NJOFTIM

Drejtuar: Të gjithë autoriteteve/ enteve kontraktore                                                                                                                                                                                                                     

Njoftohen të githë Autoritetet/ Entet Kontraktore buxhetore të cilët për zhvillimin e procedurave të prokurimit duhet të pajisen me numër transaksioni nga dega e thesarit, se:

Referuar Urdhër Nr.18 Prot.,datë 04.02.2026 “Për vijimin e procesit të ekzekutimit të buxhetit të shtetit për vitin 2026, në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit Afmis”, të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën e email-it  info@app.gov.al, heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë  e hapave të mëtejshem të procedurës.


NJOFTIM PËR PJESËMARRJEN NË TESTIMIN E DATËS 19 SHKURT 2026

 

Sjellim në vëmendje se bazuar në nenin 75/1  të VKM-së 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar si dhe Udhëzimit të përbashkët “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e çertifikatave në fushën e prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktojnë detyrimin e personave përgjegjës apo zyrtarëve të strukturave përgjegjëse të prokurimit publik për tu pajisur me çertifikatë njohurish të paktën në nivelin bazë.

Dispozitat tranzitore, përcaktojnë një periudhë 2 vjeçare brenda së cilës, të gjithë personat e mësipërm duhet të pajisen me çertifikatë, periudhë e cila përfundon në muajin Gusht 2026.

Njoftim për testim


NJOFTIM

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në kuadër te ushtrimit te detyrave te saj ne bazë të nenit 23, gërma "ç" te Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", per mbarevajtjen e Sistemit të Prokurimit Publik, sjell ne vëmendje te autoriteteve/enteve kontraktore, si më poshte vijon:

Njoftim Nr.387 Prot., datë 14.01.2026


            NJOFTIM

Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve Kontraktore 

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) sjell në vëmendje të Autoriteteve/Enteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) duhet të përfundohet në SPE me Arkivimin e saj.

Njoftim Nr.264 Prot., date 08.01.2025