MANUAL MARREVESHJA KUADER  

 

Qëllimi i këtij Manuali mbi dhënien dhe përdorimin e marrëveshjeve kuadër është që t’i ofrojë subjekteve private e sektorit privat në përgjithësi, udhëzime për mënyrën se si të zbatojnë dhe përdorin marrëveshjet kuadër në praktikë (shkurtimisht MK në këtë Manual).

Lexo më tepër


MANUAL MBI SHQYRTIMIN E PROCEDURËS NË

PROKURIMIN PUBLIK PËR OPERATORËT EKONOMIKË

 

Ky Manual është i dobishëm, kryesisht për punonjësit dhe zyrtarët e autoriteteve kontraktuese, që konkurrojnë për kontrata publike, por edhe për këdo që nuk është i përfshirë për çdo ditë në proceset e prokurimit publik, por ende ka nevojë për të marrë informacion profesional në këtë fushë. Në këtë mënyrë, ky udhëzues mund të shihet edhe si një mundësi për gjyqtarët, studentët, dhe gazetarët për t'u njohur me procedurat e prokurimit publik.

Lexo më tepër


MANUAL MBI SHQYRTIMIN E PROCEDURËS NË

PROKURIMIN PUBLIK PËR AUTORITETET KONTRAKTORE

 

Manuali është shkruar nga perspektiva e autoriteteve kontraktuese duke i ndihmuar që të kuptojnë se çfarë janë pasojat e përdorimit nga operatorët ekonomikë, të së drejtës së tyre për të paraqitur një ankesë mbi vendimet përkatëse të autoriteteve kontraktuese dhe cili është roli i autoriteteve kontraktuese në procesin e shqyrtimin e këtyre ankesave.

Lexo më tepër


UDHËZUES MBI PËRZGJEDHJEN

E KONTRATAVE PUBLIKE


Që nga botimi i "Manualit të Prokurimit Publik - Udhëzuesit për kryerjen e procedurave të prokurimit publik" në vitin 2007, ka pasur shumë ndryshime legjislative, të miratuara në fushën e prokurimit public në Shqipëri, ndaj hartimi i një udhëzuesi të ri, që përmban informacion të përditësuar dhe, të saktë është mëse i nevojshëm.

Lexo më tepër


AUTORITETI I KONKURRENCËS

UDHËZIM MBI LUFTIMIN E MARRËVESHJEVE TË NDALUARA

NË OFERTA NË PROKURIMET PUBLIKE

Marrëveshjet e ndaluara në oferta ndodhin kur ndërmarrjet (operatorët ekonomikë), te cilët supozohet të konkurrojnë, në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve ose uljen e cilësisë së produkteve (të mirave apo shërbimeve) për blerësit (autoritetet kontraktore), të cilët dëshirojnë të sigurojnë produktet dhe shërbimet nëpërmjet një procesi prokurimi.

Lexo më tepër


AUTORITETI I KONKURRENCËS

SINJALET E NJË MARRËVESHJE TË NDALUAR

NË OFERTA NË PROKURIMET PUBLIKE

 
Ju mund të ndihmoni në parandalimin dhe zbulimin e marrëveshjeve të ndaluara në oferta në prokurimet publike, duke përdorur këtë analizë të thjeshtë TAMS të ndarë në katër pjesë.

Lexo më tepër


MANUAL PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NË PROKURIMIN PUBLIK

Manuali për parandalimin e konfliktit të interesave në prokurimin publik është një mekanizëm i domosdoshëm për respektimin e rregullave të bashkëpunimit dhe kontraktimit ndërmjet institucioneve publike dhe operatorëve ekonomikë privatë.

Lexo më tepër


MANUALI I PROKURIMIT PUBLIK

Ky manual, i hartuar me ndihmën e projektit të Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, është një përpjekje shumë e rëndësishme për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që organizojnë procedura prokurimi, marrin pjesë në to, ose kanë kureshtjen të njihen me këto procedura.

Lexo më tepër