NJOFTIM

Agjencia e Prokurimit Publik, në kuadër të ndryshimit të LIGJIT NR. 9643,DATË 20.11.2006 "PЁR PROKURIMIN PUBLIK", ka përgatitur ndryshimet e VKM Nr. 1, Datë 10.01.2007 "PËR RREGULLAT E PROKURIMIT PUBLIK". Në këtë rubrikë do gjeni projekt vendimin për të cilin mirëpresim mendimet dhe sugjerimet tuaja deri ne datën 15.01.2013. Lutemi mendimet dhe sugjerimet tuaja ti dergoni në adresen e-mailit: projekt.vendim@app.gov.al

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Njoftojme te gjitha Autoritetet Kontraktore se, Agjencia e Prokurimit Publik, ne funksion te detyrave te saj sipas pikes 13/2/d te ligjit nr.9643 date 20.11.2006 "Per prokurimin publik", te ndryshuar, dhe VKM nr.659 date 03.10.2007 "Per miratimin e rregullave te prokurimit publik me mjetet elektronike", ka hartuar dhe miratuar Udhezimin nr.7, date 20.12.2012 "Per zhvillimin e prokurimeve me vlere te vogel ne sistemin elektronik per autoritetet kontraktore dhe operatoret ekonomike".

Lexo më tepër...

Manuali i Prokurimeve me Vlere te vogel

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë Operatorët Ekonomikë se në kuadër të përmirësimeve dhe rritjes së mëtejshme të sigurisë së sistemit të prokurimit elektronik, Agjencia e Prokurimit Publik bëri të mundur finalizimin e projektit për Enkriptimin e dokumenteve të skedarit "Dokumente Financiare".

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha Autoritetet Kontraktorë dhe Operatorët Ekonomikë të interesuar, se si pasojë e punimeve për përmirësimin dhe sigurimin e punës në portalin e prokurimit elektronik, në datën 02.11.2012, ora 14.00 deri në datën 03.11.2012, ora 16.00 sistemi do të bëhet offline.

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha Autoritetet Kontraktorë dhe Operatorët Ekonomikë të interesuar, se si pasojë e punimeve për përmirësimin dhe sigurimin e punës në portalin e prokurimit elektronik, ditën e shtunë, në datën 27.10.2012 në harkun kohor 08.00 deri në orën 19.00 sistemi do të bëhet offline.

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Njoftojme te gjitha Autoritetet Kontraktore se, Agjencia e Prokurimit Publik, ne funksion te detyrave te saj sipas pikes 13/2/ç te ligjit nr.9643 date 20.11.2006 "Per prokurimin publik", te ndryshuar, ka hartuar dhe miratuar, setin e ri te Dokumentave Standarte te Tenderit, per proceduren e e hapur, per kontratat e furnizimit te mallrave/sherbimeve dhe kryerjen e puneve.

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Agjencia e Prokurimit Publik, në kuadër të përafrimit të plote të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian, ka punuar për rishikimin e ligjit nr.9643 date 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar duke hartuar amendimet përkatëse. Në këtë rubrikë do gjeni projekt ligjin për të cilin mirëpresim mendimet dhe sugjerimet tuaja. Lutemi mendimet dhe sugjerimet tuaja ti dergoni në adresen e-mailit: projekt.ligji@app.gov.al

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Agjencia e Prokurimit Publik në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.589 date 5.9.2012 " Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012", sqaron të gjitha Autoritetet Kontraktuese që të shënojnë në Njoftimin e Kontratës dhe Njoftimin e Fituesit, burimin e financimit dhe zërin (për shpenzimet operative).

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Njoftojme te gjitha Autoritetet Kontraktuese se, Agjencia e Prokurimit Publik ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.268 date 18.4.2012 "Per kryerjen ne menyre elektronike te procedurave konkurruese te dhenies se koncensionit", ka hartuar Manualin mbi publikimin e dokumentave te procedurave konkurruese te koncensionit dhe dorezimin e ofertave ne keto procedura te cilat, do te zhvillohen me mjete elektronike.

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Në datat 22-25 Maj, 2012, u zhvillua në Tiranë Forumi i Tetë Rajonal për Prokurimin Publik, i bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Banka Aziatike për Zhvillim, Banka Islamike për Zhvillim dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Duke patur në konsideratë suksesin e deritanishëm të aplikimit të sistemit të prokurimit elektronik në Shqipëri, si dhe me qëllim shkëmbimin e kësaj eksperience ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, fokusi i këtij forumi ishte Prokurimi Elektronik –Një hap i madh në drejtim të transparencës.

Lexo më tepër...

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha Autoritetet Kontraktorë dhe Operatorët Ekonomikë të interesuar, se si pasojë e punimeve për përmirësimin dhe sigurimin e punës në portalin e prokurimit elektronik, në datat 26.05.2012 dhe 27.05.2012 sistemi do të nxirret jashtë funksionimit online.

Lexo më tepër...

NJOFTIM

FORUMI I TETË RAJONAL PËR PROKURIMIN PUBLIK, 22 – 25 MAJ, 2012, TIRANË
Në datat 22-25 Maj, 2012, do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Sheraton Tiranë, Forumi i Tetë Rajonal për Prokurimin Publik, me temë "Prokurimi elektronik – Një hap i madh në drejtim të transparencës". Pritësi i këtij forumi do të jetë Agjencia e Prokurimit Publik, ndërkohë donatorët e organizimit të tij janë Banka Botërore, Banka Aziatike për Zhvillim, Banka Islamike për Zhvillim dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Qëllimi i forumit në fjalë është krijimi i mundësisë për Agjencitë e Prokurimeve Publike të vendeve pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencat dhe praktikat e tyre të reformave të prokurimit publik, me një fokus të veçantë prokurimin elektronik. Një forum i rëndësisë së tillë për prokurimet publike organizohet për herë të parë në Shqipëri, dhe gjatë zhvillimit të tij do të marrin pjesë rreth 75 persona, nga të cilët përfaqësues të lartë të donatorëve dhe vendeve pjesëmarrëse.

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha Autoritetet Kontraktore që në zbatim të VKM Nr. 1, Datë 10.01.2007 "Për Rregullat e Prokurimit Publik", Kreu I, Pika 3, gërma ë, të kryejnë teknikisht në sistemin e prokurimit elektronik, arkivimin e procedurave të publikuara deri në muajin Janar 2011.

Lexo më tepër...