NJOFTIM MBI HARTIMIN E (DRAFT) STRATEGJISË KOMBËTARE
PËR PROKURIMIN PUBLIK 2024-2030 DHE PLANIN E VEPRIMIT 2024-2027
Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.77, datë 27.06.2023 "Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Hartimin e Strategisë Kombētare për prokurimin Publik 2024-2030 dhe të Planit të Veprimit për zbatimin e saj 2024-2027", Grupi Ndërinstitucional i Punës ka hartuar Draft Strategineë e Prokurimit Publik 2024-2030 dhe Planin e Veprimit 2024-2027.
NJOFTIM
Për shprehje interesi për të marrë pjesë në Tryezën e Partneritetit për Kapitullin 5: Prokurimi Publik
Në vijim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës përgjegjëse, për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” dhe “Urdhrit të kryeministrit Nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platfromës së partneritetit për Integrimin Evropian”, shpallim ftesën për paraqitjen e kandidaturave për të marrë pjesë në Tryezën e Partneritetit për Kapitullin 5 të acquis: Prokurimi Publik, kryesuar nga Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”).
Lenda: Njoftim
Drejtuar: Te gjithe Autoriteteve/ Enteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) sjell në vëmendje të Autoriteteve/Enteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik si dhe referuar Vendimit Nr. 2 datë 03.07.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në manualin teknik që shoqëron Udhëzimin Nr.07 datë 30.07.2021 “Për mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike”, duhet të respektojnë afatet e pritjes së ankesave dhe shqyrtimit të ankesave.
NJOFTIM Nr.7156/1 Prot., date 18.09.2023
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 850, datë 4.11.2020 “ Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj”, Komiteti Drejtues i Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023, në mbledhjen e datës 14 Shtator 2023, vendosi miratimin e Raportit të Monitorimit për 6 mujorin e parë 2023 (Janar-Qershor), të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023.
Njoftim Nr. 5773/3 Prot., datë 27.07.2023
Duke qenë se Agjencia e Prokurimit Publik dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, në përmbushje të funksioneve dhe detyrave institucionale, kryejnë veprimtari në fusha të përbashkëta, që lidhen me prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, në datën 27.07.2023, ndërmjet dy institucioneve u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.
DREJTUAR : TE GJITHE AUTORITETEVE/ ENTEVE KONTRAKTORE
MBI VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË LIGJSHMËRISË
DREJTUAR : TE GJITHE AUTORITETEVE SHITESE
TE GJITHE OPERATOREVE EKONOMIKE
MBI
PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA GJATE VERIFIKIMIT TE PROCEDURAVE
TE ANKANDIT PUBLIK
Njoftim Nr.2483/1 Prot., datë 21.03.2023
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 850, datë 4.11.2020 "Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj", Komiteti Drejtues i Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023, në mbledhjen e datës 21 Mars 2023, vendosi miratimin e Raportit të Monitorimit të Zbatimit për periudhen Janar- Dhjetor 2022.
APLIKONI!
TRAJNIMI I TRAJNERËVE NË FUSHËN E PROKURIMIT PUBLIK
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim më Agjencinë e Prokurimit Publik, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe me suportin e Qeverise Italiane, Franceze dhe Sllovake në Shqipëri po organizon trajnimin e trajnerëve në fushën e prokurimit publik, me qëllim mbështetjen dhe forcimin e kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies të njësive të prokurimit publik. Ky trajnim ofron metodat dhe mjetet për të siguruar një proces efikas të të nxënit dhe përfshin të gjitha fazat e ciklit të të nxënit, metodat, teknikat dhe mjetet e përdorura gjatë dhënies së një kursi trajnimi.
1️⃣Kriteret minimale të aplikimit:
Ftohen të aplikojnë të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
•Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.;
• 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin;
• Vlerësohen eksperiencat e mëparshme në dhënien e trajnimeve ose në mësimdhënie.
2️⃣Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
• Letër shprehje interesi;
• Curriculum Vitae;
• Leje nga eprori për t’u bërë pjesë e trajnimit kur janë pjesë e administratës publike.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet eletronikisht në 📧email: aspa@aspa.gov.al.
⌛️Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në trajnimin e trajnerëve në fushën e prokurimit publik duhet të bëhet brenda datës: 01/03/2023
3️⃣Përzgjedhja
• Kandidatët që plotësojnë kriteret kualifikuese, do ti nënshtrohen një testimi me shkrim;
• Kandidatët që marrin 50 pikë nga 100 të mundshme në testimin me shkrim, do të intervistohen;
• Kandidatët që kalojnë suksesshëm vlerësimin paraprak (testimin dhe intervistën), do të bëhen pjesë e trajnimit për trajnerë.
Në vijim do të konsiderohen “trajnerë në fushën e prokurimit publik” të gjithë kandidatët që kalojnë me sukses vlerësimin përfundimtar, pas përfundimit të trajnimit.
4️⃣Kohëzgjatja e trajnimit
Trajnimi është planifikuar të ketë kohëzgjatje 8 ditë ose 50 orë trajnimi. Ndjekja e trajnimit është e detyrueshme.
5️⃣Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
📄Kandidatët do të testohen në lidhje me:
• Ligji nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik" (https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/ligji/).
• VKM Nr. 285, datë 19.5.2021 "Per miratimin e rregullave te prokurimit publik " (https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/vkm/).
• Udhezimi nr. 05, date 25.06.2021 "Mbi perdorimin e procedures me vlere te vogel dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike" (https://www.app.gov.al/GetData/DoënloadDoc…).
• Udhezim nr. 4, date 18.06.2021 "Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik" (https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc…).
• Udhëzim nr. 07 datë 30.07.2021 "Për mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike" (https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc…).
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") sjell në vëmendje të Autoriteteve/Enteve Kontraktore që në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, cdo procedurë prokurimi e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim "SPE) duhet të përfundohet në SPE me Arkivimin e saj.
Njoftim Nr. 2060 Prot., datë 23.03.2022
Drejtuar: Autoriteteve dhe Enteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP) në zbatim të detyrave të saj ligjore, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik, sipas parashikimeve të nenit 23, gërma “ç” të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore se, Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi: