Nr. 7272 Prot, date 12.11.2020
REKOMANDIM
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma "d" të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar (në vijim "LPP"), me qëllim shmangien e problematikave që mund të hasen gjatë procesit të vlerësimit të oferatve në procedurat e prokurimit me objekt: "Implementim dhe Mirëmbajtje Sistemesh", me qëllim të mostejkalimit të vlerës së fondit limit të përllogaritur për secilin zë, rekomandon si më poshtë vijon:
Për një shtesë në Vendim Nr.94, datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministriave "Per miratimin e Rregullave te Prokurimit Publik", të ndryshuar
REKOMANDIM MBI PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA GJATË MONITORIMIT TË DOKUMENTEVE TË TENDERIT DHE VERIFIKIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MALLRA, PUNË, SHËRBIME
Rekomandim Nr. 6732 date 21.10.2020 Mbi Problematikat e konstatuara gjate monitorimit
Njoftim
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") dhe Komisioni i Prokurimit Publik (në vijim "KPP"), duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional, në kuadër të mbarëvajtjes së sistemit të prokurimeve publike, nëpërmjet rritjes së eficencës, efikasitetit dhe ndarjes së vazhdueshme të eksperiencave, mbështetur në dispozitat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar, vendimin e KPP nr. 596/2018 “Për miratimin e rregullores “Për organzimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, vendimin e Kuvendit të Shqipërisë datë 09.07.2020 “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik”, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit nr. 6592 Prot., datë 15.10.2020.
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
NJOFTIM NR. 4708/1 PROT., DATE 25.09.2020
Drejtuar : Të gjithë operatorëve ekonomike
Në vijim të Njoftimit Nr. 4708 Prot., datë 30.07.2020, Agjencia e Prokurimit Publik ("APP") risjell në vëmendjen tuaj, shërbimet e reja elektronike të mundësuara në platformën e-Albania, konkretisht:
- "Aplikim për Ndryshim Fjalëkalimit të llogarisë së operatorit ekonomik në Sistemin e Prokurimeve Elektronik" ;
- "Aplikim për Regjistrimin e Operatorit Ekonomik në Sistemin e Prokurimeve Elektronike" ;
- "Aplikim për Vertetim Mospërjashtimi për Operatorët Ekonomikë" ;
Njoftim 4708/1 Prot, date 25.09.2020
Njoftim Nr. 5863 Prot., date 18.09.2020
Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve Kontraktore/Operatorëve Ekonomikë
Agjencia e Prokurimit Publik, në mbështetje të nenit 13, të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, nenit 40, e nenit 40/1, Kreu IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", të ndryshuar
NJOFTIM Nr. 3403/9 Prot.,date 11.09.2020
Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve Kontraktore /Operatorëve Ekonomikë
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma “d” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), bën me dije se, ka bërë ndryshime nëUdhëziminNr. 6, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, të ndryshuar si dhe Udhëzimin Nr. 8, datë 20.02.2018. “Për Ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrit, Ministrave dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”, të ndryshuar.
Rekomandim mbi shpalljen e procedurave te prokurimit për vitin 2021
Drejtuar: Të gjithë autoriteteve kontraktore
Njoftim Nr. 1743/3 datë 02.09.2020 nga Agjencia e Blerjeve te Perqendruara
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues te VKM 82/2018, i ndryshuar
Njoftim Nr. 1743.3 datë 02.09.2020 nga Agjencia e Blerjeve te Perqendruara per AK
Njoftim Nr. 6759 Prot., date 11.08.2020 NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARKIVAVE
Lënda: Dërgimin e çmimit për njësi për kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme
DREJTUAR: Të gjithë autoriteteve kontraktore
NJOFTIM NR. 478 PROT., DATE 30.07.2020
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) njofton edhe njëherë të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:
Për t’iu ardhur në ndihmë operatorëve ekonomikë në lehtësimin procedurave, në platformën e-Albania, e cila administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, janë mundësuar shërbime të reja elektronike, konkretisht:
- Regjistrimi i Operatorëve Ekonomikë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike;
- Ndryshim Fjalëkalimi në Sistemin e Prokurimeve Elektronike;
- Vertetim Mospërjashtimi për Operatorët Ekonomike.
Njoftim Nr. 4571 Prot., date 23.07.2020
Drejtuar: Të gjithë operatorëve ekonomikë
Agjencia e Prokurimit Publik (në viijim "APP") njofton të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:
Njoftim Nr. 3724 Prot.,datë 25.06.2020
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore
Në vijim të njoftimeve mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe VKM Nr. 342, datë 25.04.2020 "Për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore", sjell në vëmendje si më poshtë:
REKOMANDIM MBI PËRDORIMIN E MARRËVESHJES KUADËR
Drejtuar: Të gjithë autoriteteve kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma “d” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe të neneve 41, e vijues të Kreut V të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, me qëllim nxitjen e autoriteteve kontraktore për përdorimin me efektivitet Marrëveshjes Kuadër, në vijim edhe të Rekomandimit Nr. 10419 Prot., datë 26.11.2018 harton rekomandimin vijues.
REKOMANDIM MBI PËRDORIMIN E MARRËVESHJES KUADËR Nr. 3842 Prot. datë 22.06. 2020
Njoftim Nr. 2981/4 Prot., datë 11.06.2020 për Operatorin ekonomik "DULE" sh.p.k
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mështetje të kërkesës së Autoriteti Portual Durrës, me shkresën Nr. 2981/ 4 Prot., datë 11.06.2020 ka nisur procedimin administrativ ndaj operatorit tuaj ekonomik “Dule”, për përjashtimin tuaj nga pjesëmarrja në prokurimet publike, në mbështetje të nenit 13/3/a të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.
Njoftim 2981.4 date 11.06.2020 per operatorin ekonomik DULE shpk
Njoftim Nr. 3658 Prot., datë 12.06.2020
Lënda: Njoftim mbi hartimin e (Draft) Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023 dhe Planin e Veprimit
Me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, dhe garantimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, grupi i punës, i ngritur me urdhrin e Kryeministrit Nr. 102, datë 03.07.2019 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për bashkërendimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë kombëtare për prokurimin publik dhe planit të veprimit”, kryesuar nga Agjencia e Prokurimit Publik ka përfunduar punën për hartimin e (Draft) Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023 (SKPP) dhe Planin e Veprimit.
UDHËZIM I PËRBASHKËT
"PËR PËRCAKTIMIN E LISTËS SË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE PËR PËRBALLIMIN E SITUATËS SË KRIJUAR NGA EPIDEMIA COVID-19"
Nr. 294 Datë 06.05.2020
Ministria e Shendetesise_Udhezim Nr. 294 Prot.,date 06.05.2020
SQARIM
Në vijim të Njoftimit Nr.2371 Prot., datë 31.03.2020 për pezullimin e shpalljes së procedurave të reja të prokurimit publik, si dhe atyre që janë në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, nisur edhe nga pyetjet e shumta dhe problematikat që janë adresuar për zgjidhje pranë saj, sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore si më poshtë vijon:
Njoftimi për pezullimin e procedurave të prokurimit i referohet të gjitha procedurave të prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për ato objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domodoshme.
Në këtë kuptim, sqarojmë se autoritetet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit (shpalljet e reja apo procedurat që janë në proces) për mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19, dhe për ato objekte që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin.
Po kështu, pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me Ligjin nr.97/2019.
Së fundmi, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
NJOFTIM
Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:
Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.
Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.
Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.
Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
NJOFTIM Nr. 2339 Prot. date 27.03.2020
Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sqaron si më poshtë vijon:
Autoritetet kontraktore mund të pezullojnë apo shtyjnë afatin e pritjes së ofertave për procedurat e prokurimit që kanë shpallur, nëse për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë, vlerësojnë se janë në pamundësi të vijimit normal të punës, ndërkohë nuk ka pengesë për asnjë autoritet kontraktor që të shpallë apo zhvillojë procedura prokurimi, për sa kohë vlerësohet e nevojshme dhe e mundur.
Në kuptim të sa më sipër, në rast se, autoritetet kontraktore vlerësojnë se janë në kushtet të vijojnë me shpalljen e njoftimeve të reja për procedurat e prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, apo me hapjen dhe shqyrtimin ofertave të paraqitura, për procedurat në proces, të vijojnë me punën në sistemin e prokurimit elektronik.
Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
SQARIM
Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, dhe nisur nga kërkesat për sqarim, apo pyetjeve të adresuara, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sqaron si më poshtë vijon:
Njoftimi i sipërpërmndur i APP-së, u jep mundësi autoriteteve kontraktore të pezullojnë apo shtyjnë procedurat e prokurimit, pasi për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë, vlerësojnë se janë në pamundësi të vijimit normal të punës, por nuk ndalon asnjë autoritet kontraktor që të shpallë apo zhvillojë procedura prokurimi, për sa kohë vlerësohet e nevojshme dhe e mundur.
Në kuptim të sa më sipër, në rast se, autoritetet kontraktore vlerësojnë se janë në kushtet të vijojnë me shpalljen e njoftimeve të reja për procedurat e prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, apo me hapjen dhe shqyrtimin ofertave të paraqitura, për procedurat në proces, të vijojnë me punën në sistemin e prokurimit elektronik.
Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit info.app@app.gov.al.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
NJOFTIM Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020
Në kuadër të planit të masave të ndërmarra për parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19, marrë shkas edhe nga situata në të cilën ndodhet vendi ynë, Agjencia e Prokurimit Publik në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, njofton të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, si më poshtë vijon:
- Autoritetet kontraktore të pezullojnë shpalljen e procedurave të reja prokurimi, për një afat 15 ditor, duke filluar nga dita e sotme, datë 12.03.2020.
- Për procedurat e prokurimit që janë në proces, pra ato që janë të shpallura nga autoritetet kontraktore apo janë në proces vlerësimi, të shtyhen si afati i dorëzimit të ofertave ashtu dhe afati i vlerësimit të tyre me 15 ditë, duke nisur nga dita e sotme, datë 12.03.2020.
- Autoritetet kontraktore të pezullojnë zbatimin e kontratave të nënshkruara për mallra, punë, shërbime, për një afat 15 ditor, duke nisur nga dita e sotme, datë 12.03.2020.
Bëjnë përjashtim nga zbatimi i këtij Njoftimi procedurat e prokurimit që vlerësohen si emergjente apo të domosdoshme nga autoritetet kontraktore, si dhe zbatimi i kontratave që vlerësohen të domosdoshme për shkak të objektit të tyre, të cilat mund të vijojnë normalisht, për sa është e mundur.
Gjithashtu, në rast se autoritetet kontraktor vlerësojnë se, procedurat e prokurimit të shpallura janë të domosdoshme për të mbuluar nevojat e tyre në situatën e krijuar, atëherë mund të vazhdojnë, për sa është e mundur hapjen dhe vlerësimin e ofertave, pa qenë e nevojshme të shtyjnë afatin, sipas parashikimeve të pikës 2 të këtij Njoftimi.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
Komisioni i Prokurimit Publik
Urdhër Nr. 302 Prot., datë 11.03.2020
“Për miratimin e masave organizative për ofrimin e shërbimeve, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID – 19”
VENDIM NR. 03, DATË 05.03.2020 PËR MIRATIMIN E MANUALIT TEKNIK "PËR KRIJIMIN E ELEMENTIT "MARRËVESHJE KUADËR PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT NË KUADËR TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT”, NË REGJISTRIN E PARASHIKIMEVE TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK"
Manual_teknik_per_krijimin_e_elementit_për_procedurën_e_prokurimit_publik_për_rindërtimin
VENDIM NR. 199, DATE 04.03.2020 PER MIRATIMIN E DOKUMENTEVE STANDARTE TE PROCEDURES SE PROKURIMIT, TE KRITEREVE TE VLERESIMIT TE OFERTES FITUESE, KUSHTEVE TE MARREVESHJES KUADER DHE TE KONTRATES PER PROCESIN E RINDERTIMIT
Vendim Nr. 199, date 04.03.2020
PROCEDURE_PERSHPEJTUAR - Shpallje_Pune
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
Njoftim Nr. 8297/3 Prot., datë 23.01.2020
Në mbështetje të neneve 13, pika 2/g, dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe në ushtrim të detyrave që ky ligj i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka përfunduar verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë vitit 2019.
NJOFTIM
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore
Sikurse jeni në dijeni, në nenin 4, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, parashikohet që:
Njoftim Nr. 560 Prot., datë 15.01.2020
Në vijim të njoftimit Nr. 9928 Prot., datë 24.12.2019, risjellim në vëmendje se, projektligji i ri për prokurimin publik është aktualisht në fazën e konsultimit publik.
Njoftim Nr. 272 Prot., date 10.01.2020
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore
Nisur nga fakti se, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 871 datë 30.12.2019, data 3 Janar 2020 është caktuar ditë pushimi,
Njoftim Nr. 9145/3 datë 07.01.2020 për operatorin ekonomik "Dogel" sh.p.k
Njoftim Nr.9145.3date 07.01.2020 per operatorin ekonomik Dogel