Njoftim Nr. 12670 Prot., datë 07.11.2016

Në vijim të Njoftimit Nr. 8088 Prot., datë 22.06.2016, Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim “APP”) ju tërheq vemendjen Autoriteteve Kontraktore (këtu e në vijim “AK”) që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në sistemin e prokurimit elektronik duhet të përfundohet nëpërmjet një vendimi, që mund të jetë Arkivimi i saj ose Anullimi i kësaj procedure. Bashkëlidhur këtij njoftimi është lista e AK me procedurat përkatëse të papërfunduara për vitin 2015 si dhe për periudhën Janar - Qershor të 2016.
Sqarojmë se, ky njoftim nuk është i vlefshëm për procedurat e prokurimit që janë të  pezulluara nga Komisioni i Prokurimit Publik apo në proces gjyqësor.

Më shumë...

 

Njoftim Nr. 12359 Prot., datë 31.10.2016

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik se, për shkak të problemeve të shfaqura me aksesimin e adresës së portalit online të Agjencisë së Prokurimit Publik gjatë datës 30.10.2016, të gjitha procedurat që kishin si datë të zhvillimi të tenderit datën 31.10.2016 u shtynë për në datën 01.11.2016, në të njëjtën orë. Për çdo informacion shtesë ju lutemi të kontaktoni në adresën e-mail: info.app@app.gov.al.

Më shumë...

 

Njoftim Nr. 12129/1 Prot. datë 24.10.2016

Agjencia e Prokurimit Publik, njofton të gjithë autoritetet kontraktore që në mbështetje të nenit 13 të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, neneve 56 dhe 64 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ka miratuar Udhëzimin Nr. 3, datë 24.10.2016 “Mbi deklarimin e konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e prokurimit”.

Më shumë...

Udhëzim Nr. 3, datë 24.10.2016 "Mbi Deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit"

Njoftim Nr. 9296 Prot., datë 29.07.2016

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik se, për shkak të problemeve të shfaqura me linjat e furnizimit me energji elektrike të ambjenteve të Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha procedurat që kishin si datë të zhvillimi të tenderit datën 29.07.2016 u shtynë për në datën 01.08.2016, në të njëjtën orë.

Më shumë...

 

Njoftim Nr. 8947 Prot., datë 18.07.2016

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik se, për shkak të problemeve të shfaqura me linjen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha procedurat që kishin si datë të zhvillimi të tenderit datën 18.07.2016 si dhe për të cilat faza “Dorëzimi i Ofertave” rezultonte me statusin e papërfunduar u shtynë për në datën 19.07.2016, në të njëjtën orë.

Më shumë ...

 

Njoftim Nr. 8088 Prot., datë 22.06.2016

Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim “APP”) ju rikujton Autoriteteve Kontraktore (këtu e në vijim “AK”) që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në sistemin e prokurimit elektronik duhet të përfundohet nëpërmjet një vendimi, që mund të jetë Arkivimi i saj ose Anullimi i kësaj procedure. APP i kërkon AK respektivë, të marrin masat e nevojshme që në përfundim të procedurave elektronike të bëjnë arkivimin e tyre sipas Udhëzimit Nr. 07, datë 22.05.2015 “Për veprimet e Njësisë së Prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik”, i ndryshuar.

Më shumë...

 

Njoftim Nr.7683 Prot. datë 09.06.2016

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:

Për shkak të punimeve për arkivimin e procedurave elektronike të prokurimit publik si dhe me qëllim mirëmbajtjen e tij, Sistemi i Prokurimit Elektronik do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 10.06.2016, ora 15.00 deri në datën 12.06.2016, ora 10.00.
Të gjitha procedurat e prokurimit që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datën 11.06.2016 dhe 12.06.2015 do të shtyhen automatikisht për në datën 13.06.2016, në të njëjtën orë.

Më shumë...

 

NJOFTIM NR. 5994 PROT., DATË 29.04.2016

Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP"), sjell në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore që në funksion të detyrave të saj, sipas shkronjës "ç", të pikës 2, të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të ndryshuar, ka rishikuar setin e Dokumentave Standarde të Tenderit për Procedurën e Hapur, Procedurën e Kufizuar, Kërkesë për Propozim, Negociim me Shpallje Paraprake të Njoftimit të Kontratës, Shërbim Konsulence dhe Konkurs Projektimi, për kontratat e furnizimit të mallrave, shërbimeve dhe punëve publike, të miratuara me Vendimin Nr. 1, datë 22.01.2015 të Drejtorit të APP.

Dokumentat Standarte te Tenderit

Më shumë...

Vendim Nr.1 datë 29.04.2016

 

NJOFTIM NR. 5731 PROT. DATË 25.04.2016

Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë që, në funksion të detyrave të saj, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për Prokurimin Publik", të ndryshuar, si dhe nenit 83 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", ka miratuar Udhëzimin Nr. 1, datë 21.04.2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr. 3, datë 27.01.2015 "Për Procedurën e Prokurimit me Vlerë të Vogël".

Më shumë...

 

NJOFTIM NR. 4836/1 PROT., DATË 01.04.2016

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik se, për shkak të problemeve të shfaqura me aksesimin e adresës së portalit online të Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha procedurat e prokurimit që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datën 01.04.2016 u shtynë për në datën 04.04.2016, në të njëjtën orë.

Më shumë...

 

NJOFTIM NR. 4305 PROT., DATE 18.03.2016

Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP") sjell në vëmendje të Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi me vlerë të vogël e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (këtu e në vijim "SPE") gjatë vitit 2015 dhe për periudhen Janar - Shkurt të 2016, të cilat nuk janë në proces, duhet të përfundohet në SPE me Arkivimin ose Anullimin e saj.

Më shumë...

 

NJOFTIM
Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:

Për shkak të punimeve për shtimin e kapaciteteve hardware si dhe me qëllim mirëmbajtjen e tij, Sistemi i Prokurimit Elektronik do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 26.02.2016, ora 15.00 deri në datën 28.02.2016, ora 10.00.

Më shumë...

 

NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP") ju sjell në vëmendje Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedure prokurimi e zhvilluar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (këtu e në vijim "SPE") gjatë vitit 2015 dhe që nuk është në proces, duhet të përfundohet në SPE me Arkivimin ose Anullimin e saj.

Më shumë...

 

NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP"), në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma "d" të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, "Për prokurimin publik", të ndryshuar sjell edhe njëherë në vëmendje të Institucioneve qendrore detyrimin e tyre ligjor për të respektuar afatet kohore të parashikuara në nenin 4, Kreu I, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", në dërgimin për publikim pranë APP të regjistrave të parashikimeve të prokurimit publik për vitin kalendarik 2016.

Më shumë...

 

NJOFTIM
Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP"), në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma "d" të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, "Për prokurimin publik", të ndryshuar (këtu e në vijim "LPP") sjell në vëmendje të të gjithë autoriteteve kontraktore (këtu e në vijim "AK") detyrimin ligjor për të respektuar afatet kohore të parashikuara në nenin 4, Kreu I, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", në dërgimin e regjistrave të parashikimeve të prokurimit publik për publikim pranë APP.

Më shumë...