NJOFTIM
Since 2012 Albania has reintroduced in the Law on Public Procurement No. 9643 of 2006 (PPL) the monitoring task on procurement performance for public contracts. This task is carried out by the Public Procurement Agency (PPA). The PPL has been amended several times and the recent one was in December 2014.
NJOFTIM
The Government of Albania has received financing from the World Bank toward the cost of the “Improving Compliance Monitoring and Enhancing Transparency in Public Procurement in Albania” (The Project) and it intends to apply part of the proceeds for consulting services to establish public procurement indicators.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik, se për shkak të punimeve për arkivimin e procedurave elektronike të prokurimit publik si dhe me qëllim mirëmbajtjen e tij, Sistemi i Prokurimit Elektronik do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 07.08.2015, ora 15.00 deri në datën 08.08.2015, ora 12.00.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik i kërkon të gjitha Autoriteteve Kontraktore – Njësi të Pushtetit Vendor, që do të pushojnë së ekzistuari, të përfundojnë nëpërmjet një vendimi që mund të jetë Arkivim ose Anullim, të gjitha procedurat e prokurimit të krijuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik, se për shkak të punimeve për arkivimin e procedurave elektronike të prokurimit publik si dhe me qëllim mirëmbajtjen e tij, Sistemi i Prokurimit Elektronik do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 10.07.2015, ora 15.00 deri në datën 11.07.2015, ora 24.00.
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik se, për shkak të problemeve të shfaqura me domain-in e Agjencisë së Prokurimit Publik pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të gjitha procedurat e prokurimit që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datën 02.07.2015 u shtynë për në datën 03.07.2015, në të njëjtën orë.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjitha autoritetet kontraktore se janë miratuar Dokumentave Standarde të Koncensionit/ Partneritetit Publik Privat me anë të Vendimit Nr.3, Datë 26.05.2015.
Dokumentat Standarde të Koncensionit/ Partneritetit Publik Privat
NJOFTIM NR. 5971 PROT., DATË 06.05.2015
Agjencia e Prokurimit Publik i tërheq vëmendjen anëtarëve të Komisionit të Prokurimit me Vlerë të Vogël të çdo Autoriteti Kontraktor, që të kontrollojnë procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, të krijuara në sistemin e prokurimit elektronik në periudhën Janar – Mars 2015 dhe ti përfundojnë ato në sistem nëpërmjet një vendimi, që mund të jetë Arkivimi ose Anullimi i tyre.
MANUAL
Dhënia dhe Përdorimi i Marrëveshjeve Kuadër.
NJOFTIM NR. 5185 PROT., DATË 16.04.2015
Si pasojë e punimeve për arkivimin e procedurave të përfunduara, si dhe mirembatjes së infrastrukturës në SPE, në datën 17.04.2015, ora 14:00deri në datën 19.04.2015 ora 10:00, sistemi do të jetë jashtë funksionimit (offline).
NJOFTIM NR. 5016 PROT., DATË 14.04.2015
Agjencia e Prokurimit Publik, sjell në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore hapat që duhet të ndjekin në sistemin e prokurimit elektronik për hedhjen e njoftimit të fituesit në rastin e përdorimit të marrëveshjes kuadër.
REKOMANDIME MBI MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË PROÇEDURËS SË PROKURIMIT PËR MARRJEN E SHËRBIMIT PRIVAT TË RUAJTJES FIZIKE.
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) dhe Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) në vijim të vendimeve më të fundit të këtij të fundit në lidhje me këtë lloj procedure, bashkërisht vendosën të hartojnë një material orientues, i cili iu drejtohet të gjithë autoriteteve kontraktore që përdorin këtë lloj procedure, si dhe të gjithë operatorët ekonomikë që marrin pjesë në këto procedura.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik në mbështetje të nenit 13, pika 2/g dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ka përfunduar procesin e verifikimit të zbatimit të procedurave të prokurimit, pas fazës së nënshkrimit të kontratës, për vitin 2014, sipas planit institucional të monitorimit.
Monitorimi i procedurave gjatë vitit 2014
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjitha autoritetet kontraktore se janë miratuar Dokumentave Standarde të Koncensionit/ Partneritetit Publik Privat me anë të Vendimit Nr.2, Datë 12.02.2015.
Dokumentat Standarde të Koncensionit/ Partneritetit Publik Privat
NJOFTIM NR. 2011 PROT., DATË 06.02.2015
Agjencia e Prokurimit Publik, tërheq vëmendjen e të gjithë Autoriteteve kontraktore se, afati për dërgimin e regjistrave të parashikimeve publike ka përfunduar në datën 30.01.2015.
NJOFTIM NR. 2010 PROT., DATË 06.02.2015
Agjencia e Prokurimit Publik konstaton, se me hyrjen në fuqi të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", autoritetet kontraktore, duke u bazuar në nenin 5 të këtij vendimi, dërgojnë pranë APP në formë shkresorë një kopje të dokumentave standarte të tenderit (CD)
NJOFTIM NR. 1408 PROT., DATË 28.01.2015
Agjencia e Prokurimit Publik ju rikujton Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në sistemin e prokurimit elektronik duhet të përfundohet nëpërmjet një vendimi, që mund të jetë Arkivimi i kësaj procedure ose Anullimi i saj. Agjencia e Prokurimit Publik i kërkon Autoriteteve Kontraktore respektive që, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, të marrin masat e nevojshme për të përfunduar procedurat e mësipërme në sistem brenda datës 23.01.2015.
Lista e Autoriteteve Kontraktore me procedurat përkatëse të papërfunduara për vitin 2014
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjitha autoritetet kontraktore se janë miratuar Dokumentat Standarte te Tenderit me anë të Vendimit Nr.1, datë 22.01.2015.
Dokumentat Standarte te Tenderit
NJOFTIM NR. 595 PROT. DATË 15.01.2015
Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjitha autoritetet kontraktore se, për efekt të hartimit të regjistrave të parashikimit të prokurimeve publike për vitin 2015, kufiri monetar për prokurimet me vlerë të vogël ndryshon nga 400,000 lekë në 800,000 lekë (pa TVSH) në vit.
NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjithë autoritetet kontraktore se është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Vendimi Nr.918, datë 29.12.2014 "Pёr Kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike".
NJOFTIM NR. 324 PROT., DATË 12.01.2015
Agjencia e Prokurimit Publik ju rikujton Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në sistemin e prokurimit elektronik duhet të përfundohet nëpërmjet një vendimi, që mund të jetë Arkivimi i kësaj procedure ose Anullimi i saj. Agjencia e Prokurimit Publik i kërkon Autoriteteve Kontraktore respektive që, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, të marrin masat e nevojshme për të përfunduar procedurat e mësipërme në sistem brenda datës 23.01.2015.
Lista e Autoriteteve Kontraktore me procedurat përkatëse të papërfunduara për vitin 2014