Pyetje-përgjigje mbi prokurimin elektronik

Pyetje: Si mund te regjistrohem ne sistemin e prokurimit publik?

Përgjigje: Ju duhet te dergoni nje kerkese zyrtare prane Agjencisë së Prokurimit Publik. Vendosni ne shkrese NIPT-in dhe adresen TUAJ TE SAKTE sepse pergjigjia do ju dergohet me poste. Shkresa duhet te vije prane protokollit te APP dhe jo me email.

 

 


Pyetje:
Mund te rregjistrohem duke derguar nje email prane adresave te APP?
Përgjigje: Jo, materiali me email nuk quhet i vleshëm prandaj duhet qe kerkesa juaj te paraqitet me shkresë zyrtare pranëe zyrave te APP.


Pyetje:
Nqs nuk jam i rregjistruar ne sistemin e prokurimit online, si mund te rregjistrohem?
Përgjigje: Ju mund të regjistroheni në sistemin e prokurimit elektronik duke klikuar butonin Regjistrohu si Operator ekonomik. Tek dritarja emër dhe mbiemër mund të vendosni emrin e Përfaqësuesit ligjor ose të Administratorit të subjektit. Tek dritarja NIPT vendosni NIPT-in e operatorit ekonomik me shkronja kapitale pa hapësira te ndërmjetme , gjithashtu edhe tek dritarja Hyr(NIPT) dhe pastaj plotësoni të gjitha dritaret e tjera me informacionin përkatës.

 

 


Pyetje:
Nuk punoj dot ne faqe, eshte shume i ngadalte gjenerimi i raporteve apo hedhja e dokumentave. Mos ndoshta eshte problemi tek sherbimi juaj i internetit?

Përgjigje: APP ka siguruar nje sherbim shume te mire interneti. Disponueshmeria e sherbimit 99.9 %, sherbimi ofrohet 24/7 (24 ore ne 7 dite te javes) si dhe kapaciteti eshte 68 Mbps simetrik (68 Mbps download, 68 Mbps upload), i dedikuar. Per kete arsye ju lutemi te kontaktoni me ISP-ne (Internet Service Provider) tuaj per te pasur nje sherbim interneti te mire, qe t'ju jepet mundesia te mos keni probleme gjate procesit te ngarkimit te dokumentacionit apo gjenerimit te raporteve ne prokurimin elektronik.



Pyetje:
Nuk punoj dot ne faqe gjate ngarkimit shfaqet nje tabele si me poshte: "There was an I/O error uploading ……….."?

Përgjigje: Ju lutem kontaktoni me ISP-ne tuaj pasi sherbimi juaj i internetit nuk eshte simetrik. Kontrolloni shpejtesine e ngarkimit dhe ate te shkarkimit (uploading and downloading speed) ne websitet testuese te shpejtesise se internetit. Eshte e rendesishme qe interneti qe ju ofrohet te jete me linje te dedikuar. Pra problemi qendron tek shpejtesia e internetit.


Pyetje:
Jam i interesuar te di nese llogaria ime eshte e vlefshme apo jo, pasi ne faqen kryesore pas hyrjes "login" nuk me hapen te gjitha dritaret si ne demostrim ose nuk me dalin butonat?

Përgjigje: Llogaria e juaj eshte funksionale nqs ju arrin te logoheni ne sistem. Për të patur mundësinë e aksesit në sistem dhe funksionalitete të plota, duhet të përdorin vetëm "Internet Explorer". Në menunë "Tools", të Internet Explorer klikoni "Compatibility View Settings" dhe në dritaren që do të shfaqet klikoni "Add this website" dhe opsionin e fundit "Display all websites in compatibility view". Jeni te lutur dhe te keshilluar te merrni nje specialist IT (informatikan ose ing.elektronik) qe tju asistoje ne rregullimin e ambjentit te punes ne kompjuterin tuaj.


Pyetje: Nuk di ku te kerkoj mesazhet qe me vijne ne llogarine time ne sistemin e prokurimit elektronik?

Përgjigje: Mesazhet qe dergohen automatikisht nga sistemi gjenden tek "Vendi i Punes" ne dosjen "Mesazhe" ne ane te majte te faqes se internetit, kurse mesazhet e derguara nga Autoriteti Kontraktor, pra mesazhet e dedikuara vetem per ju gjenden ne panelin e kuq tek rubrika "Mesazhe".

 

 


Pyetje:
Kur shtyp butonin PERDITESIM pasi ngarkoj disa dokumenta ne sistem me dalin mesazhe errori dhe mund te kem edhe humbje te dhenash?

Përgjigje: Për të patur një ofertim të sukseshëm në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ju sugjerojmë që:


1. Të keni një shërbim interneti të mirë, që t'ju jepet mundësia që të mos keni probleme gjatë procesit të ngarkimit të dokumentacionit në sistemin e prokurimin elektronik. Pra të jetë një lidhje e qëndrueshme, të mos ketë shkëputje të cilat mund t'ju nxjerrin probleme gjatë ngarkimit.
2. Tek paneli Dokumente Financiare duhet të ngarkoni vetëm një dokument që është "OFERTA EKONOMIKE". Të gjithë dokumentat e tjerë duhet të ngarkohen tek panelet e tjera.
3. Gjatë ngarkimit të dokumentave nuk duhet të lihen rreshta bosh .
4. Emërtimi i file-ve duhet të jetë pa simbole të veçanta (!,@,#,$...etj), pra vetem shkronja ose numra.
5. Skanimi i dokumentave në format .pdf, të bëhet me rezolucion më të ulët se 75 dpi.
6. Ju duhet të jeni të kujdesshëm në ngarkimin e ofertës duke lexuar çdo mesazh që shfaqet nga sistemi, me qellim që oferta e tyre të jetë e sukseshme.
7. Gjithashtu për të patur mundësinë e aksesit në sistem dhe funksionalitete të plota, duhet të përdorin vetëm "Internet Explorer". Në menunë "Tools" duhettë klikoni "Compatibility View Settings", dhe në dritaren që do të shfaqet klikoni "Add this website" dhe opsionin e fundit "Display all websites in compatibility view".
8. Aktivizoni në kompjuterin ku punoni, versionin me të fundit të Adobe Flash Player.

 

 

Pyetje: Kam humbur fjalekalimin, si mund ta rikthej ne gjendjen fillestare?

Përgjigje: Ju duhet te dergoni nje shkrese zyrtare prane APP kerkese per nje fjalekalim te ri. Kjo nuk mund te behet me ane te emailit apo fakseve pasi nderhyrja ne nje llogari duhet te jete e autorizuar nga vete zoteruesi i kesaj llogarie. Ne shkrese duhet te vendoset NIPT-in dhe adresa juaj e sakte sepse pergjigjia do ju dergohet me poste.

Pyetje:
Nuk gjej nje tender tek Vendi im i Punes, çfare duhet te bej?

Përgjigje: Pasi te siguroheni qe tenderi eshte shpallur ne Buletinin e Njoftimeve Publike si dhe ne faqen e internetit te APP tek Publikimi i tenderave duhet te kontaktoni me Autoritetin Kontraktor pasi eshte pergjegjes per hedhjen e te dhenave ne Sistemin e Prokurimit Elektronik.

 

 


Pyetje:
Si te kerkoj nje tender per shembull me objekt "Sherbim Roje Private" nga Autoriteti Kontraktor "Agjencia e Prokurimit Publik"?

Përgjigje: Ju mund te kerkoni sipas autoritetit, objektit te tenderit, fondit limit ose llojit te procedures. Per shembull:

 

  • Ju mund te kerkoni sipas autoritet kontraktor ne kete menyre: Shkruani ne anen e djathte: %Agjencia do t'ju listohen te gjithe tenderat qe kane shpallur autoritetet, emri i te cilave permban fjalen "Agjencia" dhe ju mund te gjeni tenderin qe deshironi.

 

  • Ju mund te kerkoni sipas objektit te tenderit ne kete menyre: Shkruani ne anen e djathte : %Roje .Do t'ju listohen te gjithe tenderat qe kane ne objekt fjalen "Roje" dhe ndermjet tyre ju mund te gjeni tenderin qe deshironi.

 

  • Ne te njejten menyre behen kerkimet edhe sipas llojit te procedures. Gjithashtu ju mund ti rendisni tenderat ne faqe duke klikuar nje ose dy here mbi emertimet e seciles kolone dhe te dhenat do ju renditen ne rendin alfabetik ose ne rendin rrites e zbrites.

Pyetje: Ne faqen tuaj te internetit eshte publikuar nje tender por kemi konstatuar se ka mosperputhje midis fushave te te dhenave ne sistem dhe dokumentave qe ka paraqitur autoriteti kontraktor.

Përgjigje: Autoriteti Kontraktor eshte pergjegjes per hedhjen e te dhenave ne Sistemin e Prokurimit Elektronik. Pra cdo AK qe shpall nje tender ne forme elektronike ploteson ne fushat e sistemit te gjitha te dhenat qe me pas behen te dukshme per te gjithe personat e interesuar si dhe dokumentacionin perkates. Nese hasni mosperputhje ndermjet te dhenave ne fushat e sistemit dhe dokumentave standarte,atehere ju duhet te kontaktoni me AK perkatese duke parashtruar problemin.


Pyetje:
Nuk ka shkuar oferta te autoriteti kontraktor. Si te veproj pasi une mendoj se i kam kryer hapat ne rregull?

Përgjigje: Pasi keni aprovuar perfundimin e fazes se dorezimit te ofertes, per te verfikuar nese ju i keni kryer te gjitha hapat me sukses duhet te shkoni tek dosja Tenderat e mi, ne krah te emertimit te tenderit, ne kolonen Dorezuar ne del data dhe ora se kur eshte dorezuar oferta juaj, dhe gjithashtu duhet te keni kujdes qe statusi i dy kolonave te fundit te jete: Refuzo "Jo" dhe E Perfunduar "Po".


Pyetje:
Ne rast se hedh nje dokument gabim ose duhet ta korigjoj , por e kam dorezuar oferten si mund te veproj?.

Përgjigje: Ju mund te futeni perseri tek dosja Tenderat e mi, te gjeni oferten e tenderit te cilen doni te hiqni apo te shtoni dokumenta dhe te klikoni dy here mbi te. Pasi klikoni Hapi tjeter keni mundesi te fshini ose te shtoni dokumente te tjere, dhe pastaj pasi te shtypni butonin Perditesim kaloni tek hapi tjeter.


Pyetje:
Jemi bashkim operatoresh, si duhet te ofertojme?

Përgjigje: Ne rastin e bashkimit te operatoreve ekonomike, oferta duhet te behet vetem nga njera llogari perdoruesi dhe konkretisht nga operatori qe do te ngarkoje dokumetacionin ne sistem. Tek rubrika Bashkim operatoresh duhet te perzgjidhen te gjithe emrat e operatoreve te bashkimit qe ofertojne ne kete tender duke perfshire edhe operatorin qe po krijon oferten ne sistem. Ju sugjerojme qe kerkimin e operatoreve ekonomik ne faqe ta beni ne baze te NIPT-it te tyre ne menyre qe kerkimi te behet sa me i sakte. Kjo behet duke klikuar mbi lookup dhe duke perzgjedhur si forme kerkimi opsionin Hyr, pastaj vendosni NIPT-in tuaj ose te operatorit tjeter te bashkimit me shkronja kapitale pa hapesira te ndermjetme dhe klikoni butonin Gjej.


Pyetje:
Me del nje mesazh "workflow not defined"?

Përgjigje: Ne rastin kur ju shfaqet ky mesazh do te thote qe ju keni ndenjur shume ne faqe pa bere asnje veprim keshtu qe eshte e domosdoshme qe ti beni faqes refresh.

 

 

Pyetje: Ju lutem si mund te marr asistence teknike per perdorimin e sistemit te prokurimit elektronik ?

Përgjigje: Në faqen kryesore te website-it të Agjencisë së Prokurimit Publik https://www.app.gov.al tek rubrika per Operatorët Ekonomike keni nje video Sistemi i Prokurimit Elektronik - Udhëzues Përdorimi Për Operatorët Ekonomik dhe Manual Përdorimi për Operatorët Ekonomikë të cilat janë udhëzues si të aplikoni në sistemin e prokurimit elektronik.


Pyetje:
Ku mund te gjej publikimin e tenderave te vitit ne te cilin jemi pasi shoh vetem tenderat e nje viti me pare?

Përgjigje: Në faqen zyrtare të APP-së tek Rubrika NJOFTIME keni Publikimi i Tenderave pasi te keni klikuar ju hapet nje ndërfaqja e mëposhtme tek e cila nqs ju klikoni edhe ne butonat e tjeter behet nje renditje sipas Prokurim Elektronik, Autoriteti Kontraktues, Vlera e Perllogaritur, Data e Mbylljes apo Anulluar.

 

 

Pyetje: Ku do ta marr informacionin per numrin e shoqerive pjesemarrese dhe ofertat respektive per secilen?

Përgjigje: Ju mund te kerkoni nga Autoriteti Kontraktor procesverbalin e hapjes se tenderit ose ne perfundim te vleresimit te ofertave ju do te merrni nga sistemi nje mesazh ne te cilin ju mund te shikoni renditjen perfundimtare te operatoreve ekonomike qe kane marre pjese ne tender dhe vleren e ofertes se tyre.


Pyetje:
Doja te dija perse tek folderi ‘'kerkesat e mia'' disa shoqerive ju del emri kur kane depozituar ndonje pyetje apo verejtje per autoritetin kontraktor dhe disa te tjerave nuk ju del emri i shoqerise

Përgjigje: Kjo ndodh sepse ne fushen e pershkrimit te kerkeses operatoret ekonomike identifikohen ose bashkelidhin dokumenta qe i identifikojne ata. Kjo eshte opsionale, ju mund te keni deshire te jepni te dhenat tuaja ose jo.

 

 

Të përgjithshme

Pyetje: Çfarë është prokurimi elektronik?

Përgjigje: Prokurim elektronik do të thotë të përdorësh teknologjinë e informacionit në zhvillimin e prokurimeve publike.

 


Pyetje:
Kur ka filluar të funksionojë sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri?

Përgjigje: Duke filluar nga data 4 dhjetor 2007, qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht për përdorim sistemin e prokurimit elektronik pas pilotimit të suksesshëm të tij nga Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) në tenderin me vlerë 220 milion euro për blerjen e furnizimit vjetor me energji elektrike.

 

Pyetje: Cili është kuadri ligjor për prokurimin elektronik?

Përgjigje: Çdo prokurim publik në Shqipëri, pra dhe përmes sistemit të prokurimit elektronik, bazohet në dispozitat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, "Për Prokurimet Publike".

 

 

Pyetje: Cilat janë rregullat e prokurimit elektronik?

Përgjigje: Rregullat e përgjithshme, duke filluar nga urdhri i prokurimit deri te njoftimi i nënshkrimit të kontratës, janë të njëjta si për zhvillimin e prokurimit elektronik, ashtu edhe për atë në formë shkresore. Këto rregulla janë në përputhje me Rregulloren e Prokurimit Publik dhe udhëzimet e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP). Ndërsa, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 659, datë 3.10.2007, detajon tiparet specifike teknike dhe të sigurisë të sistemit të prokurimit elektronik.

 

Pyetje: Cilat janë avantazhet e prokurimit elektronik?

Përgjigje: Prokurimi publik përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit është më i lehtë, sepse procedurat janë më të shpejta dhe të thjeshtuara. Ai është më pak i kushtueshëm, sepse eliminimi i dokumenteve të tepërta shkresore dhe inkurajimi i konkurrencës ul kostot. Ky sistem është më transparent, sepse mundëson rritjen e fluksit të informacionit dhe reduktimin e ndërhyrjes nga persona të ndryshëm. Dhe, ç'është më e rëndësishme, ai rrit shkallën e përgjegjshmërisë, duke çuar kështu në një përdorim më efiçent dhe të efektshëm të parave të taksapaguesve. Ja disa nga shembujt konkrete të këtyre përparësive:

  • Autoritetet kontraktore mund të arkivojnë dhe kërkojnë me lehtësi informacionin për tenderat elektronikë që organizojnë, duke shmangur dosjet e mëdha me shkresa dhe procedurat burokratike për mbledhjen dhe shpërndarjen e tyre.
  • Sistemi siguron një pjesëmarrje më të gjerë të operatorëve ekonomikë në tendera, duke qenë se ata mund t'i nisin ofertat e tyre në mënyrë elektronike pa lëvizur nga zyra. Pra, konkurrenca rritet dhe si rrjedhojë sigurohen shërbime dhe mallra me cilësi më të mirë apo çmim më të ulët.
  • Autoritetet kontraktore mund të kontrollojnë në internet statusin dhe të dhënat e regjistrimit të kompanive që marrin pjesë në një tender duke hyrë në Regjistrin Tregtar të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në adresën www.qkr.gov.al, ku mund të konfirmojnë NIPT-in e kompanisë.
  • Duke qenë se kryhet tërësisht në mënyrë elektronike dhe njëherësh nga të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, procesi i vlerësimit në tenderat elektronikë redukton në mënyrë të ndjeshme hapësirat për korrupsion, gjë nga e cila përfitojnë si autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë ashtu dhe publiku i gjerë.

 

Pyetje: Në cilin model bazohet sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri?

Përgjigje: Sistemi i prokurimit elektronik (SPE) është ndërtuar në bazë të direktivave, standardeve dhe kërkesave funksionale të BE-së. Vënia në përdorim e këtij sistemi bën që Shqipëria të jetë plotësisht në përputhje me synimet e planit të veprimit i2010 të BE-së për qeverisjen elektronike. Objektivi i tij është që deri në vitin 2010, 100% e procedurave të prokurimeve publike të përfshihen në SPE dhe 50% e tyre të realizohen në formë elektronike. Ndërkohë që shkalla e zbatimit të prokurimit elektronik ndryshon nga një vend i BE-së në tjetrin, shtete si Danimarka dhe Britania kanë arritur nivele mjaft të larta sofistikimi duke përfshirë përdorimin e mënyrave elektronike që nga njoftimi i parë i tenderit e deri te faturimi nëpërmjet internetit. Midis vendeve të Ballkanit, kandidate të BE-së, Maqedonia e vuri në funksionim prokurimin elektronik në vitin 2006, ndërsa Kroacia e përfshiu atë në ligjin për prokurimet publike i cili hyri në fuqi në 1 janar 2008.

 

Pyetje: Sa i sigurt është sistemi i prokurimit elektronik?

Përgjigje: Sistemi i prokurimit elektronik (SPE) operon nëpërmjet një programi qendror që mundëson përdorimin e sistemit nga cilido nëpërmjet internetit, ndërsa në serverin ku ai është instaluar, për arsye sigurie, e drejta e hyrjes është mjaft e rezervuar. Sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të ruhet në çdo kohë një kopje e të gjitha të dhënave dhe që të gjitha veprimet që kryhen në të, të lenë gjurmë. Regjistrimi automatik i veprimeve bëhet në një server të veçantë të quajtur "kutia e zezë", i cili ndodhet në një vend krejtësisht të ndryshëm nga serveri kryesor i sistemit dhe ku, për më tepër, asnjë administrator i SPE-së nuk mund të hyjë. Ndërkohë, informacioni në "kutinë e zezë" i vihet në dispozicion autoriteteve të tilla të kontrollit, si: Avokati i Prokurimeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit, si dhe Njësisë Antikorrupsion në kryeministri.

 

Pyetje: A është sistemi i prokurimit elektronik i integruar me institucionet e tjera në Shqipëri?

Përgjigje: Prokurimi Elektronik është pjesë e nismave për qeverisjen elektronike në Shqipëri të mbështetura nga Marrëveshja dyvjeçare Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (www.mcc.gov),nën administrimin e USAID-it, e cila ndihmon në reformimin dhe modernizimin e administratës tatimore, të sistemit të prokurimeve publike dhe të procedurave të regjistrimit të biznesit, duke ofruar zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe përmirësime legjislative.

 


Nga këndvështrimi i Operatorëve Ekonomikë

 

Pyetje: A mund t'i gjej të gjitha njoftimet për tendera në internet?

Përgjigje: Po. Siç përcaktohet me ligj, të gjitha njoftimet për tendera publikohen tashmë tek faqja e internetit e APP-së (www.app.gov.al) dhe dokumentet e tyre mund të shkarkohen pa pagesë në çdo moment.

 

 


Pyetje: A do të zhvillohen në formë elektronike tani e tutje të gjithë tenderat publikë?

Përgjigje: Drejt kësaj synohet të shkohet. Çdo autoritet kontraktor vendos se cilët tendera do të jenë elektronikë dhe tregon në mënyrë të qartë formatin e ofertës në Dokumentet Standarde të Tenderit, nën titullin: Udhëzime për Operatorët Ekonomikë.


Pyetje: A përdoren të njëjtat Dokumente Standarde të Tenderit në procedurën e prokurimit elektronik si në atë me shkresa?

Përgjigje: Po, të njëjtat.