TËRHEQJE VËMENDJE

Drejtuar:                    Operatorëve ekonomikë

                                                                                                                                     

Ashtu sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 13, pika 2, gërma “g” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar (në vijim “LPP”), monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.

Në këtë kuadër, APP tërheq vëmendjen e operatorëve ekonomikë që të jenë më të përgjegjshëm në ofertimin në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, pasi së fundmi është konstatuar se, pavarësisht specifikimeve teknike dhe sasisë për mallrat që kërkohen nga autoritetet kontraktore,  rezulton që të ofertohet apriori në procedurën përkatëse të prokurimit, pa u bazuar në të dhënat konkrete të objektit që prokurohet.

Udhezim Nr.11, date 30.05.2018

Njoftim 5696.2.,date 30.05.2018 per Operatoret Ekonomike



Në linkun e mëposhtëm gjeni Udhëzues vidio përdorimi për operatorët ekonomikë:

https://youtu.be/aM3bPRzHiZw?list=PLLYi4c4pWJ0q-k4_l8MOitP_tFVj_Roz2