REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor [1] |
Data e kërkesës[2] |
Objekti i kërkesës[3]
|
Data e përgjigjes[4] |
Përgjigje[5]
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës[6] |
Tarifa[7]
|
|
1 |
17.02.2021 |
Nisur nga një komunikim i mëhershëm mes nesh mbi procedura të caktuara prokurimi, ku në cilësinë e gazetarit, ju kam kërkuar disa të dhëna të cilat paraqesin interes publik, por njëkohësisht janë pjesë e detyrave funksionale të kësaj Agjencise, parashtroj, kërkesën, si vijon, Referuar Planit të Parë të Monitorimit mbi procedurat e prokurorimeve të zhvilluara në periudhën shtator-dhjetor 2014, të kryera nga APP-ja, në gjashtëmujorin e dytë të 2015-s, siç pohohet në raportin vjetor (2015), 1. A është përfshirë në planin e monitorimit procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës koncesionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Qarkun e Elbasanit, zhvilluar nga autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2014?
2. Lidhur me procedurën në fjalë, a keni konstatuar ju, shkelje nga autoriteti kontraktor? Nëse po, cila ka qënë shkelja?
3. A keni vendosur gjobë, apo keni propozuar marrjen e masës disiplinore ndaj personave përgjegjës? Nëse po, a mund të kem një kopje të aktit në fjalë?
4. A keni kryer ju një hetim administrativ kundrejt autoritetit kontraktor, referuar procedurës së mësipërme (pa shpallje paraprake)?
5. Sa është numri ekzistues në dhjetë vitet e fundit, i procedurave të prokurimit pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës bazuar mbi kontratat objekt koncesioni/PPP, për secilin prej këtyre viteve? Pra, sa ka qënë në 2010; 2011; 2012 e kështu deri në 2019
|
03.03.2021 |
së pari, objekti i kontratës me të dhënat që keni cituar, nuk ka qënë në proces verifikimi nga APP. Së dyti, sa i përket pyetjes suaj “Sa është numri ekzistues në dhjetë vitet e fundit, i procedurave të prokurimit pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës bazuar mbi kontratat objekt koncesioni/PPP, për secilin prej këtyre viteve? Pra, sa ka qënë në 2010; 2011; 2012 e kështu deri në 2019””, ju informojmë se: - Nga verifikimet e kryera në të dhënat që APP disponon, nuk evidentohet asnjë procedurë prokurimi me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës në interes të koncesioneve/PPP, për objektin me të dhënat e cilësuara nga ana juaj. - Përsa i përket publikimit të njoftimeve në Buletinin e Njoftimeve Publike, ju sqarojmë se, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuara të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet, e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese.
|
elektronikisht |
0 |
|
2 |
22.04.2021 |
Kërkesë për informacion s ai përket: lidhje me projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Vlorës |
29.04.2021 |
Në lidhje me procedurën e prokurimit e Hapur me objekt “Dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)” të shpallur nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës, ju sqarojmë se:
Në fushën e koncensioneve dhe partneritetit publik privat, APP i ushtron kompetencat e saj në zbatim të parashikimeve të nenit 11 të Ligjit 125/2013 “Për koncensionet partneritetin publik privat”, të ndryshuar (në vijim “LKPP”).
Sjellim në vëmendje se, APP monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit elektronik në përgjithësi, por nuk ka akses në procedurat e koncensioneve/partneriteteve publike private, që zhvillojnë autoritetet kontraktore.
Sa më sipër, në nenin 13, pika 1 të LKPP përcakton se: “Autoritetet kontraktuese janë organet, të cilave ky ligj u jep kompetencat për të ndërmarrë një procedure për dhënien e koncesioneve/partneriteteve publike private”.
|
elektronikisht |
0 |
|
3 |
14.06.2021 |
Me konkretisht kërkojmë: 1- Një kopje të kritereve të paraqitura për hapjen e tenderit me objekt " Asistencë për negocimin e termave te kontratës koncesionare të Aeroportit te Vlorës" ku autoriteti Kontraktues është Autoriteti i Aviacionit Civil, tender ky i hapur më datë 24.03.2021 dhe i mbyllur më daë 25.03.2021 dhe numër reference : REF -90965-03-2021. 2- Një kopje të formularit të Ofertës të paraqitur nga operatorët që kanë marrë pjesë në konkurrim për tenderin me objekt : " Asistencë për negocimin e termave te kontratës koncesionare të Aeroportit te Vlorës" ku autoriteti Kontraktues është Autoriteti i Aviacionit Civil, tender ky i hapur më datë 24.03.2021 dhe i mbyllur më daë 25.03.2021 dhe numër reference : REF -90965-03-2021. 3- Një kopje të vendimit të shpalljes së fituesit për tenderin me objekt :" Asistencë për negocimin e termave te kontratës koncesionare të Aeroportit te Vlorës" ku autoriteti Kontraktues është Autoriteti i Aviacionit Civil, tender ky i hapur më datë 24.03.2021 dhe i mbyllur më datë 25.03.2021 dhe numër reference : REF -90965-03-2021. 4- Një kopje të vendimeve, si përjashtim apo shkualifikim nga gara të operatorëve, apo çdo dokument tjetër që kanë lidhje me tenderin me objekt : " Asistencë për negocimin e termave te kontratës koncesionare të Aeroportit te Vlorës" ku autoriteti Kontraktues është Autoriteti i Aviacionit Civil, tender ky i hapur më datë 24.03.2021 dhe i mbyllur më datë 25.03.2021 dhe numër reference : REF -90965-03-2021.
|
17.06.2021 |
Përsa keni kërkuar në kërkesën tuaj, në lidhje me:
- Kopje të kritereve të paraqitura për procedurën e prokurimit të sipërcituar, - Kopje të formularit të ofertës së paraqitur nga operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë në konkurim, - Kopje të vendimit të shpalljes së fituesit, - Kopje të vendimeve, si përjashtim apo skualifikim apo skualifikim nga gara të operatorëve ekonomikë, apo çdo dokument tjetër.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Asistence per negociimin e termave te kontrates koncensionare te Aeroportit te Vlores”, duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor, Autoriteti i Aviacionit Civil.
|
elektoronikisht |
0 |
|
4 |
14.07.2021 |
Kërkesë për informacion përsa i përket tenderit të uniformave të policisë, cilat janë kompanitë pjesmarrëse për tenderin e uniformave të policisë për vitin 2019ë Sa ka qënë afati për dorezimin e ofertaveë Sa është fondi limit për tenderin e policisëë Sa është oferta ekonomike e secilit operatorë Cfarë procedure është ndjekur për këtë tenderë (Procedurë e hapur-procedurë e kufizuar- me negocim-kërkesë për propozim-konkurs projektimi) Cfarë dokumentash janë kërkuar nga AK për tenderin e uniformave të policisëë Arsyet e përjashtimit të kandidatëve ose ofertuesveë Autoriteti kontraktor,a ka mbajtur procesverbal dhe dokumentacion të plotë për procedurat e kryera në përcaktimin e fituesit të kontratësë A ka dhënë APP këshillë dhe asistencë teknike për autoritetin kontraktor (për procedurën e prokurimit)ë A është shpallur fituesi i tenderit për uniformat e policisëë Nëse po, cili është fituesië A janë paraqitur ankesa pran KPP nga operatoret jo fituesë A është njoftuar fituesi i tenderit dhe a është nënshkruar kontrataë Nëse po, bashkëngjisni një kopje të kontratës.
|
27.07.2021 |
Sa ka qënë afati për dorezimin e ofertave?
Nga verifikimet e kryera në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”), për procedurën e prokurimit “E kufizuar, mbi kufirin monetar” me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” dhe REF-31606-07-25-2019, rezulton se ka pasur innformacionin administrativ si më poshtë:
Për fazën e parë Shprehje e interesit: Data e hapjes për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje: 26.7.2019, ora 8:00 Data e mbylljes për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje: 10.1.2020, ora 10:00
Ndërsa informacioni administrativ për fazën e dytë ka qenë: Data e Hapjes (dërgohen ftesa për pjesëmarrje): 25.2.2020 ora 8:00 Afati i fundit për pranimin e ofertave: 11.5.2020, ora 11:00 Data e zhvillimit të tenderit: 11.5.2020, ora 11:00
Sa është fondi limit për tenderin e policisë?
Fondi limit i procedurës së prokurimit të sipërcituar është 2.800.347.570,00 lekë pa TVSH.
Cfarë procedure është ndjekur për këtë tender? (Procedurë e hapur-procedurë e kufizuar- me negocim-kërkesë për propozim-konkurs projektimi)
Përsa keni kërkuar ju sqarojmë se, njoftimi per procedurën e prokurimit është bërë në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 30, datë 09.07.2019, faqe 12-14, në gjuhën shqip dhe anglisht, si dhe lloji i procedurës së prokurimit i përzgjedhur nga autoriteti kontraktor është E kufizuar, mbi kufirin monetar.
A ka dhënë APP këshillë dhe asistencë teknike për autoritetin kontraktor (për procedurën e prokurimit)? APP në ushtrim të detyrave të saj, asiston procedurat e prokurimit të shpallura nga autoritetet/entet kontraktore në Sistemin e Prokurimit Elektronik (duke patur prioritet procedurat e shpallura me fondin limit më të lartë), duke dhënë rekomandime sa i takon hartimit të dokumenteve të tenderit, me qëllim mirëzbatimin e legjislacionit të prokurimit publik në fuqi dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe konkurencës në këto procedura, si dhe asiston procedurat e prokurimit para shpalljes së tyre në SPE, përsa i përket hartimit të dokumenteve të tenderit, sipas kërkesave të paraqitura në sistem nga vetë autoritetet/entet kontraktore.
Në lidhje me pyetjen, nëse APP ka dhënë këshillë dhe asistencë teknike për autoritetin kontraktor (për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” ), nga verifikimet e kryera, rezulton se APP ka dërguar rekomandime, në lidhje me hartimin e dokumenteve të tenderit. Konkretisht:
APP ka asistuar paraprakisht më 25.07.2019, para publikimit të procedurës, sipas kërkesës së paraqitur më 24.07.2019, në Sistemin e Prokurimit Elektronik nga autoriteti kontraktor, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, procedurën e prokurimit me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me fond limit 2,800,347,570.00 lekë pa TVSH, duke dhënë rekomandime në lidhje me hartimin e dokumenteve të tenderit, dhe në veçanti të kritereve të veçanta për kualifikim.
Pas publikimit të procedurës në SPE, APP ka asistuar sërish dokumentet e tenderit, për procedurën e prokurimit të publikuar me REF-31606-07-25-2019, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me fond limit 2,800,347,570.00 lekë pa TVSH, dhe ka dërguar nëpërmjet emailit, në datën 02.08.2019 dhe 05.08.2019, rekomandimet përkatëse, përsa i përket hartimit të dokumenteve të tenderit, dhe në veçanti të kritereve të veçanta të kualifikimit.
A është shpallur fituesi i tenderit për uniformat e policisë? Nëse po, cili është fituesi?
Njoftimi i fituesit është publikuar në datë 14.07.2020, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 43, date 20.07.2020, faqe 159-161.
A është njoftuar fituesi i tenderit dhe a është nënshkruar kontrata? Nëse po, bashkëngjisni një kopje të kontratës.
Njoftimi i lidhjes së kontratës është publikuar në sistem me datë 24.09.2020, si dhe ne Buletinin e Njoftimeve Publike Nr.77, date 28.09.2020, faqe 159-161.
Përsa keni kërkuar në lidhje me pyetjet tuaja:
Kërkesë për informacion përsa i përket tenderit të uniformave të policisë, cilat janë kompanitë pjesmarrëse për tenderin e uniformave të policisë për vitin 2019? Sa është oferta ekonomike e secilit operator? Cfarë dokumentash janë kërkuar nga AK për tenderin e uniformave të policisë? Arsyet e përjashtimit të kandidatëve ose ofertuesve? Autoriteti kontraktor,a ka mbajtur procesverbal dhe dokumentacion të plotë për procedurat e kryera në përcaktimin e fituesit të kontratës?
Ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”).
APP ju sqaron se të gjitha procedurat e prokurimit të publikuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik, nga autoritetet kontraktore, të cilat ndodhen të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, si dhe në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor i cili ka zhvilluar procedurën e prokurimit, konkretisht Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
Në lidhjen me pyetjen “A janë paraqitur ankesa pran KPP nga operatoret jo fitues?” duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor Komisionit të Prokurimit Publik.
|
elektronikisht |
0 |
|
5 |
05.07.2021 |
Kërkesë për informacion, bazuar në ligjin Nr. 119/2014, “Për të drejtën e Informimit”. Drejtuar: Agjecisë së Prokurimeve Publike
Dokumentari “Unpublished” në Euronews Albania, kërkon nga institucioni juaj, informacion mbi kontratën e nënshkruar nga Operatori I Sitetmit të Transmetimit (OST) me kompanitë private “4AM” dhe “B06-Bonus”, për mirëmbajtjen, ndërhyrjen dhe demontimin e linjave të Tensionit të Lartë në linjën Jogodinë- Kuçovë.
1. Çfarë të dhënash teknike ka paraqitur kjo kompani kur garoi?
2. Cili është stafi i specialistëve që ka paraqitur?
E rëndësishme për ne do të ishte edhe vënia në dispozicion e një kopjeje të përshkrimit të paraqitur nga ana e kompanive fituese të tenderit. Ndër të tjera, sa kompani morën pjesë në garë, cilat janë ato dhe pse fituan pikërisht këto kompani?
Në pritje të një përgjigjeje nga institucioni juaj, Aida Topalli, gazetare e dokumentarit “Unpublished”, Euronews Albania
|
16.07.2021 |
Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”).
APP ju sqaron se të gjitha procedurat e prokurimit të publikuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik, nga autoritetet kontraktore, të cilat ndodhen të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, si dhe në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al.
Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit:
a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar në lidhje me procedurën e prokurimit të sipërcituar duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor, Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
|
elektronikisht |
0 |
|
6 |
19.07.2021 |
kërkojmë nga institucioni juaj disa të dhëna si më poshtë:
1. Cilat janë kompanitë të shpallura fituese në garat për “Pastrim-Gjelbërimin” e bashkive në vend? 2. Në cilat bashki operon secila? 3. Garën e zhvilluar për secilën bashki. Sa kompani kanë marrë pjesë? 4. Cilat ishin kriteret që një kompani të shpallej fituese? 5. Çmimin limit të tenderave për secilën bashki. 6. Kopje të dokumentacionit të paraqitur nga ana e kompanive fituese të këtyre tenderave.
Faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin!
|
27.07.2021 |
Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”).
Përsa i përket procedurave të prokurimit publik të cilat janë publikuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik nga autoritetet kontraktore, ndodhen në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al.
Gjithashtu, ju sqarojmë se njoftimet e procedurave publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, ju sqarojmë se, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese.
Për të kërkuar informacion që ju duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkoni me fjalë kyçe
Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit:
a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar duhet t’i drejtoheni autoriteteve kontratkore.
|
elektronikisht |
0 |
|
7 |
09.08.2021 |
Sa është numri i kontratave publike të fituara nga shoqëria “N2 Sh.p.k” me nipt L31615017L, me administrator z. Ndriçim Stojku dhe oratak z. Namik Shahini, nëse ka kontrata publike të fituara, cilat janë ato?; 1.1 A rezulton të këtë kontratë publike të fituar nga shoqëria “N2 Sh.p.k” me Shkollën e Magjistraturës që përkojnë përpara datës 06.08.2021, nëse po, cilat janë ato?;
2. Sa është numri i kontratave publike të fituara nga shoqëria “Altec Sh.p.k” me nipt K57923807W, me administrator z. Arben Aliaj, nëse ka kontrata publike të fituara, cilat janë ato?; 2.1 A rezulton të këtë kontratë publike të fituar nga shoqëria “Altec Sh.p.k” me Shkollën e Magjistraturës përpara datës 06.08.2021, nëse po, cilat janë ato?;
3. Sa është numri i kontratave publike të fituara nga shoqëria “Viante Konstruksion Sh.p.k” me nipt K47103804L, me administrator z. Gjergji Bezati, nëse ka kontrata publike të fituara, cilat janë ato?; 3.1 A rezulton të këtë kontratë publike të fituar nga shoqëria “Altec Sh.p.k” me Shkollën e Magjistraturës përpara datës 06.08.2021, nëse po cilat janë ato?;
4. Sa është numri i kontratave publike të fituara nga shoqëria “Meni Sh.p.k” me nipt J61909018W, me administrator z. Niat Liçi, nëse ka kontrata publike të fituara, cilat janë ato?; 4.1 A rezulton të këtë kontratë publike të fituar nga shoqëria “Meni Sh.p.k” me Shkollën e Magjistraturës përpara datës 06.08.2021, nëse po cilat janë ato?;
5. Sa është numri i kontratave publike të fituara nga shoqëria “Sardo Sh.p.k” me nipt K13120402Ë, me administrator z. Saba Hamataj, nëse ka kontrata publike të fituara, cilat janë ato?; 5.1 A rezulton të këtë kontratë publike të fituar nga shoqëria “Sardo Sh.p.k” me Shkollën e Magjistraturës përpara datës 06.08.2021, nëse po cilat janë ato?.
|
20.08.2021 |
Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). |
elektronikisht |
0 |
|
8 |
30.08.2021 |
Kam qënë drejtues teknik i Operatorit Ekonomik Kontraktues “MF INVEST GROUP” shpk. Kërkesa ime është për një tender të zhvilluar në dt. e mbajtjes 05.11.2018 së tenderit dhe datën e lidhjes së kontratës dt. 29.12.2018. Institucioni Prokurues- Bashkia Shkoder. Nr. referencës.- REF-91530-10-25-2018 Lloji I Kontratë- Punë Publike Loji i procedurës- Kërkesë për propozim Më duheshe informacion që kompania“MF INVEST GROUP” shpk gjatë lidhje së kontratës me Bashkinë Shkodër dhe në vazhdim të punimeve a ka deklaruar largimin tim si drejtues teknik, pasi më datë 22.11.2019 unë e kam prishur kontratën e punësimit. Por operaduri ka vazhduar të më paguajë kontributet në sigurimet shoqërore për të marrë pjesë në procedurat e nënshkrimit të kontratës. Kërkoj nga ana juaj, informacion për drejtuesin teknik të Operatorit Ekonomik “MF INVEST GROUP”shpk, në deklaratën që ka marrë pjesë në këtë tender.
|
09.01.2021 |
Përsa keni kërkuar, në lidhje me procedurën e prokurimit Kërkesë për propozim me objekt “Ndërtim trotuari dhe Sistemim kanali Gomsiqe” dhe REF-91530-10-25-2018, ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”).
Gjithashtu, ju sqarojmë se njoftimet e procedurave publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, ju sqarojmë se, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese.
Për të kërkuar informacion që ju duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkoni me fjalë kyçe.
Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit:
a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
|
elektronikisht |
0 |
|
9 |
24.08.2021 |
Në zbatim dhe mbështetje të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” neni 3, unë i nënshkruari Saimir Xhelilaj, pasi jam njohur me aktin publik Buletinin e Njoftimeve Publike të APP, nr. 111 datë 19.07.2021 “OE të përjashtuar nga pjesmarrja në procedurat e prokurimit publik”, rezulton se është përjashtuar OE “Puramedical” shpk, me NIPT L71515507M, përjashtohet- 10 (dhjete) muaj e 7 ditë (duke filluar nga data 14.07.2021-21.05.2022). Ndaj komisionit të blerjeve me vlerë të vogël në AK Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore (kryetari të cilit kam qënë unë për vitin 2019), ky operator ka bërë ankesë pranë organeve kompetente ligj zbatuese. Në zhvillim të një procesi të rregullt ligjor, kërkoj informacion nga ana e institucionit tuaj, si më poshtë: - Nëse OE “Puramedical” shpk” me NIPT L71515507M, që prej muajit Janar 2019 e në vazhdim ka paraqitur ose jo ankesë pranë APP, ndaj AK Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore në lidhje me zhvillimin dhe realizimin e procedurave të prokurimit nga ky institucion. - Kopje e konfirmuar e vendimit me motivacionin përkatës për përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik të OE me emër ““Puramedical” shpk” me NIPT L71515507M.
|
30.08.2021 |
Përsa keni kërkuar, ju informojmë se, përmes avokatit tuaj, z. Fredi Xhoshi është bërë kërkesë t’i vihet në dispozicion kopje e konfirmuar e vendimit për përjashtimin e operatori ekonomik “Pura- Medical” shpk, të shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike me nr. 111, datë 19 Korrik 2021 të APP, pasi ndaj z. Saimir Xhelaj është bërë kallzim penal nga ky operator për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Për sa i përketë kërkesës tuaj, APP me shkresën nr. 5124/1 Prot., date 23.08.2021, ka kthyer përgjigje dhe ka bashkangjitur shkresën nr.4141/5 Prot., datë 14.07.2021, “Të dhëna mbi vendimin e APP Nr. 60, datë 14.07.2021”, të dhëna të cilat i gjeni të publikuara edhe në në faqen kryesore të internetit: http://ëëë.app.gov.al/transparenca/vendime-të-app/vendime-për-përjashtime-të-operatorëve-ekonomikë/. Përsa i përket pyetjeve të pasqyruara në këtë kërkesë, ju informojmë si më poshtë:
Në bazë të kompetencave të nenit 23 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, APP verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës, ose anulimit të procedurës.
Për ushtrimin e kësaj kompetence, APP mund të merrë indicie edhe nga denoncime të paraqitura në institucion nga operatorë ekonomikë, për procedura prokurimi, dhe pasi merr në shqyrtim pretendimet e parashtruara, vlerëson nëse ato shoqërohen me prova dhe fakte për të konkluduar më tej me përfshirjen e procedurave në plan verifikimi.
Sa i takon procedurës së prokurimit me vlerë të vogël, me objekt: “Evadim i mbetjeve spitalore”, për vitin 2019, të zhvilluar nga autoriteti kontraktor Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlorë, të cilësuar nga ju, sqarojmë se kjo procedurë nuk ka qenë objekt hetimi administrativ nga APP dhe nuk ka një vendim të APP për këtë procedurë.
Gjithashtu, sjellim në vëmendje se, përmbledhjet me të dhënat kryesore për vendimet përfundimtare të marra nga APP në përfundim të hetimeve administrative, publikohen në faqen e saj zyrtare të internetit, në rubrikën “Transparenca”, të aksesueshme nga çdo i interesuar.
|
elektronikisht |
0 |
|
10 |
24.08.2021 |
Në zbatim dhe mbështetje të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” neni 3, unë i nënshkruari Saimir Xhelilaj, pasi jam njohur me aktin publik Buletinin e Njoftimeve Publike të APP, nr. 111 datë 19.07.2021 “OE të përjashtuar nga pjesmarrja në procedurat e prokurimit publik”, rezulton se është përjashtuar OE “Puramedical” shpk, me NIPT L71515507M, përjashtohet- 10 (dhjete) muaj e 7 ditë (duke filluar nga data 14.07.2021-21.05.2022). Ndaj komisionit të blerjeve me vlerë të vogël në AK Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore (kryetari të cilit kam qënë unë për vitin 2019), ky operator ka bërë ankesë pranë organeve kompetente ligj zbatuese. Në zhvillim të një procesi të rregullt ligjor, kërkoj informacion nga ana e institucionit tuaj, si më poshtë: - Nëse OE “Puramedical” shpk” me NIPT L71515507M, që prej muajit Janar 2019 e në vazhdim ka paraqitur ose jo ankesë pranë APP, ndaj AK Spitali Psikiatrik Ali Mihali Vlore në lidhje me zhvillimin dhe realizimin e procedurave të prokurimit nga ky institucion. - Kopje e konfirmuar e vendimit me motivacionin përkatës për përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik të OE me emër ““Puramedical” shpk” me NIPT L71515507M.
|
30.08.2021 |
Përsa keni kërkuar, ju informojmë se, përmes avokatit tuaj, z. Fredi Xhoshi është bërë kërkesë t’i vihet në dispozicion kopje e konfirmuar e vendimit për përjashtimin e operatori ekonomik “Pura- Medical” shpk, të shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike me nr. 111, datë 19 Korrik 2021 të APP, pasi ndaj z. Saimir Xhelaj është bërë kallzim penal nga ky operator për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Për sa i përketë kërkesës tuaj, APP me shkresën nr. 5124/1 Prot., date 23.08.2021, ka kthyer përgjigje dhe ka bashkangjitur shkresën nr.4141/5 Prot., datë 14.07.2021, “Të dhëna mbi vendimin e APP Nr. 60, datë 14.07.2021”, të dhëna të cilat i gjeni të publikuara edhe në në faqen kryesore të internetit: http://ëëë.app.gov.al/transparenca/vendime-të-app/vendime-për-përjashtime-të-operatorëve-ekonomikë/.
|
Elektronikisht |
0 |
|
11 |
03.09.2021 |
“Bazuar në Ligjin për të Drejtën e Informimit, neni 3, pika 3, lutemi të na bashkëngjisni:
1. Informacion mbi procedurat e prokurimit publik që institucioni Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka kryer për periudhën 2020-2021: objekti i prokuruar, fondi limit, vlerën e kontratës dhe operatorin ekonomik fitues. 2. Për këto kontrata me objekt prokurimi si më poshtë, duam të dimë fondin limit, termat e referencës, llojin e procedurës, numrin e pjesëmarrësve në tender, fituesit dhe dokumentat e tenderit. Lutemi të bashkëngjisni kopje të dokumentave si dhe kopje të kontratave.
|
17.09.2021 |
Ju informojmë se:
Përsa keni kërkuar, në lidhje me procedurat e prokurimit që institucioni Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka kryer për periudhën 2020-2021, ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”).
Gjithashtu, ju sqarojmë se njoftimet e procedurave publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, ju sqarojmë se, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese.
Për të kërkuar informacion që ju duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkoni me fjalë kyçe.
Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit:
a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar duhet t’i drejtoheni Institutit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Koordinatori për të drejtën e informimit |
Elektronikisht |
0 |
|
12 |
29.09.2021 |
Në kuadër të misionit për gazetari investigative, GIR (Grupi i Reporterëve Investigativë) pjesë e MCA-PRESS&GIR © bazuar në Ligjin nr.119/204, “Për të Drejtën e Informimit” kërkon informacionin e nevojshëm zyrtar lidhur me: Bazuar në Vendimin e APP, Nr.42 dt.04.08.2020 me Nr.Prot.1262/15 lidhur me përjashtimin e operatorit ekonomik “4 A-M”shkp, me Nipt K92005016L, për 2 (dy) vjet nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik, për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit publik të zhvilluar nga Bashkia Tropojë dhe nga Ministria e Mbrojtjes, ju kërkojmë:
1. Lidhur me këtë operator, a ekziston vendimi i mëpasëm nga APP, që revokon vendimin e parë? 2. A ekziston një vendim gjykate që ka anuluar këtë vendim?
|
07.10.2021 |
Informojme se: 1. Nëse ekziston vendimi i mëpasëm nga APP, që revokon vendimin e parë.
Lidhur me sa është kërkuar, sqarojmë se, nga ana e APP nuk ka patur revokim të vendimit të dhënë, por APP në zbatim të vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka marre vendimin nr. 43 prot., datë 05.08.2021 për pezullimin e zbatimit të vendimit për përjashtim. Këtë informacion mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e APP, në seksionin “Transparenca”.
2. A ekziston një vendim gjykate që ka anuluar këtë vendim.
Lidhur me këtë pyetje sqarojmë se, kundër të vendimit të dhënë, shoqëria “4 A-M” Shpk, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, duke kërkuar sigurimin e padisë dhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga APP, Nr. 42, datë 04.08.2020. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, me vendimin Nr. 93 (31132-03336-80), datë 05.08.2020, ka vendosur ndërmjet të tjerave pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë dhe pezullimin e zbatimit të vendimit Nr. 42, datë 04.08.2020 të APP. Në bazë të këtij vendimi të dhënë nga Gjykata, në mbështetje të nenit 180, pika 1, gërma “b” i Ligjit Nr. 44/2015 të K.Pr.A,APP me vendimin Nr. 43 prot., datë 05.08.2020 ka pezulluar ekzekutimin e Vendimit Nr. 42, datë 04.08.2020, nëpërmjet të cilit ka vendosur të përjashtojë për për 2 (dy) vjet operatorin ekonomik “4 A-M” Shpk, me NIPT K92005016L, nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për këtë cështje.
|
Poste |
0 |
|
13 |
17.10.2021 |
Në mbështetje të ligjit nr. 199/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, ju drejtohemi me kërkesë për informacionin si më poshtë vijon: A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, të shpallur në datë 26.07.2019 nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara? Nëse po, 1. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime ku të vlerësojë përzgjedhjen e llojit të procedurës “Procedurë e kufizuar” në kundërshtim me legjislacionin dhe rregullat e prokurimit publik?
2. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime ku të kërkojë ndryshimin/argumentimin e kriterit të vlerësimit “oferta ekonomikisht më e ulët”? 3. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime ku t’i kërkojë Autoritetit Kontraktor ndarjen e procedurës në lote? 4. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime për zhvillimin e procedurës për të lidhur marrëveshje kuadër dhe jo kontratë? 5. A ka të drejtë një organ qëndror blerës të rishikojë sasitë bazuar në specifikimet teknike, çmimet për njësi dhe fondin limit të ofruar nga autoriteti kontraktor përfitues? 6. Organi qëndror blerës a është në kushtet e anullimit të procedurës së prokurimit sipas nenit 24, pika 1, gërma a, ku pas shqyrtimit të ankesave në lidhje me dokumentat e tenderit, ndryshohen: specifikimet teknike të mallrave, termat e referencës së shërbimit në lidhje me furnizimin e tyre, shumatorja limit e çmimeve për njësi, sasitë e pritshme, kriteret e veçanta për kualifikim, në një pjesë të konsiderueshme të tyre, si dhe kur autoriteti kontraktor në emër dhe për llogari të të cilit zhvillohet procedura e prokurimit, nuk ka kërkuar anullimin e procedurës së prokurimit si dhe nuk ka ndryshuar në asnjë rast fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër? 7. Në bazë të legjislacionit për prokurimin publik, a është procedura e kufizuar procedurë konkuruese, ku lejohet të marrin pjesë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar? 8. Në bazë të legjislacionit për prokurimin publik, a mund të përzgjedhë një autoritet kontraktor gjatë kryerjes së një procedure të kufizuar, si kriter vlerësimi, kriterin e ofertës “ekonomikisht më të favorshme”? 9. Në bazë të ligjit nr. 9643/2006, a ka qënë e detyrueshme ndarja e një procedure në lote? 10. Në cilat raste mund të përdoret prokurimi nëpërmjet marrëveshjes kuadër? A është e detyrueshme një marrëveshje kuadër për autoritetin kontraktor, edhe nëse nuk ka nevoja konkrete gjatë kohëzgjatjes së saj? 11. A vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, shtimi i anëtarëve në KVO, pas hapjes së ofertave, në fazen e II të një procedure prokurimi të kufizuar, kur kërkohet nga anëtarët e tjerë të KVO përfshirja në komision e specialistëve (ekspertëve të fushës) sipas objektit të prokurimit? 12. Në rastin kur pjesë e Komisionit të vlerësimit të ofertave janë edhe ekspertë fushe të jashtëm, a vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, hartimi i një dokumenti (raport teknik) të veçantë gjatë fazës së shqyrtimit të ofertave ku pasqyrohet vlerësimi i tyre mbi dokumentacionin teknik të ofertuesve, të paraqitura në fazën e II të një procedure prokurimi të kufizuar? 13. A vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prookurimit publik, protokollimi i një dokumenti (raport teknik) të veçantë i mbajtur nga (anëtarët e KVO specialist fushe të jashtëm, gjatë procesit të shqyrtimit të ofertave në fazën e II të një procedure prokurimi të kufizuar, dhe delegimi nga titullari i organit qëndror blerës, me shënimin “për trajtim nga KVO” i këtij dokumenti teknik? 14. A vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, veprimi i një anëtari në KVO, i cili pas dërgimit të kërkesës për shpjegime mbi ofertën anomalisht të ulët një ofertuesi, e skualifikon atë me arsye të mospërmbushjes së një kriteri të përcaktuar në kushtet e veçanta për kualifikim dhe jo për mosargumentim të ofertës anomalisht të ulët nga ofertuesi?
|
22.10.2021 |
Në përgjigje të kërkesës suaj, administruar nga Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP) me nr Prot. 6260 datë 11.10.2021, sqarojmë si poshtë vijon: Më konkretisht, lidhur me pyetjet: - nëse ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, të shpallur në datë 26.07.2019 nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara”, dhe nëse po: 1. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime ku të vlerësojë përzgjedhjen e llojit të procedurës “Procedurë e kufizuar”, në kundërshtim me legjislacionin dhe rregullat e prokurimit publikë 2. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik, rekomandime ku të kërkojë ndryshimin/argumentimin e kriterit të vlerësimit “oferta ekonomikisht më e ulët”ë 3. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime ku t’i kërkojë Autoritetit Kontraktor ndarjen e procedurës në loteë 4. A ka dhënë Agjencia e Prokurimit Publik rekomandime për zhvillimin e procedurës për të lidhur Marrëveshje kuadër dhe jo kontratëë informojmë se: APP ka dhënë rekomandime, për procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara me REF-31606-07-25-2019, por APP nuk ka dhënë rekomandime konkrete për ceshtjet e ngritura nga ana juaj, si më sipër. - Në lidhjen e pyetjen nese ka të drejtë një organ qëndror blerës të rishikojë sasitë bazuar në specifikimet teknike, çmimet për njësi dhe fondin limit të ofruar nga autoriteti kontraktor përfitues, sqarojmë se: Në VKM 914/214 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit) në nenin 2, pika 5, parashikohet se: “Nëse autoritetet kontraktore, në përcaktimin e të dhënave sasiore kanë marrë për bazë çmime të ndryshme për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj,organi qendror blerës bashkërendon punën për testimin e tregut dhe përllogarit të dhënat sasiore, sipas fondit përkatës”. - Në lidhje me pyetjen nese, Organi qëndror blerës a është në kushtet e anullimit të procedurës së prokurimit sipas nenit 24, pika 1, gërma a, ku pas shqyrtimit të ankesave në lidhje me dokumentat e tenderit, ndryshohen: specifikimet teknike të mallrave, termat e referencës së shërbimit në lidhje me furnizimin e tyre, shumatorja limit e çmimeve për njësi, sasitë e pritshme, kriteret e veçanta për kualifikim, në një pjesë të konsiderueshme të tyre, si dhe kur autoriteti kontraktor në emër dhe për llogari të të cilit zhvillohet procedura e prokurimit, nuk ka kërkuar anullimin e procedurës së prokurimit si dhe nuk ka ndryshuar në asnjë rast fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër, sqarojmë se:Një autoritet kontraktor, në këtë rast OBQ që ka zhvilluar proceduën e prokurimit në cilësinë e autoritetit kontraktor do të marrë vendimin për anullimin e procedurës nëse ndodhet në kushtet që parashikon neni 24/1 i Ligjit 9643/2006 (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit). Në nenin 24/1, germa “a” i ligjit të mësipërm parashikohet se: “1. Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit vetëm: a) për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik;”. Nga ana tjetër, në nenin 42 të ligjit 9643/2006 parashikohet se: 2. Autoriteti kontraktor, në çdo kohë, përpara mbarimit të afatit të fundit për dorëzimin e ofertave dhe për çfarëdolloj arsyeje, me nismën e vet ose me kërkesë për sqarim nga një operator ekonomik, mund të bëjë ndryshime në dokumentet e tenderit, përmes hartimit të një shtojce. Çdo shtojcë u komunikohet menjëherë të gjithë operatorëve ekonomikë, që kanë tërhequr dokumentet e tenderit dhe bëhet detyruese për ta. Shtojca vihet në dispozicion edhe në rrugë elektronike” Referuar parashikimit të mësipërm ligjor, nëse pas shqyrtimit të ankesave të operatorëve ekonomikë në lidhje me dokumentat e tenderit, ndryshohen dokumentat e tenderit, si specifikimet teknike të mallrave, termat e referencës së shërbimit në lidhje me furnizimin e tyre, kriteret e veçanta për kualifikim, atëherë autoriteti kontrakor duhet të bëjë modifikime në dokumentat e tenderit nëpërmjet hartimit të një shtojce për këtë qëllim dhe detyrimisht të shtyjë afatin e pritjes së ofertave. - Në lidhje me pyetjen nese, në bazë të legjislacionit për prokurimin publik, a është procedura e kufizuar procedurë konkuruese, ku lejohet të marrin pjesë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar, sqarojmë se: Ligji 9643/2006 (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit) parashikon llojet e procedurave të prokurimit, ku ndërmjet të tjerave në nenin 31 të tij parashikohet edhe përdorimi i procedurës së prokurimit “Tender i Kufizuar”, ku lejohet pjesëmarrja e të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar. - Në lidhje me pyetjen nëse, në bazë të legjislacionit për prokurimin publik, a mund të përzgjedhë një autoritet kontraktor gjatë kryerjes së një procedure të kufizuar, si kriter vlerësimi, kriterin e ofertës “ekonomikisht më të favorshme”, sqarojmë se: Në nenin 55 të Ligjit 9643/2006 (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit) parashikohen kriteret për përzgjedhjen e ofertës fituese. Konkretisht në pikën 1, të këtij neni parashikohet se:” Oferta fituese duhet të jetë: a) oferta që, në bazë të kërkesave dhe kritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit, plotëson kërkesat e objektit të prokurimit me çmimin më të ulët; ose b) oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kritere të ndryshme të lidhura me objektin e kontratës që prokurohet, si: cilësia, çmimi, cilësitë teknike, karakteristikat estetike, funksionale, mjedisore, kostot e funksionimit, efektshmëria ekonomike, shërbimi pas shitjes dhe asistenca teknike, data dhe periudha e lëvrimit ose periudha e ekzekutimit, me kusht që këto kritere të jenë objektive dhe jodiskriminuese”. Referuar sa më sipër, autoriteti kontraktor ka të drejtën të përzgjedhë një nga këto kritere për të përzgjedhur ofertën fituese. - Në lidhje me pyetjen, në bazë të ligjit nr. 9643/2006, a ka qenë e detyrueshme ndarja e një procedure në lote, sqarojmë se: Në nenin 9 të VKM 914/2014 (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit) në pikën 5 parashikohet se: “Kontrata ndahet në lote, kur përbëhet nga punë, mallra apo shërbime, homogjene ose të ngjashme, dhe kur vlera e kombinuar është e tillë që vetëm një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë do të ishin në gjendje t’i siguronin ato. Kjo mënyrë mund të përdoret veçanërisht për të nxitur pjesëmarrjen e biznesit të vogël e të mesëm dhe për të ulur kostot administrative të autoritetit kontraktor. Në çdo rast, kur kontrata ndahet në lote, për efekt të përzgjedhjes së procedurës së prokurimit, vlera limit e kontratës do të jetë shuma e vlerës së secilit lot”. Pra, referuar parashikimit të mësipërm ligjor, autoriteti vendos të ndajë kontratën në lote nëse vlerëson se do të ndodhet në kushtet që parashikon neni 9, pika 5 i vendimit të mësipërm. - Në lidhje me pyetjen në cilat raste mund të përdoret prokurimi nëpërmjet marrëveshjes kuadërë A është e detyrueshme një marrëveshje kuadër për autoritetin kontraktor, edhe nëse nuk ka nevoja konkrete gjatë kohëzgjatjes së sajë Referuar parashikimeve të nenit 41 të VKM 914/2014, qëllimi i Marrëveshjes Kuadër është të vendosë kushtet e kontratave që do të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe, aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara. Gjithashtu, në nenin 43 dhe 44 të VKM së sipërcituar parashikohet se: “Një marrëveshje kuadër është e përshtatshme për mallra dhe shërbime të përdorura zakonisht me natyrë të përsëritur dhe/ose kur është e vështirë ose e pamundur për të përcaktuar paraprakisht volumet që duhet të prokurohen dhe nuk ka siguri për kohën e dorëzimeve/realizimeve e të ekzekutimit të kontratave. Ndryshimi ndërmjet një marrëveshjeje kuadër dhe kontratave të tjera që lidhen sipas procedurave të prokurimit të parashikuara në LPP është se kushtet e mallrave/shërbimeve/punëve, që do të prokurohen, nuk janë të përcaktuara në një marrëveshje kuadër..”. Një marrëveshje kuadër është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Autoritetet kontraktore nuk janë të detyruara të prokurojnë një sasi të caktuar mallrash/ shërbimesh/punësh të përfshira në marrëveshje. Por, në çdo rast gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes kuadër, autoritetet kontraktore nuk lejohen të blejnë nga asnjë operator ekonomik tjetër të njëjtat mallra/shërbime/punë të mbuluara nga një marrëveshje kuadër, pasi kjo do të konsiderohej një shkelje e marrëveshjes. - Në lidhje me pyetjen a vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, shtimi i anëtarëve në KVO, pas hapjes së ofertave, në fazen e II të një procedure prokurimi të kufizuar, kur kërkohet nga anëtarët e tjerë të KVO përfshirja në komision e specialistëve (ekspertëve të fushës) sipas objektit të prokurimit, sqarojmë se: Në nenin 58 të VKM 914/2014 (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit) parashikohet se:“Komisioni i vlerësimit të ofertave emërohet me urdhër të veçantë të titullarit të autoritetit kontraktor dhe përbëhet nga jo më pak se 3 persona me arsim të lartë, ku të paktën njëri është ekspert i fushës. Personat përgjegjës për hartimin e dokumenteve të tenderit nuk mund të emërohen anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kryetari i komisionit duhet të përzgjidhet ndërmjet zyrtarëve të lartë drejtues të autoritetit kontraktor dhe është përgjegjës për fillimin e punës menjëherë pas krijimit të komisionit. Në çdo rast, numri i anëtarëve duhet të jetë tek. Në rastin e mungesës së personelit, autoriteti kontraktor mund të punësojë me kontratë ekspertë të jashtëm, si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Komisioni është përgjegjës vetëm për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave. Komisioni duhet të zbatojë detyrat në pavarësi të plotë dhe nëse kërkohen sqarime për dokumentet e tenderit, këto merren nga njësia e prokurimit. Komisioni nuk kryen asnjë veprim tjetër, përveç atyre të përcaktuara shprehimisht në këto rregulla”. - Në lidhje me pyetjen në rastin kur pjesë e Komisionit të vlerësimit të ofertave janë edhe ekspertë fushe të jashtëm, a vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, hartimi i një dokumenti (raport teknik) të veçantë gjatë fazës së shqyrtimit të ofertave ku pasqyrohet vlerësimi i tyre mbi dokumentacionin teknik të ofertuesve, të paraqitura në fazën e II të një procedure prokurimi të kufizuar, sqarojmë se: Lidhur me sa kërkoni bëjmë me dije, legjislacioni i prokurimit publik nuk ka parashikime konkrete në lidhje me këtë cështje. - Në lidhje me pyetjen, a vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, protokollimi i një dokumenti (raport teknik) të veçantë i mbajtur nga (anëtarët e KVO specialist fushe të jashtëm, gjatë procesit të shqyrtimit të ofertave në fazën e II të një procedure prokurimi të kufizuar, dhe delegimi nga titullari i organit qëndror blerës, me shënimin “për trajtim nga KVO” i këtij dokumenti teknik, sqarojmë se: Legjislacioni i prokurimit publik nuk ka parashikime konkrete në lidhje me këtë çështje. - Në lidhje me pyetjen a vjen në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, veprimi i një anëtari në KVO, i cili pas dërgimit të kërkesës për shpjegime mbi ofertën anomalisht të ulët një ofertuesi, e skualifikon atë me arsye të mospërmbushjes së një kriteri të përcaktuar në kushtet e veçanta për kualifikim dhe jo për mosargumentim të ofertës anomalisht të ulët nga ofertuesi, sqarojmë se: Neni 53/3 i Ligjit 9643/2006 (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit) parashikon se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit, pa rënë ndesh me përcaktimet e nenit 54 të këtij ligji”. Në nenin 66, pika 5 të VKM 914/2014 (në fuqi në kohën e kryerjes së procedurës së prokurimit) parashikohet se: “Pas korrigjimit të gabimeve aritmetike, komisioni i vlerësimit të ofertave verifikon nëse ofertat e vlefshme janë ose jo me çmim anomalisht të ulët sipas formulës së përcaktuar në dokumentet standarde të tenderit. Përllogaritja e ofertës anomalisht të ulët bëhet në mënyrate mëposhtme....»,: Ndërsa, në nenin 56 “Oferta anomalisht e ulët”, pika 1 të ligjit 9643/2006 parashikohet se: “Kur autoriteti kontraktor vëren se një ose më shumë oferta për kontratat e mallrave, punëve apo shërbimeve janë anomalisht të ulëta, ai, përpara se të vazhdojë me procesin e vlerësimit të ofertave, i kërkon operatorit ekonomik përkatës të paraqesë me shkrim dhe brenda 3 ditëve pune shpjegime për elemente të veçanta të ofertës, për…”. Pra, formula për ofertën anomalisht të ulët aplikohet vetëm mbi ofertat e vlefshme, pasi autoriteti kontraktor ka bërë më parë vlerësimin, nëse këto oferta i plotësojnë apo jo kriteret për kualifikim.
|
Poste |
0 |
|
14 |
19.10.2021 |
Unë, Zoti Luan Kapri, administrator i kompanisë REJ sh.p.k me Nipt J93711608Q, jam njohur me njoftimin tuaj të publikuar në faqen zyrtare app.gov.al Nr.2405/14 datë 13.10.2021 dhe në datën 14.10.2021 kemi dërguar nëpërmjet postë kërkesën për të marrë informacion në lidhje me formatin. Kërkoj të di nëse e keni dërguar përgjigjen për dokumentacionin përkatëspër ne dhe ne mund të hiqni njoftimin nga faqja zyrtare e app.gov.al, pasi kemi marrë dijeni?
|
20.10.2021 |
Përsa i takon emailit të dërguar nga ana juaj, në cilësinë e administratorit të shoqërisë “REJ” shpk, me të cilin kërkohet informacion nëse dokumentacioni përkatës, për procedimin administrativ ndaj kësaj të fundit, është dërguar në adresën e tyre, bëjmë me dije se, më shkresën Nr. 2405/16, datë 19.10.2021, APP, ka dërguar njoftimin për procedimin administrativ ndaj shoqërisë “Rej” shpk, së bashku më provat e adminstruara për këtë çështje. Lidhur me pyetjen tjetër të z.Luan Kapri, nëse është e mundur heqja e Njoftimit Nr. 5836 Prot., datë 20.09.2021, të publikuar në faqen zyrtare të APP, më të cilin ka marrë dijeni ky i fundit, sqarojmë se, çdo njoftim i publikuar nga APP në faqen zyrtare qëndron i publikuar aty, Por duke qenë se, personi në fjalë ka marrë dijeni, ky njoftim nuk do të qëndrojë në faqen kryesore. |
Elektronikisht |
0 |
|
15 |
26.10.2021 |
Pyetjet e mëposhtme i referohen zbatimit të legjislacionit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë nga Agjencia e Prokurimit Publik. Informacioni i kërkuar i shërben një projekti studimor për mbikëqyrjen e prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. 1. A ka nje listë të autoriteteve kontraktore të cilët mund të kryejnë procedura në zbatim të ligjit për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë? Nëse po, a mund të ndani një kopje? 2. A ka APP-ja një seksion të veçantë për mbikëqyrjen e prokurimeve në sektorin e mbrojtjes dhe sigurinë? Nëse po, sa është numri i nëpunësve të caktuar në këtë seksion? Nëse po, a janë nëpunësit e këtij seksioni të pajisur me certifikata personale të sigurisë? 3. A kryen prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe në mënyrë të përqëndruar? Nëse po, cili është organi qendror blerës për kryerjen e prokurimeve të përqëndruara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes? 4. Cilat janë çështjet kyçe ku përqëndrohet APP-ja për të kryer procesin i verifikimit të zbatimit të kontratave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë pas nënshkrimit të këtyre kontratave?
5. LPFMS përfshin një dispozitë përjashtuese “për të gjitha prokurimet e punëve, mallrave dhe shërbimeve në rastet e krizave dhe/ose situatave ekstreme të sigurisë kombëtare” (Neni 5, pika 1, gërma). Ndërkohë që neni 28, pika 1, gërmat c) dhe ç) përcaktojnë se kryhet procedura e prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake, “në rastet kur afatet kohore të përcaktuara për procedurën e kufizuar ose procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit të kontratës, duke përfshirë edhe afatet e limituara kohore, të parashikuara sipas nenit 32, nuk zbatohen për shkak të një krize” (gërma c)) dhe “kur, për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor, nuk mund të respektohet afati kohor i parashikuar në procedurën e kufizuar ose në procedurën me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, përfshirë edhe afatet kohore të shkurtuara, sipas nenit 32” (gërma ç)). Cili është dallimi midis krizave dhe situatave ekstreme të përcaktuara në dispozitën përjashtuese të zbatimit të ligjit dhe krizës dhe nevojave ekstreme të parashikuara për të mundësuar procedurën e prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake? 6. LPFMS përfshin në fushën e zbatimit të tij: · Furnizimin me pajisje ushtarake dhe pjesët dhe/ose njësitë përbërëse të tyre (Neni 1, a)); · Furnizimi me pajisje të klasifikuara dhe pjesët dhe/ose njësitë përbërëse të tyre (Neni 1, b)); · Punë, mallra dhe shërbime që lidhen drejtpërdrejt me pajisjet e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, për çdo dhe të gjitha elementet e ciklit jetësor të tyre (Neni 1, c)) · punë, pajisje dhe shërbime ushtarake që, për arsye sigurie, përfshijnë, kërkojnë dhe/ose përmbajnë informacion të klasifikuar dhe trajtohen si punë, mallra dhe shërbime të klasifikuara (Neni 1, d)) Ligji gjithashtu përcakton se “pajisje ushtarake” janë “pajisje të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake dhe që përdoren si armë, municion apo bazë materiale për luftë, që janë projektuar, zhvilluar, prodhuar, montuar apo janë modifikuar për përdorim ushtarak, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra” (Neni 4, pika 23). Në të njëjtën kohë, i njëjti ligj përfshin një dispozitë përjashtuese për “kontratat për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra” (Neni 5, pika 1, gërma i)). Cilat janë dallimet midis pajisjeve ushtarake dhe/ose pjesëve përbërëse të tyre të cilat janë subjekt i këtij ligji dhe atyre pajisjeve ushtarake dhe/ose pjesëve përbërëse të tyre të cilat rregullohen nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1085, datë 24.12.2020? 7. A mund të merrni informacion lirisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë prej Regjistrit të Pronarëve Përfitues? 8. A kryen institucioni juaj verifikime të pronësisë së operatorëve ekonomikë që marrin pjesë në procedura prokurimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për të verifikuar pronarin përfitues për secilit operator?
|
02.11.2021 |
Ju informojmë se: a) Përsa i takon pyetjes, nëse ka një listë të autoriteteve kontraktore të cilët mund të kryejnë procedura në zbatim të ligjit për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Nëse po, a mund të ndani një kopje, sqarojmë se: Ligjit Nr. 36/2020, “Për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” (në vijim “LPFMS”) ka nisur të shtrijë efektet më datë 09.07.2020 dhe në zbatim të këtij ligji janë miratuar Rregullat e Prokurimit në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, të miratuara me VKM Nr. 1170, datë 24.12.2020 (në vijim “RrPFMS”). Në nenin 14 të LPFMS përcaktohet se “Agjencia e Prokurimit Publik është institucioni përgjegjës për verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe legjislacionit përkatës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”. Pra, referuar dispozitës së sipërcituar, APP verifikon zbatimin e procedurave të prokurimit publik në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë pas fazës së nënshkrimit të kontratës. Nga ana tjetër, në nenin 4, pika 1, të LPFMS, parashikohet se “autoritet kontraktor” është një institucion shtetëror, që kryen procedura prokurimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Në këtë kuptim, nuk ka një listë të mbyllur të autoriteteve kontraktore që hyjnë në fushën e zbatimit të LPFMS, por në cdo rast procedurat e prokurimit që zhvillohen në kuadër të këtij ligji publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, konkretisht njoftimet e këtyre procedurave publikohen në seksionin përkatës ku mund ti gjeni tek Njoftimet e Kontratës/Njoftime Fituesi/Njoftime të kontratës së nënshkruar. b) Lidhur me pyetjen nëse APP ka një seksion të veçantë për mbikëqyrjen e prokurimeve në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, nëse po, sa është numri i nënpunësve të caktuar në këtë seksion, nëse po, a janë nëpunësit e këtij seksioni të pajisur më certifikata personale sigurie, sqarojmë se: APP ka në strukturën e saj Sektorin e Verifikimit të Procedurave pjesë e Drejtorisë së Juridike, të Verifikimit dhe Integrimit, i cili nëse do të jetë rasti do merret me verifikimet përkatëse në këtë fushë, për procedurat që janë zhvilluar sipas parashikimeve të këtij ligji, strukturën e të cilit do ta gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare. Ndërkohë, APP ka nisur procesin për certifikimin sipas parashikimeve ligjore në fuqi. c) Përsa i takon pyetjes nëse, kryhen prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe në mënyrë të përqëndruar, nëse po, cili është organi qendror blerës për kryerjen e prokurimeve të përqëndruara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sqarojmë se: Në nenin 17/1 të LPFMS përcaktohet se: “Autoritetet kontraktore mund të prokurojnë punë, mallra dhe/ose shërbime nëpërmjet një organi qendror blerës, i cili kryen procedurat përkatëse të përzgjedhjes së fituesit të kontratës”. Në nenin 17/4 të LPFMS përcaktohet se: “Ministritë ose institucionet e tjera, që kanë në varësi disa autoritete kontraktore, mund të prokurojnë në mënyrë të përqendruar për autoritetet kontraktore të varësisë. Në këtë rast, ministritë ose institucionet e tjera, që kanë në varësi disa autoritete kontraktore, mund të përdorin blerjen e përqendruar, duke nxjerrë udhëzimet e duhura për autoritetetkontraktore të varësisë”. Në nenin 2/1 të VKM Nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” përcaktohet se “Në përputhje me nenin 17 të LPFMS-së dhe me qëllim realizimin dhe përdorimin më të mirë të fondeve publike, Këshilli i Ministrave mund t’ia ngarkojë rolin e organit qendror blerës një autoriteti tjetër kontraktor për blerjen e mallrave, kryerjen e punëve ose të shërbimeve të njëjta, si dhe/ose lidhjen e marrëveshjes kuadër për punë, furnizime ose shërbime të caktuara, në emër dhe për llogari të institucioneve në varësi të Kryeministrit dhe ministrave. Çdo autoritet tjetër kontraktor mund të kërkojë dhe, rrjedhimisht, të bjerë dakord me organin qendror blerës për kryerjen e prokurimit në emër të tij”. Referuar dispozitave të sipërcituara, prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë mund të kryhen në mënyrë të përqendruar. Nga ana tjetër, se cili është organi qendror blerës për kryerjen e prokurimeve të përqendruara në këtë fushë sqarojmë se, ende nuk ka një organ qendror blerës të miratuar me vendim të Këshilli i Ministrave. ç) Lidhur me pyetjen se, cilat janë cështjet kyçe ku përqendrohet APP-ja për të kryer procesin e verifikimit të zbatimit të kontratave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë pas nënshkrimit të këtyre kontratave, sqarojmë se: Verifikimi i zbatimit të procedurave të prokurimit pas fazës së nënshkrimit të kontratës kryhet në bazë të Rregullores së Brendshme për Procedurat e Verifikimit nr. 1 datë 23.6.2021. Gjithashtu, bëjmë me dije se, referuar parashikimeve ligjore në fuqi, për të kryer procesin e verifikimit APP fokusohet në respektimin e apekteve proceduriale të procesit. d) Përsa i takon pyetjeve tuaja se, cili është dallimi midis krizës dhe situatës ekstreme të përcaktuara në dispozitën përjashtuese të zbatimit të ligjit dhe krizës dhe nevojave ekstreme të parashikuara për të mundësuar procedurën e prokurimit me negocim, pa shpallje praprake në LPFMS, dhe cilat janë dallimet midis pajisjeve ushtarake dhe/ose pjesëve përbërëse të tyre të cilat janë subjekt i këtij ligji dhe atyre pajisjeve ushtarake dhe/ose pjesëve përbërëse të tyre të cilat rregullohen nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1085, datë 24.12.2020, sqarojmë se: Përgjigjet mbi këto pyetje nuk hyjnë në fushën e zbatimit të kompetencave të APP sipas këtij ligji, por për sa kërkoni mund ti drejtoheni Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ato lidhen me fushën e veprimtarisë së kësaj Ministrie. e) Përsa i takon pyetjes, a mund të merrni informacion lirisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë prej Regjistrit të Pronarëve Përfitues dhe a kryen institucioni juaj verifikime të pronësisë së operatorëve ekonomikë që marrin pjesë në procedura prokurimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për të verifikuar pronarin përfitues për secilin operator, sqarojmë se: Lidhur me sa kërkoni sqarojmë se, aksesi në regjistrin e pronarëve përfitues i jepet autoritetet kompetente shtetërore sipas parashikimeve të Ligjit 112/2020 “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”, dhe APP nuk bën pjesë në listën e këtyre autoriteteve, sipas nenit 3, pika 7 të këtij ligji.
|
Poste |
0 |
|||||||||||||||
16 |
09.11.2021 |
Mbi fazën dhe/ose rezultatin apo ofertën fituese te tenderit “Loti 2 : “Supervizion Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror " (përsëritje)” qe lidhet me supervizimin e mirëmbajtjes me performance te rrugëve te Rajonit Qendror, ARRSH.
|
15.11.2021 |
Përsa keni kërkuar, në lidhje me fazën apo ofertën fituese të procedurës së prokurimit Shërbim konsulence me objekt “Loti 2 : “Supervizion Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror " (përsëritje)” , në sistem ndodhet në fazën “Ftesë për tender”, pasi kjo procedurë është zhvilluar me Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006, të ndryshuar “Për Prokurimin Publik”. Sipas parashikimit në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 918, datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike”, të ndryshuar në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës, të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen me mjete elektronike. Përjashtohen nga ky rregull, faza e dytë e procedurave të prokurimit “Shërbim konsulence”, “Konkurs projektimi” dhe procedurat e prokurimit me objekt “Blerja e energjisë elektrike”. Referuar Manualit Nr. 02, datë 06.02.2018 “Për rolin e administatorit të sistemit të autoritetit kontrator, për rolin e nëpunësit të autorizuar të njësisë së prokurimit dhe për rolin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, në sistemin e prokurimit elektronik”, procedura e prokurimit “Shërbim Konsulence”, vetëm faza e parë – “Shprehja e interesit dhe Parakualifikimi” zhvillohet në formë elektronike në SPE. Pas vlerësimit të kërkesave nga anëtarët e KVO, dhe në përfundim të afateve të ankimimit pranë autoritetit kontraktor si dhe Komisionit Prokurimit Publik, sipas parashikimit të nenit 63 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, të ndryshuar “Për Prokurimin Publik”, në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës, në sistem procedura nga nëpunësi i autorizuar i njësisë së prokurimit plotësohet deri tek faza “Ftesë për Tender”. |
elektonikisht |
0 |
|||||||||||||||
17 |
22.11.2021 |
Përshëndetje të nderuar, Uroj të jeni mirë! Ju kontaktoj nga televizioni “Abc news” (emisioni “Vetting”). Televizioni është duke realizuar një cikël dokumentarësh sa i përket procedurave të tenderimit, për këtë donim bashkëpunimin tuaj lidhur me informacionin e mëposhtëm: 1. Prej vitit 2012, sa tendera me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla janë fituar nga përkatësisht nga kompanitë “D&E” shpk si dhe “MARSI&AL” shpk? (Ju lutem nëse i dispononi të dhënat na bëni me dije edhe numrin e tenderave në të cilët kompanitë e mësipërme kanë konkuruar) -Ju lutem të na specifikoni emërtimet dhe vlerat monetare përkatëse të tenderave në të cilat kompanitë në fjalë (“D&E” shpk si dhe “MARSI&AL” shpk )janë shpallur si fituese në vite . 2. Përveç tenderit “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” a keni pasur raste të tjera ankesash apo kontestimesh të brendëshme (nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave) apo të jashtme për dy kompanitë në fjalë.Nëse po, ju lutem na specifikoni për cilat tendera bëhen fjalë? 4. A ka një procedurë verifikimi për pastërtinë dhe integritetin e anëtarëve apo kryetarëve të komisioneve të tenderave? -Konkretisht për tenderin “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, z. Ylber Pjetërnikaj ka qenë i akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me tenderat, pse është anashkaluar ky fakt? 5. Sa rëndësi i kushtohet eksperiencës (historikut) në treg të kompanive, për t’i shpallur ato fituese? 6. Ç’ndodh sot me zbatimin e tenderit “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”? Çfarë kanë ndryshuar hetimet në zbatimin e tij? -A do të vijojnë kompanitë fituese të prodhojnë uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit në zbatim të kontratës? 7. A do të jenë pjesë e tenderave të tjerë në vijim kompanitë D&E dhe MARSI&AL? 8. Po anëtarët e Njësisë së Prokurorimit që u hetuan dhe ndaj të cilëve u morën masa me arrest a burg, a do të përjashtohen definitivisht nga mundësia për të marrë pjesë në vlerësimin e tenderave të ardhshëm?
9. Ju lutem, mund të na rendisni kompanitë të cilët prej vitit 2014 kanë fituar tenderat për blerjen dhe shpërndarjen e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit bashkë me vlerat përkatëse të tenderave
|
01.12.2012 |
Ju informojmë se:
Përsa keni kërkuar në kërkesën tuaj, ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Së pari dëshirojmë të theksojmë se të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen elektronikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) dhe janë lehtësisht të aksesueshme për çdo të interesuar. Në këtë kuadër, në faqen e internetit të APP, për procedurat elektronike ndodhen të publikuara në kohë reale: njoftimi i kontratës, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/, njoftimi i fituesit, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-fituesit/ dhe njoftimi i lidhjes së kontrates, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-lidhjes-së-kontratës/.
Gjithashtu, përveç informacionit të publikuar në SPE, APP boton në Buletinin javor të Njoftimeve Publike, një përmbledhje të njoftimeve për të gjitha proçedurat e zhvilluara, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Theksojmë se në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet e njoftimeve publike nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga autoritetet kontraktore dhe për të kërkuar informacion që duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkohet me fjalë kyçe. Përveç informacionit që aksesohet në kohë reale në sistemin e prokurimit elektronik dhe Buletineve të Njoftimeve Publike, në faqen zyrtare të APP, gjenden të publikuara Analizat Vjetore të APP-së nga viti 2009-2020, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/rreth-nesh/analizat-vjetore/, ku jepen të dhëna të detajuara në lidhje me performancën e sistemit të prokurimeve publike gjatë një viti. APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Përpos sa më sipwr, në përgjigje të pyetjes 4, lidhur me fushën e veprimtarisë së APP, ku cilësohet: “Sa rëndësi i kushtohet eksperiencës (historikut) në treg të kompanive, për t’i shpallur ato fituese”, sqarojmë:
Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për hartimin e dokumentave të tenderit dhe zhvillimin e një procedure prokurimi. Në kuptim të këtij neni, autoritetet kontraktore duhet t’i argumentojnë kriteret për kualifikim me qëllim që ato të jenë në përputhje me parashikimet e nenit 76 dhe 77 të LPP dhe rregullat e prokurimit publik. Sa i takon eksperiencave të operatorëve ekonomikë, në nenin 77/1 të LPP parashikohet se: “Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë kërkesat për kualifikim për operatorët ekonomikë bazuar në: a) përshtatshmërinë për të kryer veprimtarinë profesionale; b) gjendjen ekonomike dhe financiare; c) aftësinë teknike dhe profesionale…”.
Ndërsa, në pikën 4 të po këtij neni, parashikohet se: “Në lidhje me aftësitë teknike dhe profesionale, autoritetet ose entet kontraktore mund të vendosin kërkesa që garantojnë se operatorët ekonomikë zotërojnë burimet e nevojshme njerëzore e teknike, si dhe përvojën e nevojshme për të zbatuar kontratën sipas një standardi të përshtatshëm cilësie.
Autoritetet ose entet kontraktore, në veçanti, mund të kërkojnë që operatorët ekonomikë të kenë një nivel të mjaftueshëm përvoje që vërtetohet nga referenca të përshtatshme nga kontratat e zbatuara në të shkuarën.
Aftësia profesionale e operatorëve ekonomikë për të ofruar shërbimin, punën, mallin vlerësohet në lidhje me aftësitë organizative, reputacionin dhe besueshmërinë, përvojën e duhur, si dhe personelin e nevojshëm për të zbatuar kontratën, siç është përshkruar nga autoriteti ose enti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”.
Pra, referuar parashikimeve të mësipërme ligjore, për autoritetin ose entin kontraktor është i rëndësishëm që për realizimin e objektit të prokurimit, ofertuesit të kenë një eksperiencë të mëparshme apo përvojë në zbatimin e kontratës dhe për këtë qëllim, kërkesa do të materializohet me paraqitjen e dokumenteve konkrete që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë, si pjesë e ofertës së tyre për përmbushjen e kriterit.
Gjithashtu, referuar parashikimeve të rregullave të prokurimit publik në fuqi, sa i takon procedurave për prokurimin e mallrave, në kërkesat e veçanta që hartohen nga autoriteti/enti kontraktor, ky i fundit për të provuar përvojën në zbatimin e kontratës kërkon eksperienca të mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Koordinatori për të drejtën e informimit. |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
18 |
10.12.2021 |
Në bazë të ligjit nr. 119/2014 për të drejtën e informimit, kërkojmë informacion për tenderin, ofertat dhe kontratën me firmën fituese me Objekt: Zhvillimi i atraksionit turistik mbështetur mbi potencialet lokale” Nënobjekti:” Rehabilitimi urban i zonës se mbrojtur nga Lumi Osum dhe rehabilitimi i fasadave “ Financuesi: Qeveria Shqiptare Zhvilluesi: Fondi Shqiptar i Zhvillimit Përfituesi: Bashkia Ura Vajgurore Projektuesi: “Klodioda” shpk Kontraktori: “ Vëllezërit Hysa” shpk dhe “ Franko Construction” shpk Vlera e kontratës: 84,850,519 Lekë me TVSH Afati i realizimit të punimeve: 12 Muaj
|
21.12.2021 |
Përshëndetje z. Kullau Në lidhje me pyetjet tuaja sa I përket: “Në bazë të ligjit nr. 119/2014 për të drejtën e informimit, kërkojmë informacion për tenderin, ofertat dhe kontratën me firmën fituese me Objekt: Zhvillimi i atraksionit turistik mbështetur mbi potencialet lokale” Nënobjekti:” Rehabilitimi urban i zonës se mbrojtur nga Lumi Osum dhe rehabilitimi i fasadave “ Financuesi: Qeveria Shqiptare Zhvilluesi: Fondi Shqiptar i Zhvillimit Përfituesi: Bashkia Ura Vajgurore Projektuesi: “Klodioda” shpk Kontraktori: “ Vëllezërit Hysa” shpk dhe “ Franko Construction” shpk Vlera e kontratës: 84,850,519 Lekë me TVSH Afati i realizimit të punimeve: 12 Muaj” Ju informojmë se: Përsa keni kërkuar në kërkesën tuaj, ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Së pari dëshirojmë të theksojmë se të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen elektronikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) dhe janë lehtësisht të aksesueshme për çdo të interesuar. Në këtë kuadër, në faqen e internetit të APP, për procedurat elektronike ndodhen të publikuara në kohë reale: njoftimi i kontratës, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/, njoftimi i fituesit, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-fituesit/ dhe njoftimi i lidhjes së kontrates, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-lidhjes-së-kontratës/. Gjithashtu, përveç informacionit të publikuar në SPE, APP boton në Buletinin javor të Njoftimeve Publike, një përmbledhje të njoftimeve për të gjitha proçedurat e zhvilluara, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Theksojmë se në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet e njoftimeve publike nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga autoritetet kontraktore dhe për të kërkuar informacion që duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkohet me fjalë kyçe.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit.
|
Eletronikisht |
0 |
|||||||||||||||
|
|
|
|
Në lidhje me pyetjet tuaja sa I përket: “Lidhur me Shkollen Profesionale “Charles Telford Erikson” deshironim nje informacion se cili eshte subjekt rindertimi ne kuader te demtimeve nga termeti i 2019 Ne kuader te programit te rindertimit deshironim te ne vendosni ne dispozicion informacionin: -Po rindertohet/rikonstruktohet konvikti i shkolles Profesionale “Charles Telford Erikson”, apo shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson”? -Ju lutem na vendosni ne dispozicion cila eshte njesia zbatuese? -Sa eshte vlera e alokuar dhe kur pritet te perfundoje?” Ju informojmë se: Përsa keni kërkuar në kërkesën tuaj, ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Së pari dëshirojmë të theksojmë se të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen elektronikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) dhe janë lehtësisht të aksesueshme për çdo të interesuar. Në këtë kuadër, në faqen e internetit të APP, për procedurat elektronike ndodhen të publikuara në kohë reale: njoftimi i kontratës, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/, njoftimi i fituesit, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-fituesit/ dhe njoftimi i lidhjes së kontrates, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-lidhjes-së-kontratës/. Gjithashtu, përveç informacionit të publikuar në SPE, APP boton në Buletinin javor të Njoftimeve Publike, një përmbledhje të njoftimeve për të gjitha proçedurat e zhvilluara, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Theksojmë se në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet e njoftimeve publike nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga autoritetet kontraktore dhe për të kërkuar informacion që duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkohet me fjalë kyçe.
Gjithashtu, APP publikon edhe Buletinin e Posaçëm të Njoftimeve Publike në të cilin gjenden të gjithë njoftimet për proçedurat e zhvilluara në kuadër të rindërtimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat e rindërtimit, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Theksojmë se në Buletinin e Posaçëm të Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet e e posaçëm, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim në kuadër të rindëtimit nga autoritetet kontraktore dhe për të kërkuar informacion që duhet në formatin .pdf të Buletinit të Posaçëm të Njoftimeve Publike, mund të kërkohet me fjalë kyçe.
APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Duke ju falenderuar Koordinatori për të Drejtën e Informimit
|
|
|
|||||||||||||||
19 |
09.12.2021 |
Lidhur me Shkollen Profesionale “Charles Telford Erikson” deshironim nje informacion se cili eshte subjekt rindertimi ne kuader te demtimeve nga termeti i 2019 Ne kuader te programit te rindertimit deshironim te ne vendosni ne dispozicion informacionin: -Po rindertohet/rikonstruktohet konvikti i shkolles Profesionale “Charles Telford Erikson”, apo shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson”ë -Ju lutem na vendosni ne dispozicion cila eshte njesia zbatueseë -Sa eshte vlera e alokuar dhe kur pritet te perfundojeë |
21.12.2021 |
Në lidhje me pyetjet tuaja sa I përket: “Lidhur me Shkollen Profesionale “Charles Telford Erikson” deshironim nje informacion se cili eshte subjekt rindertimi ne kuader te demtimeve nga termeti i 2019 Ne kuader te programit te rindertimit deshironim te ne vendosni ne dispozicion informacionin: -Po rindertohet/rikonstruktohet konvikti i shkolles Profesionale “Charles Telford Erikson”, apo shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson”? -Ju lutem na vendosni ne dispozicion cila eshte njesia zbatuese? -Sa eshte vlera e alokuar dhe kur pritet te perfundoje? Ju informojmë se: Përsa keni kërkuar në kërkesën tuaj, ju sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Së pari dëshirojmë të theksojmë se të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen elektronikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) dhe janë lehtësisht të aksesueshme për çdo të interesuar. Në këtë kuadër, në faqen e internetit të APP, për procedurat elektronike ndodhen të publikuara në kohë reale: njoftimi i kontratës, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/, njoftimi i fituesit, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-fituesit/ dhe njoftimi i lidhjes së kontrates, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/njoftimi-i-lidhjes-së-kontratës/. Gjithashtu, përveç informacionit të publikuar në SPE, APP boton në Buletinin javor të Njoftimeve Publike, një përmbledhje të njoftimeve për të gjitha proçedurat e zhvilluara, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Theksojmë se në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet e njoftimeve publike nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga autoritetet kontraktore dhe për të kërkuar informacion që duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkohet me fjalë kyçe. Gjithashtu, APP publikon edhe Buletinin e Posaçëm të Njoftimeve Publike në të cilin gjenden të gjithë njoftimet për proçedurat e zhvilluara në kuadër të rindërtimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat e rindërtimit, i cili është lehtësisht i aksesueshëm në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Theksojmë se në Buletinin e Posaçëm të Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet e e posaçëm, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim në kuadër të rindëtimit nga autoritetet kontraktore dhe për të kërkuar informacion që duhet në formatin .pdf të Buletinit të Posaçëm të Njoftimeve Publike, mund të kërkohet me fjalë kyçe. APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Duke ju falenderuar Koordinatori për të Drejtën e Informimit |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
20 |
21.12.2021 |
Përshëndetje, Lutem, mund të më dergoni në format elektronik strukturën organizative të institucionit tuaj. Ju faleminderit! |
06.01.2022 |
Përshëndetje, përsa keni kërkuar, ju informojmë se informacioni mbi strukturën organizative të Agjencisë së Prokurimit Publik, e gjeni të publikuar në faqen e internetit, konkretisht në linkun http://app.gov.al/rreth-nesh/struktura/ Duke ku falenderuar, Koordinatori per te Drejten e Informimit |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
21 |
28.12.2021 |
Shoqëria “EURO-ALB” sh.p.k me Nipt K66613407H, e përfaqësuar nga Bujar Murati, ka marrë pjesë në një procedurë me Autoritetin Kontraktor “Ndermarrja e Pasurive Publike, Lushnje”, me nr. Ref. REF-66404-07-23-2020 dhe me objekt “Rehabilitimi i kanalit ujites U3-27, V-1/1, ne fshatin Bishqethem dhe Bitaj, NjA Kolonje”, të dorëzuar më datë 30.08.2020. Me anë të kësaj kërkese, kërkojmë të pajisemi me kopje elektronike ose të printuar të të gjithë materialeve që shoqëria EURO ALB sh.p.k, ka ngarkuar për këtë procedurë, kjo duke u bazuar në ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe ligjin nr 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Këto dokumenta nuk gjenden në faqen e shoqërisë EURO ALB sh.p.k si operator ekonomik |
06.01.2022 |
Përsa keni kërkuar, në lidhje me materialet e dorëzuara që shoqëria “EURO-ALB” sh.p.k me NIPT K66613407H ka ngarkuar në procedurën e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i kanalit ujites U3-27, V-1/1, në fshatin Bishqethem dhe Bitah, NjA Kolonje” dhe numër reference REF-66404-07-23-2020, të dorëzuar më datë 30.08.2020, e zhvilluar nga autoriteti kontraktor Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje, ju sqarojmë se APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohet nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, për t’u pajisur me kopje elektronike apo të printuar të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëria “EURO-ALB” sh.p.k në procedurën e prokurimit të sipërcituar duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor “Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje”.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
|
|
|
|
gjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron kompetencat e saj bazuar në parashikimet e Ligjit Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Me anë të kësaj Memo, APP përcjell informacionin në lidhje me raportimin e angazhimeve të marra në kuadër të ushtrimit të kompetencave të saj, sipas parashikimeve të LPP, konkretisht sa i takon angazhimit “Public procurement and Open Contracting/Prokurimi publik dhe Kontraktimi i Hapur”, ku përfshihen: Përforcimi i pavarësisë së procedurave të prokurimit publik (Reinforcing the independence of the public procurement procedures. [GRECO]) Puna drejt zbatimit të plotë të parimeve të Standardit të të Dhënave të Kontratës së Hapur duke u fokusuar në projektet kryesore si prioritet i hershëm (Working towards a full implementation of the principles of Open Contracting Data Standard focusing on major projects as an early priority). Zbatimi i Standardit të të Dhënave të Kontratës së Hapur si pjesë e punës së re të prokurimit të qeverisjes elektronike (Implementing the Open Contracting Data Standard as part of new e-government procurement work). Përdorimi i sistemeve të prokurimit elektronik për të dhënë informacion të standardizuar të prokurimit publik që mund të përdoret lehtësisht nga shoqëria civile (Using the e-procurement systems to give standardized information of public procurement that can be easily used by the civil society). Sa i takon masave të mësipërme ju bëjmë me dije si më poshtë vijon: Përforcimi i pavarësisë së procedurave të prokurimit publik. Kuadri rregullator i prokurimit publik në Shqipëri rregullohet nga Ligji 162/2020 “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Në datën 24 dhjetor 2020 është miratuar ligji i ri për prokurimet publike. Një ndër parimet kryesore të LPP, është të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit publik.
Për më tepër, ky ligj transpozon direktivat e BE-së për prokurimin publik, përkatësisht direktivën 2014/24/EU për prokurimin publik, direktivën 2014/25/EU për prokurimin nga entet që operojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare dhe Direktivat e shqyrtimit të ankesave 89/665/EEC dhe 92/13/EEC. Në zbatimin të ligjit 162/2020, u miratuan Rregullat e Prokurimit Publik u miratuan me VKM Nr. 285, datë 19.05.2021, duke synuar arritjen e objektivave si vijon: Plotësimi dhe përmirësimi i kuadrit rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, në përafrim me legjislacionin europian, duke adresuar problematika të ndryshme të hasura në praktikë gjatë procesit të prokurimit dhe kërkesa për ndryshime nga institucione të ndryshme, sipas fushave respektive të kompetencës. Rregulla të detajuara lidhur me procesin e prokurimit, që nga planifikimi i tij deri tek zbatimi i kontratës, strukturat e angazhuara dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces, procedurat e rishikimit administrativ, procedurat hetimore dhe ato të mbikqyrjes së kontratës. Rregullat e prokurimit publik sollën risi sa i takon kufijve monetare, rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve në hartimin e kërkesave për kualifikim me synimin kryesor nxitjen e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik nëpërmjet detyrimit për publikim në sistemin e prokurimit elektronik (në vijim SPE), të procesverbalit të argumentimit të specifikimeve teknike dhe kritereve të veçanta të pranimit, kritere më të lehtësuara të zbatueshme në Procedurën e Thjeshtuar të Prokurimit, duke synuar nxitjen e bisnesit të vogël dhe të mesëm në këto procedura etj. Me qëllim plotësimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik, janë miratuar akte të tjera nënligjore, si më poshtë: 1. VKM nr.384, datë 30.06.2021 “Për format e komunikimit në prokurimin publik”. 2. VKM nr. 457, datë 30.07.2021 “Për fjalorin e përbashkët të prokurimit”. 3. VKM nr.768. datë 15.12.2021 “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre”.
Gjithashtu, kuadri legjislativ për prokurimin publik është pasuruar me miratimin e 29 seteve të dokumenteve standarde të tenderit për procedurat e prokurimit, si dhe 7 udhëzimeve të nxjerra nga APP gjatë vitit 2021, në ndihmë të palëve të përfshira në procesi e prokurimit publik me qëllim mirëzbatimin e legjislacionit të prokurimit publik. Puna drejt zbatimit të plotë të parimeve të Standardit të të Dhënave të Kontratës së Hapur duke u fokusuar në projektet kryesore si prioritet i hershëm. Qeveria shqiptare është e angazhuar në përdorimin e parimeve të standardeve të hapura për kontraktimin. Procedurat e prokurimit shpallen dhe zhvillohen me mjete elektronike në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”), duke i dhënë mundësinë të gjithë operatorëve ekonomikë të marrin informacion falas, në kohë reale dhe të marrin pjesë në to, nëse kanë interes
Aksesi dhe pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik është e mundur për të gjithë operatorët ekonomikë, pa asnjë lloj dallimi, qofshin ata vendas apo të huaj.
Në këtë mënyrë, operatorët ekonomikë potencialë marrin dijeni mbi informacionin përkatës të procedurës së prokurimit që do të zhvillohet dhe vendosin më pas të paraqesin ose jo ofertat/kërkesat e tyre. Gjithashtu, edhe procesi i ofertimit dhe i vlerësimit të ofertave zhvillohet në SPE dhe më pas, procesi vijon me shpalljen e fituesit.
Faqja e internetit e Agjencisë së Prokurimit Publik (www.app.gov.al) është portali elektronik ku jepet informacioni përkatës në lidhje me prokurimet publike, koncesionet/PPP-të dhe ankandet publike. Konkretisht, në këtë faqe gjendet informacioni duke filluar nga Regjistri i parashikimeve, i cili është regjistri që publikon çdo autoritet kontraktor për procedurat që do të kryejë gjatë vitit, i cili mund të shihet duke aksesuar: www.app.gov.al në linkun përkhttp://app.gov.al/regjistri-i-parashikimeve/. Ndërkohë, fazat e ndryshme të procedurave mund të shihen duke klikuar në link-et përkatëse: · Njoftimi i Kontratës së shpallur, procedurat e shpallura nga autoritetet kontraktore: http://app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/ · Njoftimi i Fituesit, Operatorët Ekonomik fitues të shpallur në procedurat përkatëse: http://app.gov.al/njoftimi-i-fituesit/ · Njoftimi i Lidhjes së Kontratës, kontratat e lidhura me operatorët ekonomik fitues: http://app.gov.al/njoftimi-i-lidhjes-së-kontratës/ · Prokurimet me vlerë të vogël, procedurat me vlerë deri në 800.000 lekë: http://app.gov.al/prokurimet-me-vlere-te-vogel/ Për më tepër,APP publikon çdo javë Buletinin e Njoftimeve Publike. Në Buletin publikohet informacion mbi operatorët ekonomikë të përjashtuar nga e drejta për të fituar, njoftimet e APP, njoftimet e kontratave, njoftimet e fituesve, njoftimet e kontratave të lidhura, njoftimet e procedurave të anulluara, ndreqje gabimesh, Buletinin e Departamentit të Administratës Publike, Buletinin e Ankandit, Buletinin e Ofertave të Qerave, koncesionet-partneritetet publike private, procedurat konkurruese për lejet minerare, si dhe njoftime të tjera.
Për të parë Buletinin, mund të aksesohet ky link: http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik/, ku gjenden të publikuara të gjitha Buletinet që prej vitit 2008.
Në faqen e APP, gjendet i publikuar i gjithë legjislacioni për prokurimin publik /koncensionin partneritetin publik privat si dhe ankandin publik. Në një seksion të vecantë gjenden të publikuara edhe : · Dokumentat Standarde të tenderit /Udhëzimet e APP/ Rekomandime/Njoftime; · Rregulloret e brendshme. · Lista e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga fitimi i kontratave publike. · Të dhënat për Vendimet e APP-së për procedurat e verifikimit dhe shqyrtimin e raporteve të auditimit, si dhe vendimet e APP-së për përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga fitimi i kontratave publike. Në funksion të transparencës në këtë drejtim, APP ka hartuar në mënyrë të detajuar analizën vjetore të sistemit të prokurimit publik, të cilën e gjeni të publikuar në faqen e APP-së, www.app.gov.al, në linkun http://app.gov.al/rreth-nesh/analizat-vjetore/. Gjithashtu, në vitin 2021, në faqen zyrtare të APP, është përfshirë për herë të parë portali “Open data”, nga ku të dhënat për prokurimin publik nga viti 2010 e në vazhdim, janë të publikuara në formatin e “excel” për t’u eksportuar. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të transparencës, pasi bën të mundur që i gjithë informacioni që kanë qenë publik gjatë gjithë kohës, të vijë në format të përpunueshëm nga kushdo që është i interesuar. Zbatimi i Standardit të të Dhënave të Kontratës së Hapur si pjesë e punës së re të prokurimit të qeverisjes elektronike. SPE ka ndryshuar vazhdimisht me qëllim përmirësimin e funksionimit të tij, shtimit të funksionaliteteve të reja dhe gjithashtu, përafrimin e mëtejshëm me dispozitat e Direktivave të BE-së. Në këtë kontekst, zhvillimi i SPE është një nga objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Prokurimit Publik 2020-2023, e cila ka parashikuar disa aktivitete që janë planifikuar, duke përfshirë futjen e një moduli të menaxhimit të kontratave. Disa ndryshime të rëndësishme në sistemin e prokurimit elektronik kanë ndodhur gjatë vitit 2021, konkretisht: 1. Është finalizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe është në fazë pilotimi me disa institucione, moduli për menaxhimin e kontratave në SPE. 2. Është kryer ndërlidhja e SPE me sistemin AFMIS të Thesarit, i cili në muajin shkurt 2022 fillon pilotimin me disa institucione të përzgjedhura. Në këtë kuadër, është miratuar manuali teknik i integrimit të SPE me AFMIS.
· Përdorimi i sistemeve të prokurimit elektronik për të dhënë informacion të standardizuar të prokurimit publik që mund të përdoret lehtësisht nga shoqëria civile
Sikurse u përmend më herët, të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me prokurimet publike, koncesionet/PPP-të dhe ankandet publike ofrohen në faqen zyrtare të APP-së. Sikurse përmendëm edhe më lart, aksesi për të marrë informacion në SPE është pa pagesë, duke i dhënë mundësinë përdoruesve të marrin informacion falas në kohë reale. Ndërkohë, sikurse u përmend më herët, SPE është në zhvillim të vazhdueshëm, i cili do të synojë përmirësimin e ndërfaqes së përdoruesit me këdo që do të jetë i interesuar të përdorte platformën. Duke ju falënderuar,
|
|
|
|||||||||||||||
23 |
09.02.2022 |
Nëpërmjet postës elektronike, më datë 09.02.2022, jemi njohur me kërkesën e përcjellë nga Communication Progress shpk, të cilët kërkojnë informacion përsa i përket: Referuar procedurës së prokurimit të zhvilluar më datë 09/06/2021 nga Autoriteti Kontraktor Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike Group sh.a, me te dhenat e meposhtme: Objekti i kontratës: "Ndryshime/zhvillime ne platformen IT online te shitjes se energjise elektrike" Numri i referencës së procedurës / Lotit: REF-94898-05-07-2021 Fondi Limit: 19,909,666 lekë pa TVSH. Operator fitues: Bashkimi i Operatoreve Ekonornike A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION shpk & H O R I Z O N shpk Data e nënshkrimit të kontratës: 15/10/2021 (Buletini Nr. 154, date 25 Tetor 2021) Vlera e kontratës: 17,760,000 leke me TVSh Communication Progress shpk me NIPT K01625001C, adresë në Rr. "Stanislav Zuber", Nd. 2, H.19. Njesia administrative Nr. 7, 1023, Tirane, në cilesinë e Operatorit Ekonomik pjesemarrës në këtë procedurë, kërkon nga ana juaj të informohet nëse implementimi për këtë kontratë është realizuar me sukses. Në perputhje me Termat e References të procedurës, afati i implementimit të kësaj kontrate ishte 65 ditë kalendarike nga nenshkrirni i kontrates. Duke qënë se kontrata është nënshkruar më datë 15/10/2021, afati per realizimin e implementimit ka perfunduar në datë 20/12/2021 dhe pas kësaj date, fillojnë shërbimet e mirmbajtjes. Referuar Ligjit të Prokurimit Publik Nr. 162/2020, Neni 23 - Kompetencat e Agjencise se Prokurimit Publik, sipas pikes dh), APP monitoron nëse zbatimi i kontratave është bërë në perputhje me kushtet e prokuruara bazuar në raportet periodike të autoriteteve ose enteve kontraktore. Ne cdo rast, nëse vlerësohet për ushtrimin e ketij funksioni, kryhen verifikime në vend; Persa më lart, mbetemi në pritje të një përgjigje nga ana juaj, nëse BOE A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION shpk & HORIZON shpk ka realizuar me sukses dhe brenda afateve te percaktuara implementimin e kësaj kontrate dhe nëse platforma është kaluar në live. Gjithashtu të na informoni mbi statusin aktual të kontratës. Në cilësinë e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, si dhe në mbështetje të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, ju bëjë me dije se: APP mbart detyrimin e dhënies së informacionit (nëse ka) subjektit kërkues, në formën dhe formatin e kërkuar nga ky fundit, për aq kohë sa ky informacion nuk është klasifikuar sekret, si dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore (brenda 10 ditësh). Për sa më sipër, lutemi trajtimin e kërkesës e Communication Progress shpk, për aq sa ky informacion është pjesë e veprimtarisë së drejtorisë suaj. |
05.02.2022 |
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të detyrave të saj mori në shqyrtim shkresën e shoqërisë “COMMUNICATION PROGRESS” Sh.p.k, Nr. 07-22 Prot., datë 09.02.2022, me lëndë: “Kërkesë për informacion mbi realizimin e kontratës me objekt “Ndryshime/zhvillime në platformën IT online të shitjes së energjisë elektrike”. Në shkresën e dërguar ju citoni se në cilësinë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, kërkoni informacion mbi statusin aktual të kontratës me objekt “Ndryshime/zhvillime në platformën IT online të shitjes së energjisë elektrike”, të nënshkruar nga: Autoriteti Kontraktor Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “A-T-D-Albanian Technology Distribution” Sh.p.k & “Horizon” Sh.p.k. Lidhur me sa kërkoni në shkresën tuaj sqarojmë se, APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë të Ligjit Nr 162/2020, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik" (në vijim “LPP”). Ndërkohë, sipas pikës 1 të nenit 124 të LPP-së, përcaktohet se: “Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të ndjekë zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe me legjislacionin në fuqi”. Gjithashtu, në pikën 4 të nenit 107 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar (në vijim “VKM”), autoriteti kontrakor ka detyrimin tè hartojë planin e zbatimit të kontratës, brenda 7 (shtatë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës, dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit, i cili nënshkruhet nga palët kontrakuese dhe një kopje e këtij plani i dërgohet APP-së brenda 5 (pesë) ditëve nga nënshkrimi. Referuar detyrimit të sipërcituar, autoriteti kontraktor ka dërguar pranë APP-së me anë të postës elektronike, planin e zbatimit të kontratës Nr. 4886/15 Prot., datë 20.10.2021, për objektin e prokurimit në fjalë, sipas të cilit afati i përfundimit të kontratës është përcaktuar 65 ditë nga data e lidhjes së kontratës, ndërsa mirëmbajtja e sistemit pas marrjes në dorëzim do të jetë për një periudhë 4 vjeçare. Sjellim në vëmendje se, sipas pikës 6 të nenit të sipërcituar parashikohet se: “Në përfundim të kontratës, personi ose strukturat e ngarkuara për ndjekjen e kontratës përgatisin një raport përmbledhës për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, problemet e hasura gjatë zbatimit dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre, nëse është rasti, si dhe paraqet një informacion për likuidimin ose jo të kontratës. Një kopje e këtij raporti i dërgohet APP-së jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga përfundimi i kontratës, si dhe mund t’i vihet në dispozicion kontraktorit, me kërkesë të tij, nga personi/at përgjegjës për prokurimin”. Sa më sipër, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a, në rolin e autoritetit kontraktor, deri më tani nuk ka raportuar për ecurinë e zbatimit të kësaj kontrate, në Agjencinë e Prokurimit Publik. Në kushtet që informacioni i kërkuar dhe çdo dokumentacion që ka lidhje me zbatimin e kontratës ndodhet pranë AK-së, duhet t’i drejtoheni institucionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a, në cilësinë e autoritetit përgjegjës, mbi statusin aktual të kontratës në fjalë. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
24 |
15.02.2022 |
Përshëndetje nga redaksia e JOQ Albania, Departamenti i PP. Kërkojmë nga ana juaj të na vini në dispozicion një informacion në lidhje me arsyet e përjashtimit të kompanivë të mëposhtme nga procedurat e prokurimeve, të cilat si më poshtë vijojnë: Jemi në pritje të një përgjigje nga ana juaj brenda një afati kohor prej 24h. Operatori ekonomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “PURAMEDICAL” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L71515507M, me seli në Tirane, përjashtohet – 10 (dhjete) muaj e 7 ditë (duke filluar nga data 14.07.2021-21.05.2022). Operatori ekonomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Albania Distribution Chem” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L82203011N, përjashtohet – 18 (tetëmbëdhjete) muaj (duke filluar nga data 15.07.2021-15.01.2023). |
21.02.2022 |
Përshëndetje, Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion, s ai përket arsyeve të përjashtimit të disa operatorëve ekonomikë nga procedurat e prokurimit, bëjmë me dije: Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka ushtruar kompetencat e saj në lidhje me përjashtimet e operatorëve ekonomikë, sipas parashikimeve të nenit 13, të Ligjit 9643/2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, në fuqi deri në datën 31.03.2021. Me hyrjen në fuqi, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”), APP ushtron detyrat e saj në zbatim të nenit 23 të LPP 162/2020 dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Sipas këtij ligji, APP përjashton operatorët ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike në çdo rast kur provohen kushtet e përcaktuara në nenin 78 të tij. Në lidhje me arsyet e përjashtimit të operatorëve ekonomikë nga fitimi i kontratave publike, sipas listës së publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike (së cilës i referohet kërkesa), sqarojmë se, APP ka marrë vendimet përkatëse në përputhje me parashikimet ligjore të sipërcituara. Sjellim në vëmendje se, çdo e dhënë mbi këto vendime gjendet e publikuar në faqen e internetit të APP (www.app.gov.al), Seksioni “Transparenca”, ku jepet informacioni përkatës dhe referenca ligjore për të cilën është vendosur përjashtimi. Duke ju falenderuar, Koordinatori për të Drejtën e Informimit.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
25 |
04.03.2022 |
Pershendetje, Duke u bazuar ne rregullat dhe dispozitat ligjore per prokurimet publike, referuar Nenit 43 te VKM Nr. 285, datë 19.5.2021, ju lutem nese keni mundesi per nje sqarim interpretimi ne zbatim te keti Neni: - A mundet te marre pjese ne nje gare prokurimi publik nje Operator Ekonomik i cili ka vetem nje vit te plote kalendarik qe ushtron veprimtari tregtare, duke plotesuar edhe kushtin per xhiro vjetore deri ne 40% te fondit limit, por qe e ka filluar aktivitetin vetem vitin e fundit e plote paraardhesë Ju faleminderit, |
17.03.2022 |
Përshëndetje, Në lidhje me pyetjen tuaj sa i përket: “Duke u bazuar ne rregullat dhe dispozitat ligjore per prokurimet publike, referuar Nenit 43 te VKM Nr. 285, datë 19.5.2021, ju lutem nese keni mundesi per nje sqarim interpretimi ne zbatim te ketij Neni: - A mundet te marre pjese ne nje gare prokurimi publik nje Operator Ekonomik i cili ka vetem nje vit te plote kalendarik qe ushtron veprimtari tregtare, duke plotesuar edhe kushtin per xhiro vjetore deri ne 40% te fondit limit, por qe e ka filluar aktivitetin vetem vitin e fundit e plote paraardhesë”.
Ju informojmë se: Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron kompetencat e saj sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Sa i takon pyetjes së parashtruar, sqarojmë se: Në nenin 77/1 të LPP parashikohet se: “Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë kërkesat për kualifikim për operatorët ekonomikë bazuar në: a) përshtatshmërinë për të kryer veprimtarinë profesionale; b) gjendjen ekonomike dhe financiare; c) aftësinë teknike dhe profesionale…”. Në nenin 43/1/3 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar(në vijim “VKM”), përcaktohet se: "1. Autoriteti/enti kontraktor, për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, kërkon kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar nga operatori ekonomik, për një periudhë maksimumi deri në 3 (tre) vitet e fundit financiare. 3. Kërkesa për plotësimin e kapaciteteve financiare konsiderohet e përmbushur nëse operatorët ekonomikë arrijnë vlerën e xhiros minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga autoriteti/enti kontraktor”. Referuar parashikimeve të mësipërme ligjore, për autoritetin ose entin kontraktor është i rëndësishëm që për realizimin e objektit të prokurimit, të provojë ndër të tjera, kapacitetet ekonomiko-financiare të ofertuesve, për këtë qëllim kërkon një kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar, nga këta të fundit, për një periudhë maksimumi deri në 3 (tre) vitet e fundit financiare. Ndërsa, në pikën 3 të këtij neni parashikohet se, kërkesa për plotësimin e kapaciteteve financiare konsiderohet e përmbushur nëse operatorët ekonomikë arrijnë vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga autoriteti ose enti kontraktor. Në këtë kuptim, çdo operator ekonomik, i cili plotëson kushtet e nenit 43/3 të VKM, mund të marrë pjesë në një procedurë prokurimi. Duke ju falenderuar, Koordinatri për të Drejtën e Informimit.
|
Elektronikishte |
0 |
|||||||||||||||
26 |
06.04.2022 |
A ka aktualisht në zbatim një reformë/pakete të re në prokurim pas gjetjeve të raportuara nga Kryeministria vitin e shkuar se 70% e prokurimeve ishin me probleme në hartimin e kritereve? Nëse po në cfarë faze është kjo reformë dhe në cfarë konsiston? Cfarë po bën APP për të minimizuar problematikat në prokurimet publike? Sa masa disiplinorë ka vendosur APP përgjatë vitit 2021 dhe 2022 për zyrtarë të cilët kanë kryer shkelje në prokurime? Cilat janë institucionet apo autoritetet kontraktuese të cilat kanë devijuar më së shumti prej rekomandimeve të dhëna prej APP për prokurimet?
|
16.04.2022 |
Në përgjigje të memos Nr. 2541 Prot., datë 11.04.2022, në lidhje me pyetjet e parashtruara nga Z. Merxhan Daci, sa i takon detyrave funksionale të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Kontratave, sqarojmë si më poshtë vijon: Sa i takon pyetjeve të parashtruar se “Cfarë po bën APP për të minimizuar problematikat në prokurimet publike?” dhe “Cilat janë institucionet apo autoritetet kontraktuese të cilat kanë devijuar më së shumti prej rekomandimeve të dhëna prej APP për prokurimet?”, ju bëjmë me dije se në bazë të nenit 23 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, dhe nenit 78 të VKM Nr. 285, datë 19.5.2021, i ndryshuar, APP në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale, që lidhen me asistencën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktore në lidhje me dokumentat e tenderit, ka vijuar punën për asistimin e procedurave të shpallura, si dhe i është pëgjigjur në kohë nevojave të autoriteteve kontraktore për asistencë paraprake, duke dërguar rekomandimet përkatëse pranë autoriteteve kontraktore përgjegjëse, me qëllim garantimin e mirëzbatimit të legjislacionit në fuqi, minimizimin e rasteve që cënojnë konkurrencën dhe që sjellin kufizimin e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit, si dhe rritjen e eficencës në prokurimin e fondeve publike. Sjellim në vëmendje se, të dhënat mbi asistencat dhe këshillimet e autoritetetve kontraktore, gjendet e publikuar në faqen e internetit të APP (www.app.gov.al), Seksioni “Rreth nesh/Analizat Vjetore”, ku jepet informacioni përkatës.
|
Elektronikishte |
0 |
|||||||||||||||
27 |
06.04.2022 |
A ka aktualisht në zbatim një reformë/pakete të re në prokurim pas gjetjeve të raportuara nga Kryeministria vitin e shkuar se 70% e prokurimeve ishin me probleme në hartimin e kritereve? Nëse po në cfarë faze është kjo reformë dhe në cfarë konsiston? Cfarë po bën APP për të minimizuar problematikat në prokurimet publike? Sa masa disiplinorë ka vendosur APP përgjatë vitit 2021 dhe 2022 për zyrtarë të cilët kanë kryer shkelje në prokurime? Cilat janë institucionet apo autoritetet kontraktuese të cilat kanë devijuar më së shumti prej rekomandimeve të dhëna prej APP për prokurimet? |
16.04.2022 |
Në përgjigje të memos Nr. 2541 Prot., datë 11.04.2022, në lidhje me pyetjet e parashtruara nga Z. Merxhan Daci, sa i takon detyrave funksionale të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Kontratave, sqarojmë si më poshtë vijon: Sa i takon pyetjeve të parashtruar se “Cfarë po bën APP për të minimizuar problematikat në prokurimet publike?” dhe “Cilat janë institucionet apo autoritetet kontraktuese të cilat kanë devijuar më së shumti prej rekomandimeve të dhëna prej APP për prokurimet?”, ju bëjmë me dije se në bazë të nenit 23 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, dhe nenit 78 të VKM Nr. 285, datë 19.5.2021, i ndryshuar, APP në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale, që lidhen me asistencën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktore në lidhje me dokumentat e tenderit, ka vijuar punën për asistimin e procedurave të shpallura, si dhe i është pëgjigjur në kohë nevojave të autoriteteve kontraktore për asistencë paraprake, duke dërguar rekomandimet përkatëse pranë autoriteteve kontraktore përgjegjëse, me qëllim garantimin e mirëzbatimit të legjislacionit në fuqi, minimizimin e rasteve që cënojnë konkurrencën dhe që sjellin kufizimin e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit, si dhe rritjen e eficencës në prokurimin e fondeve publike. Sjellim në vëmendje se, të dhënat mbi asistencat dhe këshillimet e autoritetetve kontraktore, gjendet e publikuar në faqen e internetit të APP (www.app.gov.al), Seksioni “Rreth nesh/Analizat Vjetore”, ku jepet informacioni përkatës. |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
28 |
10.05.2022 |
Me date 24.12.2021 me eshte sekuestruar aparati celular i markes Iphone XR, nr modeli MT3N2LL/A, dhe IMEI 357346097718007, nr tel 0685631182 dhe kod 041019., si prove materiale ne lidhje me RG Capital. Kerkoj te di se cpo behet me celularin tim, pasi po behen 5 muaj dhe ende asnje informacion. Ju lutem na ktheni nje pergjigje se kur mund ti marrim serish celularet. Do pres per nje pergjigje nga ju. Faleminderit paraprakisht! |
26.05.2022 |
Pershendetje, Ne lidhje me kerkesen tuaj s ai perket: Me date 24.12.2021 me eshte sekuestruar aparati celular i markes Iphone XR, nr modeli MT3N2LL/A, dhe IMEI 357346097718007, nr tel 0685631182 dhe kod 041019., si prove materiale ne lidhje me RG Capital. Kerkoj te di se cpo behet me celularin tim, pasi po behen 5 muaj dhe ende asnje informacion. Ju lutem na ktheni nje pergjigje se kur mund ti marrim serish celularet. Do pres per nje pergjigje nga ju. Faleminderit paraprakisht! Ju informojmë se Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron kompetencat e saj bazuar në parashikimet e Ligjit Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Sa më sipër nuk është tagër i APP informacioni që ju kërkoni, ndaj duhet ti drejtoheni institucionit përkatës. Faleminderit dhe punë të mbarë! |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
29 |
10.05.2022 |
Me date 24.12.2021 me eshte sekuestruar aparati celular i markes Iphone XR, nr modeli MT3N2LL/A, dhe IMEI 357346097718007, nr tel 0685631182 dhe kod 041019., si prove materiale ne lidhje me RG Capital. Kerkoj te di se cpo behet me celularin tim, pasi po behen 5 muaj dhe ende asnje informacion. Ju lutem na ktheni nje pergjigje se kur mund ti marrim serish celularet. Do pres per nje pergjigje nga ju. Faleminderit paraprakisht! |
26.05.2022 |
Pershendetje, Ne lidhje me kerkesen tuaj s ai perket: Me date 24.12.2021 me eshte sekuestruar aparati celular i markes Iphone XR, nr modeli MT3N2LL/A, dhe IMEI 357346097718007, nr tel 0685631182 dhe kod 041019., si prove materiale ne lidhje me RG Capital. Kerkoj te di se cpo behet me celularin tim, pasi po behen 5 muaj dhe ende asnje informacion. Ju lutem na ktheni nje pergjigje se kur mund ti marrim serish celularet. Do pres per nje pergjigje nga ju. Faleminderit paraprakisht! Ju informojmë se |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
30 |
26.05.2022 |
Në bazë të ligjit nr. 119/2014 për të drejtën e informimit, kërkojmë si informacion: 1. Për kontratat e kompanisë “ARKONSTUDIO” shpk me numër: (REF-44403-11-21-2019), (REF-92555-11-02-2018), (REF-92590-11-02-2018), (REF-75935-06-21-2018), (REF-66799-05-03-2018), "08- Specifikimet Teknike..._.docx", "DOKUMENTAT_STANDARDE_TË_PROCEDURËS_SË_HAPUR_PUNË .pdf" dhe “dokumenta standarte” të tenderit të cilat afishohen tek Open Data Albania gjatë kohës që ndodh konkurrimi i operatorëve ekonomikë. 2. Për tenderat e kompanisë “4 A-M” shpk me numër (REF-74379-03-28-2017), (REF-23261-08-07-2017), (REF-75725-06-20-2018) do ju lutesha të më dërgonit “dokumentat standarte” të tenderit të cilat afishohen gjatë kohës që ndodh konkurrimi tek Open Data Albania. 3. Për tenderat e kompanisë “Inerti” shpk (numër nipti J66926804L) me numër (REF-26239-09-12-2017), (REF-26239-09-12-2017) tek “dokumentat standarte” të cilat afishohen tek Open Data Albania. 4. Për tenderat e kompanisë "COMPANY RIVIERA 2008" shpk me numër (REF-02494-04-04-2017), (REF-55038-03-26-2020) te "dokumentat standarte" dhe te "Preventivi" të cilat afishohen te Open Data Albania gjatë garës për tenderin. 5. Për tenderat e kompanisë "ZDRAVO" shpk me numër (REF-08294-04-21-2017), (REF-66374-02-01-2017), (REF-70413-03-03-2017) “dokumentat standarte” të cilat afishohen te Open Data Albania. Shënim: Janë materiale të cilat Agjencia e Prokurimit Publik i ka patur sepse përpilohen nga Autoriteti Kontraktor dhe janë publike por që me kalimin e kohës janë bërë të paaksesueshme tek Open Data Albania pasi serverat kanë pësuar dëme para disa vitesh. Do ju lutesha të mi nisnit në e-mail, ju faleminderit paraprakisht!
|
06.06.2022 |
Përshëndetje z. Kullau, Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, APP ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohet nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Nga verifikimet e bëra në Sistemin e Prokurimit Elektronik, rezulton se procedurat e prokurimit të cituar në kërkesën tuaj ndodhen në Sistemin e Arkivës së Re Elektronike. Sa më sipër, Referuar Udhëzimit Nr. 7 “Për mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit me mjete elektronike”, pika 2 “Detyrat dhe funksionalitetet për “Administratori i Sistemit” për autoritetin/entin kontraktor”, këto procedura mund të aksesohen me anë të një llogarie në rolin “Auditues” të krijuar nga administratori i autoritetit kontraktor, ku tek faza “Dokumentat e Tenderit” mund të aksesohet seti i dokumenteve standarte të tenderit në sistem. Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar në lidhje me dokumentet standarte të tenderit për procedurat e prokurimit të cituar në kërkesë, ju duhet t’i drejtohet autoriteteve kontraktore përkatëse që kanë zhvilluar procedurat e prokurimit. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Koordinatori për të Drejtën e Informimit!
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
31 |
22.06.2022 |
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 187 të vitit 2020, aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprat penale të parashikuara në nenin 258 dhe 248 të Kodit Penal, në ngarkin të Z. xxxxx etj. Objekt hetimi është procedura për dhënien e koncensionit/partneritetit publik privat për “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimin e mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimit të energjisë”, sipas Urdhrit të Ministrit të Mjedisit Nr. 751, datë 25.11.2015. Sipas prokurës së posaçme Nr. 213 Rep., Nr. 51 Kol, datë 22.04.2022, jam emëruar përfaqësues të personit nën hetim Z. Pëllumb Abashi, me të drejta të plota përfaqësimi në hetimet paraprake dhe gjykimin eventual të çështjes prenale ndaj tij. Në mbështetje të ligjit Nr. 199/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, ju drejtohemi me kërkesë për informacion, lidhur me punonjësit e Ministrisë së Mjedisit, të pajisur me llogari elektronike nga APP për vitin 2016”. |
01.07.2022 |
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), mori në shqyrtim shkresën tuaj protokolluar në institucion me Nr. 4254 Prot., datë 13.06.2022 me objekt: Kërkesë për Informacion.
Përsa keni kërkuar, në lidhje: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 187 të vitit 2020, aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprat penale të parashikuara në nenin 258 dhe 248 të Kodit Penal, në ngarkin të Z. Pëllumb Abeshi etj. Objekt hetimi është procedura për dhënien e koncensionit/partneritetit publik privat për “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimin e mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimit të energjisë”, sipas Urdhrit të Ministrit të Mjedisit Nr. 751, datë 25.11.2015. Sipas prokurës së posaçme Nr. 213 Rep., Nr. 51 Kol, datë 22.04.2022, jam emëruar përfaqësues të personit nën hetim Z. Pëllumb Abashi, me të drejta të plota përfaqësimi në hetimet paraprake dhe gjykimin eventual të çështjes prenale ndaj tij. Në mbështetje të ligjit Nr. 199/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, ju drejtohemi me kërkesë për informacion, lidhur me punonjësit e Ministrisë së Mjedisit, të pajisur me llogari elektronike nga APP për vitin 2016 Ju bëjmë me dije se, referuar Udhëzimit nr. 12, datë 22.05.2015 "Për krijimin e llogarive të përdoruesve nga administratori i sistemit" krijimi i llogarive të përdoruesve me role të caktuara në sistemit bëhen nga administatori i sistemit të autoritetit përkatës.
Administratori i Sistemit për autoritetin/entin kontraktor me anë të llogarisë së “Administratorit të Sistemit” mund të: Krijojë llogaritë e përdoruesit për anëtarët e njësisë së prokurimit, Krijojë llogaritë e përdoruesit të KVO, Krijojë llogaritë e përdoruesit për audituesin, Administratori i autoriteti kontraktor bën të mundur administrimin e llogarive të sipërcituara. Në këto kushte, duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor për informacionin e kërkuar. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
32 |
23.06.2022 |
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron kompetencat e saj sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”) si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në nenin 55/5 “Procedurë e hapur e thjeshtuar” të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, përcaktohet se: “Shqyrtimi i ofertave duhet të bëhet jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga dorëzimi i ofertave”. Pra, referuar këtij parashikimi ligjor, në procedurën e hapur e thjeshtuar autoriteti kontraktor duhet të mbyllë procesin e vlerësimit të ofertave brenda 5 ditëve nga hapja e ofertave. Në nenin 96/1 të LPP përcaktohen afatet e pritjes, të cilave autoriteti kontraktor duhet t’i referohet në momentin që do të vijojë me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik të shpallur fitues në një procedurë konkrete prokurimi. Në pikën 2 të po këtij neni përcaktohet se: “Periudha e pritjes, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, nuk zbatohet: a) në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës; b) në rastin e procedurave me një ofertues të vetëm, i cili është kualifikuar dhe shpallur fitues; c) në rastin e kontratave të lidhura në bazë të një marrëveshje kuadër apo të një blerjeje në sistemin dinamik”. Në kërkesën për sqarim, nuk jepen detaje të ecurisë së procedurës konkrete të prokurimit, pra kur është mbyllur procesi i vlerësimit dhe si ka qenë pjesëmarrja dhe kualifikimi i operatorëve ekonomikë. Pavarësisht kësaj, referuar parashikimeve të sipërcituara, nëse autoriteti kontraktor mbyll procesin e vlerësimit të ofertave në datën e hapjes së ofertave dhe rezulton të ketë patur vetëm një ofertues pjesëmarrës, i cili ka rezultuar i suksesshëm në përfundim të këtij procesi, atëherë autoriteti kontraktor nuk ka detyrim të presë afatet e ankimimit, por vijon me publikimin e fituesit në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Në këtë kuptim, nëse, brenda harkut kohor të cituar në shkresë, është publikuar fituesi, pasi autoriteti kontraktor mund të jetë ndodhur në kushtet e sipërcituara ligjore, atëherë ky i fundit ka qenë i lirë të nënshkruajë kontratën për procedurën e prokurimit në fjalë. Duke ju falenderuar, |
04.07.2022 |
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron kompetencat e saj sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”) si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Në nenin 55/5 “Procedurë e hapur e thjeshtuar” të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, përcaktohet se: “Shqyrtimi i ofertave duhet të bëhet jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga dorëzimi i ofertave”.
Pra, referuar këtij parashikimi ligjor, në procedurën e hapur e thjeshtuar autoriteti kontraktor duhet të mbyllë procesin e vlerësimit të ofertave brenda 5 ditëve nga hapja e ofertave.
Në nenin 96/1 të LPP përcaktohen afatet e pritjes, të cilave autoriteti kontraktor duhet t’i referohet në momentin që do të vijojë me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik të shpallur fitues në një procedurë konkrete prokurimi. Në pikën 2 të po këtij neni përcaktohet se: “Periudha e pritjes, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, nuk zbatohet: a) në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës; b) në rastin e procedurave me një ofertues të vetëm, i cili është kualifikuar dhe shpallur fitues; c) në rastin e kontratave të lidhura në bazë të një marrëveshje kuadër apo të një blerjeje në sistemin dinamik”. Në kërkesën për sqarim, nuk jepen detaje të ecurisë së procedurës konkrete të prokurimit, pra kur është mbyllur procesi i vlerësimit dhe si ka qenë pjesëmarrja dhe kualifikimi i operatorëve ekonomikë. Pavarësisht kësaj, referuar parashikimeve të sipërcituara, nëse autoriteti kontraktor mbyll procesin e vlerësimit të ofertave në datën e hapjes së ofertave dhe rezulton të ketë patur vetëm një ofertues pjesëmarrës, i cili ka rezultuar i suksesshëm në përfundim të këtij procesi, atëherë autoriteti kontraktor nuk ka detyrim të presë afatet e ankimimit, por vijon me publikimin e fituesit në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Në këtë kuptim, nëse, brenda harkut kohor të cituar në shkresë, është publikuar fituesi, pasi autoriteti kontraktor mund të jetë ndodhur në kushtet e sipërcituara ligjore, atëherë ky i fundit ka qenë i lirë të nënshkruajë kontratën për procedurën e prokurimit në fjalë.
Duke ju falenderuar,
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
33 |
06.09.2022 |
Lidhur me sa keni kërkuar në shkresën tuaj, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat e saj në bazë dhe në zbatim të LPP. Në nenin 23, gërma “ç” të LPP përcaktohet se: “Agjencia e Prokurimit Publik për përmbushjen e detyrave të saj jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik”. 1. Lidhur me pyetjen tuaj, mbi dokumentat e operatorëve ekonomikë që keni të drejtë të kërkoni që t’ju vihen në dispozicion, me qëllim ushtrimin e të drejtës së ankimit, duke qenë se, në mungesë të këtij informacioni nuk mund ta ushtroni të drejtën e ankimit, sqarojmë se: Në nenin 81 të LPP, pika 1 dhe 3, parashikohet se: “1. Informacioni dhe dokumentacioni i administruar sipas nenit 99 të këtij ligji, i vihet në dispozicion çdo personi të interesuar, palë në proces, me kërkesë të tij, pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave. Autoriteti ose enti kontraktor është i detyruar të vërë në dispozicion informacionin brenda 5 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. 3. Pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga ky nen, autoritetet ose entet kontraktore mund të mos bëjnë publike disa nga informacionet e parashikuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nëse një gjë e tillë vjen në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave ose cenon interesin publik apo interesat ligjore dhe ekonomike të palëve, ose pengon konkurrencën e drejtë. Nëse disa pjesë të ofertës së operatorëve ekonomikë deklarohen si konfidenciale, atëherë këto dokumente nuk do të vihen në dispozicion të kërkuesve”. Në nenin 16, pika 1 të LPP, parashikohet se: “Një operator ekonomik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, mund të mos bëjë publik ose shpërndajë informacione të caktuara, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje”. Ndërkohë, referuar parashikimeve të pikës 3, të nenit 16 të LPP, operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë dhe informacione të tjera që duhet të bëhen publike ose që nuk janë konfidenciale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po kështu, sipas parashikimeve të nenit 28, pika 1 të VKM Nr. 285, date 19.05.2021 “Per miratimin e rregullave te prokurimit publik”, të ndryshuar (në vijim “VKM”), përcaktohet se: “Nëpërmjet listës së informacionit konfidencial, kandidati/ofertuesi deklaron informacionin ose dokumentet që kërkon të mbahet konfidencial dhe argumentet për këtë..”. Për këtë qëllim, në setin e Dokumentave Standarde të Tenderit për mallra/punë/shërbime është parashikuar Shtojca “Lista e Informacionit Konfidencial”, e cila duhet të plotësohet nga operatori ekonomik dhe paraqitet nga ky i fundit, si pjesë e ofertës së tij, nëse është rasti. Në kuptim të dispozitave të mësipërme ligjore, autoriteti kontraktor është i detyruar të vërë në dispozicion të çdo personi të interesuar, kopje të informacionit/dokumentacionit të administruar, sipas përcaktimeve të nenit 99 të LPP, me përjashtim të informacionit që operatori ka etiketuar konfidencial, sipas shtojcës që paraqet si pjesë e ofertës së tij. 2. Sa i takon pyetjes, mbi formën që duhet të ketë kërkesa për informacion/dokumentacion, nëse kjo e fundit duhet të paraqitet me shkrim apo në formë elektronike, sqarojmë se: Referuar parashikimeve të pikës 1 të nenit 81, çdo personi të interesuar palë në proces, i njihet e drejta që pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave, me anë të një kërkese mund t’i vihet në dispozicion informacioni dhe dokumentacioni i administruar, sipas nenit 99 të këtij ligji. Ndërkohë që, në nenin 17, pika 1 të LPP, parashikohet që, i gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit në zbatim të LPP, kryhen duke përdorur mjetet elektronike të komunikimit. 3. Sa i takon pyetjes se, si mund të shfrytëzohet e drejta e ankimit dhe e argumentave mbrojtës në rastin e ankesave nga operatorët e tjerë, nëse nuk ka transparencë lidhur me dokumentat e ngarkuara në sistem nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, sqarojmë se: Sikurse theksuam më lart, legjislacioni i prokurimit publik në fuqi, njeh të drejtën e marrjes së informacionit të administruar nga çdo person i interesuar, si dhe përcakton detyrimin e autoritetit kontraktor që t’i vërë në dispozicion informacionin këtij personi, brenda afateve të përcaktuara në ligj. Nëse autoriteti kontraktor, nuk ju përgjigjet kërkesës tuaj, atëherë ju mund të ushtroni të drejtën e ankimimit, sipas afateve të përcaktuara në 110 të LPP. 4. Lidhur me pyetjen tuaj se, cilat janë hapat që duhet të ndjekë operatori juaj ekonomik, në rast të mungesës së përgjigjes nga autoritetet kontraktore për vënien në dispozicion të dokumentave të administruara, sipas nenit 99 të LPP dhe, nëse zbatohen dispozitat e Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” në këtë rast, sqarojmë se: Sikurse sqaruam edhe më sipër, në rast të mosvënies në dispozicion të informacionit dhe dokumentacionit, sipas parashikimeve të nenit 81 të LPP, atëherë operatori juaj ekonomik, i cili është cënuar nga një veprim i autoritetit kontraktor, mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit, sipas afateve të përcaktuara në nenin 110 të LPP. Nga ana tjetër, në rast të mosveprimit të autoritetit kontraktor në drejtim të dhënies së informacionit të kërkuar, vlerësojmë se, operatori ekonomik duhet t’i referohet legjislacionit në fuqi, përfshirë këtu edhe Ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
|
19.06.2022 |
Lidhur me sa keni kërkuar në shkresën tuaj, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat e saj në bazë dhe në zbatim të LPP. Në nenin 23, gërma “ç” të LPP përcaktohet se: “Agjencia e Prokurimit Publik për përmbushjen e detyrave të saj jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik”. 1. Lidhur me pyetjen tuaj, mbi dokumentat e operatorëve ekonomikë që keni të drejtë të kërkoni që t’ju vihen në dispozicion, me qëllim ushtrimin e të drejtës së ankimit, duke qenë se, në mungesë të këtij informacioni nuk mund ta ushtroni të drejtën e ankimit, sqarojmë se: Në nenin 81 të LPP, pika 1 dhe 3, parashikohet se: “1. Informacioni dhe dokumentacioni i administruar sipas nenit 99 të këtij ligji, i vihet në dispozicion çdo personi të interesuar, palë në proces, me kërkesë të tij, pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave.
Autoriteti ose enti kontraktor është i detyruar të vërë në dispozicion informacionin brenda 5 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. 3. Pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga ky nen, autoritetet ose entet kontraktore mund të mos bëjnë publike disa nga informacionet e parashikuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nëse një gjë e tillë vjen në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave ose cenon interesin publik apo interesat ligjore dhe ekonomike të palëve, ose pengon konkurrencën e drejtë. Nëse disa pjesë të ofertës së operatorëve ekonomikë deklarohen si konfidenciale, atëherë këto dokumente nuk do të vihen në dispozicion të kërkuesve”. Në nenin 16, pika 1 të LPP, parashikohet se: “Një operator ekonomik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, mund të mos bëjë publik ose shpërndajë informacione të caktuara, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje”. Ndërkohë, referuar parashikimeve të pikës 3, të nenit 16 të LPP, operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë dhe informacione të tjera që duhet të bëhen publike ose që nuk janë konfidenciale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po kështu, sipas parashikimeve të nenit 28, pika 1 të VKM Nr. 285, date 19.05.2021 “Per miratimin e rregullave te prokurimit publik”, të ndryshuar (në vijim “VKM”), përcaktohet se: “Nëpërmjet listës së informacionit konfidencial, kandidati/ofertuesi deklaron informacionin ose dokumentet që kërkon të mbahet konfidencial dhe argumentet p?r k?t?..”. Për këtë qëllim, në setin e Dokumentave Standarde të Tenderit për mallra/punë/shërbime është parashikuar Shtojca “Lista e Informacionit Konfidencial”, e cila duhet të plotësohet nga operatori ekonomik dhe paraqitet nga ky i fundit, si pjesë e ofertës së tij, nëse është rasti. Në kuptim të dispozitave të mësipërme ligjore, autoriteti kontraktor është i detyruar të vërë në dispozicion të çdo personi të interesuar, kopje të informacionit/dokumentacionit të administruar, sipas përcaktimeve të nenit 99 të LPP, me përjashtim të informacionit që operatori ka etiketuar konfidencial, sipas shtojcës që paraqet si pjesë e ofertës së tij. 2. Sa i takon pyetjes, mbi formën që duhet të ketë kërkesa për informacion/dokumentacion, nëse kjo e fundit duhet të paraqitet me shkrim apo në formë elektronike, sqarojmë se: Referuar parashikimeve të pikës 1 të nenit 81, çdo personi të interesuar palë në proces, i njihet e drejta që pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave, me anë të një kërkese mund t’i vihet në dispozicion informacioni dhe dokumentacioni i administruar, sipas nenit 99 të këtij ligji. Ndërkohë që, në nenin 17, pika 1 të LPP, parashikohet që, i gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit në zbatim të LPP, kryhen duke përdorur mjetet elektronike të komunikimit. 3. Sa i takon pyetjes se, si mund të shfrytëzohet e drejta e ankimit dhe e argumentave mbrojtës në rastin e ankesave nga operatorët e tjerë, nëse nuk ka transparencë lidhur me dokumentat e ngarkuara në sistem nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, sqarojmë se: Sikurse theksuam më lart, legjislacioni i prokurimit publik në fuqi, njeh të drejtën e marrjes së informacionit të administruar nga çdo person i interesuar, si dhe përcakton detyrimin e autoritetit kontraktor që t’i vërë në dispozicion informacionin këtij personi, brenda afateve të përcaktuara në ligj. Nëse autoriteti kontraktor, nuk ju përgjigjet kërkesës tuaj, atëherë ju mund të ushtroni të drejtën e ankimimit, sipas afateve të përcaktuara në 110 të LPP. 4. Lidhur me pyetjen tuaj se, cilat janë hapat që duhet të ndjekë operatori juaj ekonomik, në rast të mungesës së përgjigjes nga autoritetet kontraktore për vënien në dispozicion të dokumentave të administruara, sipas nenit 99 të LPP dhe, nëse zbatohen dispozitat e Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” në këtë rast, sqarojmë se: Sikurse sqaruam edhe më sipër, në rast të mosvënies në dispozicion të informacionit dhe dokumentacionit, sipas parashikimeve të nenit 81 të LPP, atëherë operatori juaj ekonomik, i cili është cënuar nga një veprim i autoritetit kontraktor, mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit, sipas afateve të përcaktuara në nenin 110 të LPP. Nga ana tjetër, në rast të mosveprimit të autoritetit kontraktor në drejtim të dhënies së informacionit të kërkuar, vlerësojmë se, operatori ekonomik duhet t’i referohet legjislacionit në fuqi, përfshirë këtu edhe Ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
|
Elektronikishte |
0 |
|||||||||||||||
34 |
24.10.2022 |
Baza ligjore: -Neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. -Ligji nr. 119/2014 për të drejtën e informimit. Kërkoi të më vini në dispozicion një kopje të të gjithë njoftimeve për shpalljen fituese të kompanisë DESARET COMPANY, me nipit K01816001J, në procedurat tenderuese, gjatë periudhës 1999-2002 dhe periudhës 2009-2018. Një kopje të të gjitha kontratave që institucionet publike kanë lidhur me kompaninë DESARET COMPANY, me nipit K01816001J, gjatë periudhës 1999-2002 dhe periudhës 2009-2018
|
02.11.2022 |
Përshëndetje,
Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues dhe vlerën e fituesit.
Gjithashtu ju sqarojmë se, procedurat e prokurimit zhvillohen me mjete elektronike, pra në sistemin e prokurimit elektronik duke nisur nga viti 2009, sipas parashikimeve të VKM Nr.45, datë 21.01.2009 “Për kryerjen e procedurave ne menyre elektronike”. Në këtë kuptim, APP nuk i disponon të dhëna mbi njoftimet për shpalljen fituese të kompanisë “DESARET COMPANY” me NIPT K01816001J, për periudhën 1999-2002. Ndërkohë, për këtë periudhë, njoftimet e fituesit mund ti gjeni në Buletinet e Njoftimeve Publike përpara vitit 2008, kopje te të cilave gjenden në Biblotekën Kombëtare.
Njoftimet e procedurave publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, ju sqarojmë se, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese.
Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit:
a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP.
Gjithashtu, përsa keni kërkuar në lidhje me kontratat e lidhura, duhet t’i drejtoheni autoriteteve kontraktore përkatëse që kanë lidhur kontratën me kompaninë “DESARET COMPANY”.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin! |
Elekronikisht |
0 |
|||||||||||||||
35 |
31.10.2022 |
Përshëndetje. Ju lutem gjeni mëposhtë emrat e subjekteve edhe numrin unik të identifikimit të subjektit. Kërkoj informacion për procedurat tenderuese ku janë shpallur fitues nga viti 2013 - 2022.
Nipti: J71413001L Emri i Subjektit: TV KLAN Nipti: K42317010E Emri i Subjektit: SATELIT SH.A Nipti: K01913002F Emri i Subjektit: PORTAT E FATIT Nipti: K51929001N Emri i Subjektit: M E D I A 66 Nipti: M21912053B Emri i Subjektit: IREA.AL Nipti: L91909020Q Emri i Subjektit: AS CONSTRUCTION Nipti: K72214001N Emri i Subjektit: AN.NIK Nipti: L61810012B Emri i Subjektit: ALIAS DEVELOPMENT Nipti: L71605063O Emri i Subjektit: ALBANIA 2017
Nipti: K71728006V Emri i Subjektit: PROMO Nipti: L31330008J Emri i Subjektit: PRO IMAGE
Nipti: L51817008H Emri i Subjektit: MTSC Nipti: L61411008M Emri i Subjektit: Carlo Bollino
Nipti: L12121014C Emri i Subjektit: FFM Group Nipti: L41607046I Emri i Subjektit: 4B Communications
Nipti: L42417011Q Emri i Subjektit: NEWSBOMB Nipti: L61808003P Emri i Subjektit: NEWSPORT Nipti: L12122018Q Emri i Subjektit: Shqiptarja.com
Nipti: M21803025R Emri i Subjektit: Anima 08 Nipti: L22809205A Emri i Subjektit: FRANKO 94 Nipti: M11613006I Emri i Subjektit: Gazeta Shqip Online Nipti: M11612033A Emri i Subjektit: KUDOPAY Nipti: K42301010Q Emri i Subjektit: My Music Nipti: K91811014B Emri i Subjektit: PLUS COMMUNICATION Nipti: L91616040K Emri i Subjektit: PUBLIALB Nipti: L12128001G Emri i Subjektit: SARAS Nipti: K62406002J Emri i Subjektit: SELITA – 06 Nipti: K61528011E Emri i Subjektit: SHQIP Nipti: M11613001O Emri i Subjektit: Top News Nipti: K12007002U Emri i Subjektit: TOP CHANNEL
Nipti: K91816015L Emri i Subjektit: "PEGASOS" Nipti: J61824112G Emri i Subjektit: ALBECORP Nipti: J81929001P Emri i Subjektit: ALBKIN Nipti: J91912003Q Emri i Subjektit: ALCO – SYSTEMS Nipti: K01722001N Emri i Subjektit: ALPTURIST Nipti: K11919002N Emri i Subjektit: E R J O N I Nipti: K33315201I Emri i Subjektit: EGNATIA GROUP Nipti: K61822002H Emri i Subjektit: EURO - TIRANA STUDIO Nipti: L41702005T Emri i Subjektit: FAB – GROUP Nipti: L11618006J Emri i Subjektit: FOCUS GROUP Nipti: J81813004C Emri i Subjektit: HYSENBELLIU Nipti: L51610033Q Emri i Subjektit: HYSENBELLIU GROUP Nipti: K81511022F Emri i Subjektit: Independent Nipti: K22112005E Emri i Subjektit: PANORAMA GROUP Nipti: K92428007B Emri i Subjektit: W. ELEKTRIK
Nipti: K01414003D Emri i Subjektit: MEDIA VIZION Nipti: K21916802B Emri i Subjektit: INTER-GAZ SHA Nipti: J91817002H Emri i Subjektit: INER Nipti: K72208033U Emri i Subjektit: ILIRIA DEVELOPMENT Nipti: K81426028K Emri i Subjektit: ILIRIA DEVELOPMENT 2 Nipti: K81602002S Emri i Subjektit: D & L ADMINISTRIM Nipti: K81602049K Emri i Subjektit: CONCORD INVESTMENT Nipti: K51311006O Emri i Subjektit: C O N D O R Nipti: K62115018I Emri i Subjektit: ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS Nipti: J62207004A Emri i Subjektit: ALBA – BETON
Nipti: M02417013G Emri i Subjektit: Vox Agency Nipti: L57104208O Emri i Subjektit: Endrit Habilaj
Mbetemi në kontrakt! Faleminderit.
|
14.10.2022 |
Pershendetje, Lidhur me sa keni kërkuar ju sqarojmë se, së pari, baza ligjore së cilës ju i referoheni, konkretisht Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, rezulton se nuk është e saktë, pasi i referohet mbrojtjes së të dhënave personale dhe jo të drejtës së informimit. Thënë sa më sipër, ju informojmë se, lidhur me operatorët ekonomik për të cilët ju kërkoni informacion që janë shpallur fitues në procedurat e prokurimit publik, për periudhën 2013-2022 rezulton të jenë kompanitë: ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS dhe TV KLAN. Për shkak të volumit të të dhënave të kërkuara, APP me anë të Njoftimit Nr. 7886 Prot., datë 21.12.2021, në kuadër të programit të transparencës ka bërë të mundur publikimin e procedurave (Open data) në faqen zyrtare të APP, për të gjithë të interesuarit, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, ku gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues dhe vlerën e fituesit, konkretisht nga viti 2010 deri në vitin 2022.
Pasi të keni eksportuar në formatin .csv raportin, mund të kërkoni sipas NIPT të operatorit dhe do t’ju shfaqen të gjithë të dhënat e procedurave të prokurimit.
Gjithashtu, në Buletinin e Njoftimeve Publike në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, ku janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim publikohen të gjithë njoftimet që dërgohen për publikim nga Autoritetet Kontraktuese, përfshirë edhe njoftimet e fituesit.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
36 |
08.11.2022 |
“Në bazë të Ligji nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” si dhe ligjit Nr. 162 datë 23.12.2020 për Prokurimin Publik si dhe akteve nënligjore të këtij ligji si dhe ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe akteve ligjore për dokumentin elektronik, kërkoj të na vini në dispozicion periudhën ku Sistemi i Prokurimit Elektronik nuk ka qënë funksional për shkak të sulmeve kibernetike të ndodhura në periudhën 12.07.2022-28.07.2022”. |
21.11.2022 |
Sistemi i Prokuimit Elektronik, nuk është prekur nga sulmet kibernetike të ndodhura gjatë perjudhes se permendur me nga ju. Ndërkohë ju informojmë se me date 16.07.2022 rreth mesnate eshte hequr per arsye sigurie aksesimi nga jashte i sistemit dhe me date 17.07.2022 rreth paradites është aktivizuar perseri aksesimi i sistemit. |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
37 |
09.11.2022 |
Informacion ne lidhje me shtojcen e publikuar ne sistem nga Autoriteti Rrugor Shqiptar sa i perket procedure se prokurimit Kardhiq-Delvine |
17.11.2022 |
Në lidhje me informacion e kërkuar, përsa i përket: “Bazuar në ligjin për Informimin si dhe ligjin për avokatinë, lutemi më vini në dispozicion kërkesën për sqarim si dhe përgjigjen sqarim si dhe përgjigjen e dhënë nga Autoriteti Kontraktor (njësia e prokurimit) të botuar në www.app.gov.al përgjigje e cila parashikon se “mospërfundimi i 70% të fondit të prokuruar në kontrata aktuale me ARRSH do të ishte arsye për skualifikim për cdo operator që do të rezultonte me këtë problematikë”, në lidhje me procedurën e prokurimit me REF-19520-04-24-2019 dhe objekt “Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvinë, Loti 7” të zhvilluar nga ARRSH”, bashkëlidhur po ju vendosim në dispozicion kopje të informacionit në lidhje me komunikimin e autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik në sistemin e prokurimit elektronik, lidhur me procedurën e sipërcituar në format elektronik (DVD). |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
38 |
14.11.2022 |
Bazuar mbi Ligjin nr. 119/2014, i ndryshuar, kërkoj informacionin si poshtë vijon: Listën e plotë të kontratave të nëshkruara nga shoqëria FIRST sh.p.k me NIPT K82020002A gjatë periudhës 01/01/2013-31/10/2022 me cdo institucion buxhetor të cilat monitorohen nga APP, kopje të cdo kontrate së bashku me anekset nëse ka, si dhe në vecanti: Kopje të kontratave që FIRST sh.p.k ka patur me AKSHI-n |
22.11.2022 |
Në lidhje me sa keni kërkuar, sjellim në vëmendje se, APP i ushtron kompetencat e saj në bazë dhe zbatim të Ligjit Nr. 162 datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, (në vijim “LPP”) dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Bëjmë me dije se, sipas parashikimeve të nenit 23/f të LPP, APP menaxhon bazën e të dhënave të procedurave të prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, por nuk ka akses sa i takon administrimit të dokumentacionit të procedurave të prokurimit, që zhvillojnë autoritetet kontraktore. Ju sqarojmë se, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues dhe vlerën e fituesit. Ndërkohë, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP. Gjithashtu, përsa keni kërkuar në lidhje me kontratat e lidhura, duhet t’i drejtoheni autoriteteve kontraktore përkatëse që kanë lidhur kontratën me kompaninë “FIRST sh.p.k”.
|
Poste |
0 |
|||||||||||||||
39 |
14.11.2022 |
Bazuar mbi Ligjin nr. 119/2014, i ndryshuar, kërkoj informacionin si poshtë vijon: Listën e plotë të kontratave të nëshkruara nga shoqëria COMMUNICATIN PROGRES sh.p.k me NIPT K01625001C gjatë periudhës 01/01/2013-31/10/2022 me cdo institucion buxhetor të cilat monitorohen nga APP, kopje të cdo kontrate së bashku me anekset nëse ka, si dhe në vecanti: 1. Kopje të kontratave që COMMUNICATIN PROGRES sh.p.k ka patur me AKSHI-n Kopje të kontratave që COMMUNICATIN PROGRES sh.p.k ka patur me Bashkinë Tiranë |
22.11.2022 |
Në lidhje me sa keni kërkuar, sjellim në vëmendje se, APP i ushtron kompetencat e saj në bazë dhe zbatim të Ligjit Nr. 162 datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, (në vijim “LPP”) dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Bëjmë me dije se, sipas parashikimeve të nenit 23/f të LPP, APP menaxhon bazën e të dhënave të procedurave të prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik. Ju sqarojmë se, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues dhe vlerën e fituesit. Ndërkohë, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP. Ndërkohë, përsa keni kërkuar në lidhje me kontratat e lidhura, duhet t’i drejtoheni autoriteteve kontraktore përkatëse që kanë lidhur kontratën me kompaninë “COMMUNICATION PROGRESS sh.p.k”. |
Postare |
0 |
|||||||||||||||
40 |
19.01.2023 |
Ne respektim te Ligjit Nr. 119/2014 "Per te drejten e informimit", ju lutem gjeni si me poshte kerkesen: 1. Si institueioni pergjegjes per mbarevatjen e sistemit te prokurimit publik, sa eshte numri i procedurave konkuruese per sherbirne soeiale dhe sherbirme të tjera te vecanta, te shpallura ne sistemin elektronik të prokurimit publik gjate vitit 2022ë 2. Cila ka qene buxheti total i ketyre procedurave konkuruese per sherbime sociale dhe sherbime te tjera te veeantaë 3. Cilet kane qene autoritetet ose entetet kontraktore te cilat kane synuar te japin nje kontrate publike per keto lloj sherbimeshë Ju lutem siguroni nje liste te autoriteteve ose enteve kontraktore. 4. Sa oferues sherbirmesh jane shpallur fituesë Sa prej tyre jane organizata jofitimprureseë 5. Gjate vitit 2022, a ka patur procedura konkuruese te rezervuara per sherbirme te caktuara (ne linje me nenin 103 te Ligjit 162/2020 "Per prokurimin publik")ë 6. Nese po, cili ka qene buxheti total i ketyre procedurave te rezervuaraë Sa orgnaizata jofitirnprurese jane shpallur fitueseë Ju lutem, siguroni nje liste te ketyre organizatave. 7. Cilet kane qene autoritetet ose entet kontraktore te cilet kane kryer procedura te rezervuaraë Ju luterm siguroni nje liste te autoriteteve ose enteve kontraktore |
31.01.2022 |
Pershendetje, persa keni kerkuar ju informojme se: 1- Gjatë vitit 2022, është zhvilluar vetëm një procedurë sipas VKM. Nr 768 “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike”, e shpallur në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik. Kjo procedurë, ka patur si objekt prokurimi: “Filmimi, transmetimi live dhe media per Ekipet Sportive 2022”, me autoritet kontraktor Komitetin Olimpik Shqiptar. 2- Buxheti total përkatës për këtë procedurë ka qenë 40,113,896 Lekë. 3- Operatori fitues është përzgjedhur TIBO” SHPK, me vlerë 38,080,000 Lekë. Në cdo rast, të gjitha të dhënat për procedurat e prokurimit janë publike dhe për më shumë informacion adresohuni në këto link-e. · https://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik/ · https://www.app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/ · Agjencia e Prokurimit Publik - Njoftimi i Kontratës së Shpallur (app.gov.al) Duke Ju falënderuar,
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
41 |
06.02.2023 |
Po ju drejtohemi me kete shkrese per marrje informacioni sipas Ligjit per te Drejten e Informirnit, te perditesuar. Me konkretisht, shqetesimi jone lidhet me nje pasuri te paluajtshme ne te cilen siper saj gjenden edhe nje objekt HEC 150KË i vogel (Klisyre) per te cilen pas disa kerkimeve tona zyrtare, na rezulton se eshte shitur nga Shoqeria ne Likujdim Petrol Alba sha ne Nentor 2020 pasi i ka kaluar asaj ne administrim. Per keto veprime ne kemi kerkuar nga ana e kesaj Shoqerie nje informacion me te gjeredhe nga ana e saj na eshte bere me dije qe ti drejtohemi institucionit te APP-se, pas informacioni eshte konfidencial. Ne keto kushte e ndjejme te nevojshme dhe kerkojme ne menyre zyrtare nga ana juaj si me poshte: a) Cili eshte statusi ligjor aktual i ketij objekti (hidrocentral lokal mefuqi n-15/cw, ne lumin Valbone, Lagjia Klisyre, Fshati Kocanaj, Njesia Administrative Margegaj, Bashkia Bajram Curri, Qarku Kukesë b) Nese ky objekt ka rezultuar ne pronesi te Shoqerise Petrol Alba sha apo ndonje subjekti tjeter judirik publik apo privat, dhe cilat jane kriteret ligjore dhe ekonomike qe jane ndjekur per te kryer shitjen e ketij Hidrocentrali nepermjet Ankandit Publikë c) Kerkojme te kemi te njehsuar me vule te njoma, te gjithe praktiken ligjore dhe dokumentacionin administrativ qe eshte ndjekur apo keni prane Arkives tuaj si institucion I APP-së , për zhvillimin e ankandit publik në lidhje me këtë pasuri, shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës me subjektet përkatëse.
|
09.02.2023 |
Përshëndetje, Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, në fushën e ankandeve publike, detyrat dhe kompetencat e APP përcaktohen në nenin 7 të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar (në vijim “LAP”). Refetuar nenit të sipërcituar, APP nuk ka kompetencë të administrojë dokumentacionin dhe informacion e kërkuar nga ju. Ndërkohë, referuar parashikimeve të nenit 6 të LAP, është autoriteti shitës përgjegjës për realizimin e ankandit publik, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, i cili administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me procedurat e ankandi. Në këtë kuptim, për cdo informacion/dokumentacion më të detajuar në lidhje me procedurën e ankandit, duhet ti drejtoheni autoritetit shitës. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
42 |
26.01.2023 |
Unë i nënshkruari Spartak Koka, me profesion gazetar, kërkoj të informohem nga institucioni juaj në lidhje me: 1. Për verifikimin në SPE për kompaninë LAWOFFICE & INVESTIGATION me nr unik (NUIS) K81310029E. 2. Cfarë informacioni dispononi ju si agjensi e prokurimit public për këtë kompani? 3. Sa herë ka marrë pjesë gjatë vitit 2013-2022 në ndonjë procedurë konkuruese të koncensioneve/PPP opo procedurë prokurimi elektronike. (Brenda mundësive të specifikuara dhe të plota informacionet e kërkuara) 4. Në rast se ka pjesmarrej në prokurimet publike, sa herë është shpallur fituese kjo kompani, specifikoni të gjitha raste kur kjo kompani më vete apo si bashkim operatorësh ekonomik është shpallur fitues. 5. Në rastet e prokurimeve publike kur është skualifikuar kompania si fitues, për cfarë arsyesh ka ndodhur? Specifikoni në mënyrë të detajuar. |
07.02.2023 |
Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion, ju informojmë se: Operatori ekonomik “LAWOFFICE & IVESTIGATION” me Numër Unik Identifikimi të Subjektit (NUIS) K81310029E është regjistruar në Sistemin e Prokurimit Publik në datë 27.02.2008. Nga ana tjetër ju bëjmë me dije se, në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse për operatorët ekonomikë fitues dhe vlerën e fituar, konkretisht nga viti 2010 deri në vitin 2022. Pasi të keni eksportuar në formatin .csv raportin, mund të kërkoni sipas NIPT të operatorit dhe do t’ju shfaqen të gjithë të dhënat e procedurave të prokurimit. Gjithashtu, njoftimet e procedurave publikohen edhe në Buletinin e Njoftimeve Publike, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese. Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP. Duke je falenderuar për bashkëpunimin |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
43 |
13.02.2023 |
Në nenin 81 “E drejta për informim” të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, parashikohet se: 1. Informacioni dhe dokumentacioni i administruar sipas nenit 99 të këtij ligji, i vihet në dispozicion çdo personi të interesuar, palë në proces, me kërkesë të tij, pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave. Autoriteti ose enti kontraktor është i detyruar të vërë në dispozicion informacionin brenda 5 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. 2. Autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni jo më vonë se 5 ditë nga marrja e vendimit: a) çdo kandidat të pasuksesshëm për arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes së tij në tender; b) çdo kandidat, i cili nuk është renditur për në fazën e dytë, kur autoriteti ose enti kontraktor ka përdorur uljen e numrit të kandidatëve; c) çdo ofertues të pasuksesshëm për arsyet e refuzimit të ofertës së tij; ç) çdo ofertues të suksesshëm, që ka paraqitur një ofertë të vlefshme, për klasifikimin e ofertës së përzgjedhur. 3. Pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga ky nen, autoritetet ose entet kontraktore mund të mos bëjnë publike disa nga informacionet e parashikuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nëse një gjë e tillë vjen në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave ose cenon interesin publik apo interesat ligjore dhe ekonomike të palëve, ose pengon konkurrencën e drejtë. Nëse disa pjesë të ofertës së operatorëve ekonomikë deklarohen si konfidenciale, atëherë këto dokumente nuk do të vihen në dispozicion të kërkuesve. Në nenin 99 “Raporti përmbledhës për procedurën e prokurimit” të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, parashikohet se: Për çdo kontratë ose marrëveshje kuadër që mbulohet nga ky ligj dhe sa herë që krijohet një sistem dinamik blerjeje, autoriteti ose enti kontraktor harton një raport me shkrim, që përfshin të paktën sa më poshtë: a) emrin dhe adresën e autoritetit ose enti kontraktor, objektin dhe vlerën e përllogaritur të kontratës, të marrëveshjes kuadër ose sistemit dinamik të blerjes sipas rastit; b) rezultatet e përzgjedhjes së kandidatëve, ofertuesve dhe/ose uljes së numrit të tyre, sipas parashikimeve në këtë ligj, përkatësisht: i. emrat e kandidatëve ose ofertuesve të përzgjedhur dhe arsyet për përzgjedhjen e tyre; ii. emrat e kandidatëve ose ofertuesve të refuzuar dhe arsyet për refuzimin e tyre; c) arsyet për refuzimin e ofertave anomalisht të ulëta; ç) emrin e ofertuesit të suksesshëm dhe arsyet pse është zgjedhur oferta e tij dhe, kur dihet, përqindjen e kontratës ose marrëveshjes kuadër që ofertuesi i suksesshëm planifikon të nënkontraktojë te palë të treta, emrat e nënkontraktorëve të kontraktorit kryesor, nëse ka; d) sipas rastit, rrethanat që justifikojnë përdorimin e procedurës së përzgjedhur të prokurimit; dh) sipas rastit, arsyet pse autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur të mos japë një kontratë ose marrëveshje kuadër ose të mos krijojë një sistem dinamik blerjeje; e) sipas rastit, arsyet pse për dorëzimin e ofertave janë përdorur mjete të tjera komunikimi, të ndryshme nga mjetet elektronike; ë) sipas rastit, konfliktet e interesit që janë zbuluar dhe masat që janë marrë në vijim; f) sipas rastit, ofertat me vlerë ekonomike të barabartë dhe hapat që janë ndjekur për procesin e hedhjes së shortit. Bazuar në nenin 23 “Kompetencat e Agjencisë së Prokurimit Publik” të LPP-së ku parashikohet se: ç) jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik; Sa më sipër, a mundet që një operator ekonomik me kërkesë të tij, kur është palë në proces ti vihet në dispozicion dokumetacioni i operatorëve të tjerë pjesëmarrës në procedurë? Nëse po, cilat janë dokumetacionet? Dhe a mundet ti vihet në dispozicion të një operatori tjetër pjesëmarrës formularët e deklarimit, autorizimet e prodhuesit apo cdo test raport tjeter, me karakter teknik? Duke ju falenderuar për bashkëpunimin! |
20.02.2023 |
Përshëndetje, Lidhur me sa kërkoni, ju informojmë se APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim LPP), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar nenit 23/ç të LPP, APP për përmbushjen e detyrave të saj, jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik. Në nenin 81 të LPP, pika 1 dhe 3, parashikohet se: “1. Informacioni dhe dokumentacioni i administruar sipas nenit 99 të këtij ligji, i vihet në dispozicion çdo personi të interesuar, palë në proces, me kërkesë të tij, pasi ka përfunduar klasifikimi i ofertave… 3. Pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga ky nen, autoritetet ose entet kontraktore mund të mos bëjnë publike disa nga informacionet e parashikuara në pikat 1 e 2 të këtij neni, nëse një gjë e tillë vjen në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave ose cenon interesin publik apo interesat ligjore dhe ekonomike të palëve, ose pengon konkurrencën e drejtë. Nëse disa pjesë të ofertës së operatorëve ekonomikë deklarohen si konfidenciale, atëherë këto dokumente nuk do të vihen në dispozicion të kërkuesve.”. Në nenin 16, pika 1 të LPP, parashikohet se: “1. Një operator ekonomik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, mund të mos bëjë publik ose shpërndajë informacione të caktuara, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje.” Sjellim në vëmendjen tuaj se, referuar parashikimeve të pikës 3, të nenit 16 të LPP, Operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë dhe informacione të tjera që duhet të bëhen publike ose që nuk janë konfidenciale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas parashikimeve të nenit 28, pika 1 të VKM nr. 258, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, përcaktohet se: “Nëpërmjet listës së informacionit konfidencial, kandidati/ ofertuesi deklaron informacionin ose dokumentet që kërkon të mbahen konfidencil dhe argumentet për këtë…”. Sa më sipër, sqarojmë se në setin e Dokumenteve Standarde të Tenderit për punë/ mallra/ shërbime është parashikuar Shtojca “ ”, e cila duhet të plotësohet nga operatori ekonomik dhe paraqitet nga ky i fundit, si pjesë e ofertës së tij, nëse është rasti. Në këtë kuptim, lidhur me pyetjet e parashtruara nga ju, sqarojmë se, cdo person i interesuar palë në process, i njihet e drejta që, pasi ka përfundur klasifikimi i ofertave, me anë të një kërkese drejtuar autoritetit kontraktor ti vihet në dispozicion nga ky i fundit ai informacion/ dokumentacion që është administruar sipas nenit 99 të këtij ligji, me përjashtim të informacionit/ dokumentacionit që një operator ekonomik i ka etiketuar konfidenciale, sipas shtojcës që paraqet si pjesë të ofertës së tij. Duke ju falenderuar.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
44 |
21.02.2023 |
Në zbatim të Ligjit Nr.119/2019 “Për të drejtën e informimit”, neni 11, në ushtrim të funksionit të gazetarit pranë redaksisë së emisionit investigativ “XHADAT”, në MCNTV, me moderatorët Fiori Dardha dhe Delinda Disha është duke u përgatitur kronika për një rast të përcjellë në drejtim të Drejtorit të IEVP Lushnje Z.Apostol Luca për shkelje të ligjit me fondet publike në procedurat e prokurimit. Nga ILDKPI jemi informuar se ka nisur hetim administrativ mbi rastin e kan arritur në konkluzion të cenimit të vepres penale nga ana drejtuesit të IEPV Lushnje per “shpërdorim detyre”. - ka lidhur amendament kontrates pa respektuar proceduren ligjore në LPP; - ka nenshkruar amendimin ne nje koh qe publikuesi i APP i ka refuzuar elementin e rregjistrit të parashikimeve të minikontratës: - ka vendosur miratim pa pasur relacion të komisionit të negocimit. - ka lidhur amendim minikontrate kur marrveshje kuader e prokuruar eshte ezauruar fondi i priteshem i saj. Ne vijim ILDKPI ka percjellë dhe shkresen me provat ne rruge postare. Lidhur me rastin çfare mase janë marrë nga APPë A ka nisur hetim APPë Nese po çfare ka evidentuarë App ka qenë ne dijeni të situatës dhe A ka kryer monitorim zbatim të kontrates procedures se zhvilluarë A eshte lidhur dhe prokuruar Marrveshja Kuadër me Nr1/57 date 29.03.2021, dhe minikontrat konform LPP dhe rregullat te prokurimitë Ju lutem informacioni dhe gjetjet të dergohen elektronikisht në posten elektronike denis.tahiri@proton.me Fakte nga ILDKPI |
03.03.2023 |
Ju bëjmë me dije se, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP) i ushtron detyrat e saj në zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, (në vijim “LPP”) dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP dhe neneve 1 e 2 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, autoriteti/enti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Përsa është kërkuar, ju sqarojmë se APP nuk ka dijeni për tematikën e hetimit administrative, të nisur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (në vijim ILDKPI).
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
45 |
06.03.2023 |
Kërkesë për informacion: Në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, në mbështetje të neneve 23 dhe 81 të Ligjit Nr. 162/2020 Për Prokurimin Publik, i ndryshuar, ju drejtohem me kërkesë për informacionin si më poshtë vijon: Në rastin e Prokurimeve Publike me objekt Prokurimi “Lëndë djegëse, karburante, etj”, a duhet detyrimisht Operatorët Ekonomikë, pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, të paraqesin të dyja shtojcat 1/1 dhe shtojcën 2, përkatësisht si më poshtë: “Shtojca 1/1. [ Shtojcë për t’u plotësuar nga operatori ekonomik në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant per ngrohje, kur aplikohet si kriter vlerësimi oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmimin më të ulët] Shtojca 2. (Shtojcë për t’u paraqitur nga operatori ekonomik) LISTA E ÇMIMEVE TË ARTIKUJVE”, Apo OE mjaftohen vetëm me paraqitjen e shtojcës 1/1 [ Shtojcë për t’u plotësuar nga operatori ekonomik në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant per ngrohje, kur aplikohet si kriter vlerësimi oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmimin më të ulët]ëë Në pritje të përgjigjes suaj, Ju faleminderit për bashkëpunimit |
16.03.2023 |
Lidhur me sa kërkoni, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar nenit 23/ç të LPP, APP për përmbushjen e detyrave të saj, jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik. Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP dhe neneve 1 e 2 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar (në vijim “VKM”), autoriteti/enti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Pra, sipas parashikimeve të LPP, zhvillimi dhe finalizimi i një procedure prokurimi është në kompetencë të vetë autoritetit kontraktor. Ju bëjmë me dije se, çdo operator ekonomik mund të marrë pjesë në një procedurë prokurimi nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit administrativ ligjor, tekniko- ekonomik dhe ofertës ekonomike. Sipas parashikimeve të dispozitave ligjore dhe nënligjore të prokurimit publik, kualifikimi i ofertuesit në një procedurë prokurimi bëhet mbi bazën e dokumentacionit të dorëzuar, i cili në çdo rast duhet të plotësojë kërkesat ligjore të autoritetit kontraktor, të përcaktuara në dokumentet e tenderit, sipas parashikimeve të nenit 77 të LPP. Në nenin 92/3 të LPP përcaktohet se: “3. Autoriteti ose enti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të këtij neni, vlerëson një ofertë të vlefshme vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentet e tenderit, pa rënë ndesh me përcaktimet e nenit 38 të këtij ligji”. Lidhur me sa kërkoni, sqarojmë se, në Dokumentet Standarde të Tenderit për mallra, të miratuara me Vendimin e APP datë 05.10.2022, është shtuar edhe shtojca 1/1 “Formulari i Ofertës”, që plotësohet nga operatorët ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant per ngrohje, kur aplikohet si kriter vlerësimi oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmimin më të ulët. Në pikën d) të kësaj shtojce kërkohet që operatori ekonomik të shpreh edhe normën e fitimit në vlerë absolute, kjo pasi referuar parashikimeve te nenit 45/2.1 të VKM, një nga elementet që do të vlerësohet oferta ekonomikisht me e favorshme bazuar në çmimin më të ulët, është norma e fitimit, e shprehur në vlerë absolute. Ndërsa, lidhur me shtojcën 2 “Lista e çmimeve të artikujve”, sqarojmë se, sipas parashikimeve në Seksionin II të Dokumenteve Standarde të Tenderit, të gjitha Shtojcat që përfshihen në këtë seksion, duhet të plotësohen nga operatori ekonomik dhe të paraqiten si pjesë e ofertës së tij, ku në to përfshihet edhe shtojca në fjalë. Duke ju falënderuar. |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
46 |
06.04.2023 |
Nisur nga ankesa të shumta të mbërritura pranë redaksisë tonë, Ju drejtohemi nëpërmjet kësaj shkrese në cilësinë e organit kompetent për monitorimin e zbatimit të kontratave publike (nëse janë bërë në përputhje me kushtet e prokuruara) dhe përgjegjës për marrjen e masave në rast të shkeljeve të konstatuara, gjatë auditimeve të kryera për zbatimin e drejtë të kontratave publike. Agjencia e Prokurimit Publik, ka lëshuar Vendimet Nr. 45, datë 20.05.2022 dhe Nr. 47, datë 23.05.2022, me objekt: “Monitorim i Zbatimit të Kontratës si Rezultat i Indicieve nga Organet Audituese”, respektivisht për Autoritetet Kontraktore: Komanda e Forcës Tokësore (Reparti Ushtarak Nr. 1010) dhe Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër, nëpërmjet të cilave, gjatë monitorimit të kryer konstatohen disa shkelje në zbatimin e kontratave të prokuruara. Nga sa më sipër, kërkojmë nga ana Juaj të na informoni: 1. Në vijim të monitorimeve të kryera për zbatimin e plotë të kontratave publike të prokuruara, jo vetëm në rastet e sipërpërmendura, por edhe gjatë monitorimit të kontratave të tjera publike, se cfarë masash janë marrë nga ana Juaj, në lidhje me shkeljet e Operatorit Ekonomik “Nika” Sh.p.k me NIPT J76705047U gjatë ofrimit të shërbimeve për të cilën është shpallur fitues; si dhe Të na informoni në lidhje me masat që Agjencia e Prokurimeve të Përqëndruara merr, kur informohet në lidhje me paraqitjen e dokumentave të rreme nga një Operator Ekonomik gjatë pjesëmarrjes në një procedurë prokurimi
|
20.04.2023 |
Përshëndetje, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP), u njoh me kërkesën tuaj për informacion sa i përket: Nisur nga ankesa të shumta të mbërritura pranë redaksisë tonë, Ju drejtohemi nëpërmjet kësaj shkrese në cilësinë e organit kompetent për monitorimin e zbatimit të kontratave publike (nëse janë bërë në përputhje me kushtet e prokuruara) dhe përgjegjës për marrjen e masave në rast të shkeljeve të konstatuara, gjatë auditimeve të kryera për zbatimin e drejtë të kontratave publike. Agjencia e Prokurimit Publik, ka lëshuar Vendimet Nr. 45, datë 20.05.2022 dhe Nr. 47, datë 23.05.2022, me objekt: “Monitorim i Zbatimit të Kontratës si Rezultat i Indicieve nga Organet Audituese”, respektivisht për Autoritetet Kontraktore: Komanda e Forcës Tokësore (Reparti Ushtarak Nr. 1010) dhe Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër, nëpërmjet të cilave, gjatë monitorimit të kryer konstatohen disa shkelje në zbatimin e kontratave të prokuruara. Nga sa më sipër, kërkojmë nga ana Juaj të na informoni: 1. Në vijim të monitorimeve të kryera për zbatimin e plotë të kontratave publike të prokuruara, jo vetëm në rastet e sipërpërmendura, por edhe gjatë monitorimit të kontratave të tjera publike, se cfarë masash janë marrë nga ana Juaj, në lidhje me shkeljet e Operatorit Ekonomik “Nika” Sh.p.k me NIPT J76705047U gjatë ofrimit të shërbimeve për të cilën është shpallur fitues; si dhe 2. Të na informoni në lidhje me masat që Agjencia e Prokurimeve të Përqëndruara merr, kur informohet në lidhje me paraqitjen e dokumentave të rreme nga një Operator Ekonomik gjatë pjesëmarrjes në një procedurë prokurimi Lidhur me sa kërkoni, sqarojmë se, Agjencia Shtetëtore e Prokurimeve të Përqendruara (ish-Agjencia e Blerjeve të Përqendruara) (në vijim “ASHPP”), bazuar në monitorimet e kryera prej saj, ka dërguar pranë APP, raportet për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratave të lidhura nga autoritetet kontraktore. Për kontrata të monitoruara ku palë kontraktore rezulton operatori ekonomik “Nika” shpk, ASHPP ka paraqitur: - raportin për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratave me objekt: “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, të lidhura në bazë të marrëveshjes kuadër me Nr. 10/37 Prot., datë 27.05.2021, nga autoriteti kontraktor Komanda Mbështetëse Reparti Ushtarak Nr. 4001. - raportin për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratave me objekt: “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, të lidhura në bazë të marrëveshjes kuadër me Nr. 26/8 Prot., datë 16.06.2020, nga autoriteti kontraktor Spitali Rajonal Shkodër. APP ka zhvilluar hetim administrativ bazuar në shkeljet e evidentuara nga ASHPP në këto raporte monitorimi. Në përfundim të hetimit adminsitrativ, pas konstatimit të shkeljeve të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenin 124, pika 1, të LPP, ku përcaktohet se: “Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të ndjekë zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe me legjislacionin në fuqi”, si dhe detyrimeve të përcaktuara në nenin 107, të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar (në vijim “VKM”), APP ka nxjerrë: - vendimin administrativ Nr. 45, datë 20.05.2022, ku ka propozuar dhënien e masës disiplinore ndaj personave të ngarkuar për ndjekjen e zbatimit të kontratave të lidhura nga Komanda Mbështetëse Reparti Ushtarak Nr. 4001, për shkeljet e evidentuara, përfshirë moskryerjen e monitorimit të zbatimit të detyrimeve sipas kontratës, si dhe mosadministrimin dhe verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga kontraktori. - vendimin administrativ Nr. 47, datë 23.05.2022, ku ka propozuar dhënien e masës disiplinore ndaj personave të ngarkuar për ndjekjen e zbatimit të kontratave të lidhura nga Spitali Rajonal Shkodër, për shkeljet e evidentuara, përfshirë mosadminsitrimin dhe verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga kontraktori si dhe mosmarrjen e masave për trajtimin e problematikave të hasura gjatë zbatimit të kontratave. Bazuar në parashikimet e LPP, kompetencat e APP janë të monitorojë veprimtarinë e AK. Ndërkohë, lidhur me masat që janë marrë në lidhje me shkeljet e operatorit ekonomik “Nika” shpk, me NIPT J76705047U, në vijim të monitorimeve të kryera, informojmë se:
Referuar parashikimeve në nenin 23/ë të LPP, APP për përmbushjen e detyrave të saj, përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike, në përputhje me parashikimet në këtë ligj. Në nenin 78/1 të LPP, përcaktohet se: “1. Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet për: a) keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi b) mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale në kontratat publike, që kanë ndodhur për faj të operatorit ekonomik”. c) nëse është tërhequr mbi pesë herë nga nënshkrimi i kontratës në procedura prokurimi të ndryshme, të zhvilluara nga një ose disa autoritete ose ente të ndryshme kontraktore brenda një viti kalendarik; ç) kur ka një vendim të formës së prerë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për marrëveshje në oferta”. Në nenin 110, pika 2 dhe 3 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktohet se: 2.“Procedimi administrativ ndaj një operatori ekonomik mund të iniciohet në bazë të kërkesave nga të tretët, të argumentuara dhe mbështetura në prova dokumentare ose gjatë verifikimit të zbatimit të ligjshmërisë së procedurave apo monitorimit të kontratave, nga vetë APP-së. 3. Çdo kërkesë e paraqitur në APP nga të tretët duhet të shoqërohet me dokumentacionin provues”. Referuar parashikimeve ligjore të sipërcituara, APP përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike, për një periudhë nga 3 (tre) muaj deri në 3 (tre) vjet, në rastet se, rezulton e provuar se, përmbushen kushtet e parashikuara në nenin 78/1 të LPP. Sa i takon masave që merr Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, sqarojmë se: Nëse ky institucion, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ndodhet përpara faktit se, një operator ekonomik ka paraqitur dokumente me të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi në një procedurë konkrete prokurimi, atëherë ka detyrimin e raportimit të këtij rasti pranë Agjencisë së Prokurimit Publik me qëllim që, kjo e fundit të investohet sipas parashikimeve në nenin 78 të LPP. Duke ju falenderuar, Punë të mbarë! |
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
47 |
17.07.2023 |
Une jam Shefki Hysa, perfaques ligjor dhe administrator i Shoqërisë “Kumega” sh.p.k., i rregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datë 03.10.1994, me objekt të veprimtarisë së saj: Import dhe eksport të mineraleve të ndryshme të lejuara nga legjislacioni në fuqi, etj. Shoqërisë “Kumega” sh.p.k dhe shoqëria nenkontraktore “Ital Krom Albania” sh.p.k., kanë patur midis tyre një marrëdhënie kontraktuale, marrëdhënie e cila është bërë objekt gjykimi në gjykatë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e saj me Nr.2862, në datë 08.04.2010 ka vendosur: Detyrimin e subjektit “Ital Krom Albania” sh.p.k. te ktheje shumat e palikujduara per furnizimin me mineral kuarci nga shoqëria “Kumega” sh.p.k etj.... Ky nenkontraktor (Debitor) eshte subjekt i perzgjedhur nga koncensionari ALBCHROME (Ish ALBANIAN CHROME (Ish DARFO s.p.a) Sipas Ligjit Nr 8791 datë 10/05/2001 Ekzekutimi i vendimit gjyqesor me Nr.2862, në datë 08.04.2010 eshte bere i veshtire nga veprimet dhe mekanizmat qe kane perdorur koncensionari dhe nenkontraktori Per te vazhduar me tej me procedurat per ekzekutimin e ketij vendimi kerkojme informacion 1. Nese koncensionari ka perzgjedhur nje nenkontraktor qe ploteson kushtet ligjore, teknike e financiare dhe nese ka qene si nenkontraktor i perzgjedhur ne procedurat e tenderimit sic parashikohet ne nenin 75 e vijues te Ligjit Nr.9643,datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”? 2. Apo koncensionari ka perzgjedhur nenkontraktor jashte kritereve te percaktuar ne ligj duke kryer dhe transferimin e nje pjese te koncensionit tek nenkontraktori dhe anasjelltas e per pasoje veprimet juridike jane akte absolutisht te pavlefshme?
|
25.07.2023 |
Sa i takon çështjes në fjalë, mbi tw cilwn kërkoni informacion si më poshtë: Nëse koncensionari ka përzgjedhur një nënkontraktor që plotëson kushtet ligjore, teknik e financiare dhe nëse ka qenë si nënkontraktor i përzgjedhur në procedurat e tenderimit siç parashikohet në nenin 75 e vijues të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik; Apo koncensionari ka përzgjedhur nënkontraktor jashtë kritereve të përcaktuara në ligj duke kryer transfermimin e një pjesë të koncesionarit tek nënkontraktori dhe anasjelltas e për pasojë veprimet juridike janë akte absolutisht të pavlefshme; Në fushën e koncesioneve/ partneriteteve publike private, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat në bazë dhe për zbatim të nenit 11 të Ligjit Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, ku parashikohet se:“Agjencia e Prokurimit Publik kryen detyrat e mëposhtme: a) monitoron respektimin e procedurave konkurruese të koncesioneve /partneriteteve publike private, sipas legjislacionit për prokurimet publike, pas nënshkrimit të kontratës dhe, në rast të shkeljeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, vendos gjoba ose propozon marrjen e masave administrative; b) përjashton një operator ekonomik, sipas dispozitave të ligjit të prokurimit publik, nga përfitimi i kontratave publike. c) kryen publikimin e dokumenteve standarde të tenderit”. Pra, referuar parashikimit të mësipërm ligjor, APP nuk ka në kompetencë të disponojë informacionin e kërkuar nga ju. Në këtë kuptim, duhet t’i drejtoheni autoritetit kontraktor që ka zhvilluar procedurën e koncesionit, sipas ligjit në fuqi në kohën e zhvillimit të saj, ose organit zbatues të caktuar, sipas Ligjit Nr.8791/2001, në bazë të të cilit është lidhur marrëveshja |
Poste |
0 |
|||||||||||||||
48 |
|
Nga të dhënat online të publikuara në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e ka lidhur kontratën e korrikut 2022 (Lot 3 Bortezomib, REF-25075-04-14-2022) për Marrëveshjen Kuadër për sigurimin e “Bortezomib”. (Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur fituesin në korrik 2022, por nuk ka patur shpallje të lidhjes së kontratës apo të minikontratave si nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.) Gjitashtu nuk është lidhur asnjë kontratë prokurimi për “Bortezomib” apo minikontratë me QSUNT sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën 1 Qershor 2022 deri në 1 korrik 2023. Në 11 korrik 2023, nga burime të rezervuara na ka ardhur sinjalizimi se kjo barnë mjekësore mungonte në QSUNT. Kompanitë që kanë qënë pjesë e konsorciumit fitues, “DELTA PHARMA-AL” dhe “T R I M E D” shpk deklaruan se kanë lidhur minikontrata 4-mujore me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza pas Marrëveshjes Kuadër “REF-25075-04-14-2022”. Në vendimin nr. 914, datë 29.12.2014 për rregullat e prokurimit publik shkruhet: "Në rastin e marrëveshjeve kuadër, të realizuara nga një autoritet kontraktor (Ministria e Shëndetësisë në rastin konkret) në cilësinë e organit qendror blerës, njoftimi i kontratave të lidhura gjatë një viti kalendarik do të dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike, në Agjencinë e Prokurimit Publik nga autoriteti kontraktor, në cilësinë e organit qendror blerës. Ky njoftim do të dërgohet në formë të shkruar dhe elektronike (CD), jo më vonë se data 10 janar e vitit në vijim" Në bazë të ligjit për të Drejtën e Informimit nr.119/2014, ne kërkojmë si informacion: a) Pse nuk është publikuar shpallja për lidhjen e kontratës për Marrëveshjen Kuadër “REF-25075-04-14-2022”ë b) A janë lidhur minikontrata në bazë të kontratës “REF-25075-04-14-2022”ë Ju sjellim në vëmendje se lidhja e minikontratës së parë bëhet publike në APP dhe në këtë rast nuk ka asnjë publikim për lidhje minikontrate për “Bortezomib” nga QSUNT-ja dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
|
Lidhur me informacionin e kërkuar nga ju, sqarojmë se:
në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me të dhënat përkatëse. Gjithashtu, të gjitha procedurat e prokurimit të publikuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”), nga autoritetet kontraktore, ndodhen të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, si dhe në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun ëëë.app.gov.al. Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP. APP i ushtron kompetencat e saj, në zbatim të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Ju bëjmë me dije se, autoriteti/enti kontraktor duhet të dërgojë njoftimin e kontratave të lidhura gjatë një viti kalendarik, në APP , për publikim në SPE, jo me vonë se data 10 janar e vitit në vijim. Përsa i përket krijimit dhe dërgimit për publikim të kontratave të lidhura në bazë të marrëveshjes kuadër sqarojmë se autoriteti/enti kontraktor duhet të krijojë dhe të dërgojë për publikim njoftimin e kontratës së nënshkruar për herë të parë në bazë të marrëveshjes kuadër, dhe më pas duhet të arkivojë procedurën e prokurimit. Gjithashtu, referuar raportimeve të dërguara nga autoritetet kontraktore në lidhje me planet e zbatimit të kontratave të lidhura prej tyre, rezulton se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka njoftuar APP në lidhje me nënshkrimin e planit të zbatimit për minikontratat me objekt “Loti 3- Bortezomid 3.5 mg, flakon”, të lidhura në bazë të marrëveshjes kuadër sipas procedurës së prokurimit me REF-25075-04-14-2022, si më poshtë vijon: - Minikontrata nr. 1: Nr. 1945/163 Prot., datë 13.09.2022 - Minikontrata nr. 2: Nr. 1945/301 Prot., datë 21.10.2022 - Minikontrata nr. 3: Nr. 25/88 Prot, datë 25.01.2023 - Minikontrata nr. 4: Nr. 25/371 Prot., datë 24.04.2023 - Minikontrata nr. 5: Nr. 25/668 Prot., datë 20.07.2023.
|
Elektonikisht |
0 |
|||||||||||||||
49 |
|
1-Disa nga bashkitë e vendit që kanë nën administrim çerdhe dhe konvikte kanë kryer gjatë viteve të fundit tenderë me objekt “blerje ushqimi”. Një numër i konsiderueshëm prej këtyre procedurave janë konstatuar me anomali sa i përket konkurrencës dhe transparencës. A keni një koment për këto procedura problematike nga bashkitë sa i përket ligjit dhe udhëzimeve mbi prokurimet publike?
2-Sa është numri i tenderëve me probleme sa i përket konkurrencës me objekt “blerje ushqimi” për dy vitet e fundit?
3-A keni anuluar procedura tenderësh me objekt “blerje ushqimesh” nga pushteti lokal për shkak të problemeve të konstatuara? Nëse po, sa procedura janë anuluar gjatë dy viteve të fundit dhe pse?
|
30.08.2023 |
Lidhur me informacionin e kërkuar nga ju, sqarojmë si më poshtë vijon: Së pari, në pikën 1, të kërkesës tuaj cilësohet se, një numër i konsiderueshëm i procedurave të prokurimit me objekt: “Blerje ushqime”, të zhvilluara nga disa Bashki që kanë në administrim çerdhe dhe konvikte, kanë rezultuar me anomali, sa i takon konkurrencës dhe transparencës. Lidhur me këto cilësime konstatojmë se, në kërkesën e paraqitur nga ju, nuk evidentohet se, cili i ka konstatuar këto problematika, nuk specifikohen procedurat konkrete të prokurimit dhe shkeljet konkrete të konstatuara në to. Së dyti, sa i përket komentit të kërkuar, në lidhje me procedurat problematike dhe, sa është numri i tyre, sqarojmë se, referuar parashikimeve të nenit 21/1 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik (në vijim “LPP”), autoriteti ose enti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, duke garantuar respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj. Legjislacioni i prokurimit publik ka për qëllim rritjen e transparencës në procedurat e prokurimit dhe të përgjegjshmërisë së autoriteteve kontraktore në zhvillimin e procedurave të prokurimit. Për më tepër, përdorimi i sistemit elektronik në prokurimet publike garanton një proces transparent dhe siguron kushtet për një konkurrim të hapur dhe të paanshëm ndërmjet operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Gjithashtu, sjellim në vëmendje se, legjislacioni i prokurimit publik parashikon mekanizmin e ankimit për cdo operator ekonomik, i cili pretendon se, autoriteti kontraktor ka kryer shkelje si në procesin e hartimit të dokumentave të tenderit, ashtu edhe në procesin e vlerësimit të ofertave. Për këtë qëllim, për çdo pretendim në lidhje me zhvillimin e procedurës së prokurimit, operatorët ekonomikë mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit, sipas parashikimeve të nenit 110 të LPP, njëkohësisht pranë AK dhe Komisionit të Prokurimit Publik, me qëllim parandalimin në kohë të ardhjes së pasojave. Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë të nenit 23 të LPP, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në ushtrim të kompetencave të saj ligjore, APP ka nënshkruar me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Memorandumin e Bashkëpunimit, me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e sigurisëushqimore në ndihmë të kategorive të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj. Në kuadër të këtij memorandumi është nxjerrë gjithashtu, një Rekomandim i Përbashkët ndërmjet dy institucioneve (i publikuar në faqen e APP), ku udhëzohen autoritetet mbi standardet që duhet të përdorin në hartimin e kërkesave për prokurimin e produkteve ushqimore. Duke ju rikthyer kompetencave të APP, bëjmë me dije se, në nenin 23/d të LPP përcaktohet se: “APP për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: d) verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore”.
Në bazë të kësaj kompetence, APP verifikon nga ana administrative zhvillimin e procedurave të prokurimit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, duke u bazuar kryesisht në indicie të paraqitura nga palë të treta, si dhe të dhëna dhe indikatorë, të cilat vlerësohen se i shërbejnë mirëzbatimit të legjislacionit të prokurimit.
Indiciet/pretendimet e paraqitura duhet të jenë të argumentuara dhe dokumentuara nga të tretët, sikurse përcaktohet në nenin 111, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar. Në këtë kuptim, çdo i interesuar duhet të ndjekë parashikimet ligjore, si përsa i takon procesit të ankimit për një procedurë prokurimi, ashtu edhe referimit të rasteve që shërbejnë si indicie për verifikim. Në përfundim të çdo hetimi administrativ për një procedurë prokurimi, APP del me vendim, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin përkatës dhe vendimet e APP për procedura prokurimi, objekt verifikimi, janë të publikuara në faqen zyrtare të saj, në linkun https://ëëë.app.gov.al/transparenca/. Sa i takon kërkesës, nëse APP ka anuluar procedura prokurimi për objektin: “Blerje ushqimesh” nga organet e pushtetit lokal dhe nëse po, sa janë anuluar, sqarojmë se, referuar përcaktimeve të nenit 23 të LPP, APP nuk ka kompetenca ligjore të vendosë për anulimin e procedurave të prokurimit. Anulimi i një procedure prokurimi mund të bëhet vetëm nga autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën, ose me vendim të Komisionit të Prokurimit Publik, në kuadër të procesit të shqyrtimit të ankesave, sipas parashikimeve të nenit 98 të LPP. Ndërkohë, sipas parashikimeve të nenit 23/gj të LPP, APP harton dhe publikon Buletinin e Njoftimeve Publike, siç është përshkruar në rregullat e prokurimit publik dhe aktet e tjera nënligjore. Gjithashtu, referuar nenit 7 të VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, APP publikon në sistemin e prokurimit elektronik dhe në mënyrë të shkurtuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, ndër të tjera edhe njoftimin e anulimit të procedurës së prokurimit. Sa më sipër, informacioni mbi procedurat e anuluara gjatë dy viteve të fundit mund të merret në Buletinet e Njoftimeve Publike, të publikuara në faqen zyrtare të APP. Gjithashtu, ky informacion mund të merret edhe në linkun http://www.app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-të-publikuara/.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
50 |
08.08.2023 |
ne kërkojmë si informacion: 1. Numrin e Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik ku është bërë shpallja e lidhjes së Minikontratës nr. 1: Nr. 1945/163 Prot., datë 13.09.2022 e lidhur në bazë të marrëveshjes kuadër sipas procedurës së prokurimit me kod “REF-25075-04-14-2022” nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza. 2. Shpalljen zyrtare të lidhjes së Minikontratës nr. 1: Nr. 1945/163 Prot., datë 13.09.2022 e lidhur në bazë të marrëveshjes kuadër sipas procedurës së prokurimit me kod “REF-25075-04-14-2022” nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.
|
22.08.2023 |
Lidhur me sa kërkohet theksojmë se, APP i ushtron detyrat dhe funksionet e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në nenin 23 gërma “ç”, të LPP, përcaktohet se: “Agjencia e Prokurimit Publik për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: ç) jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik”. Ndërkohë, referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP: “Autoriteti ose enti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, duke garantuar respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj”. Sipas parashikimeve të neneve të sipërcituara, autoriteti kontraktor është përgjegjës për zhvillimin e një procedure prokurimi, në përputhje me dispozitat e LPP dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe për zbatimin e kontratës, sipas kushteve të prokuruara dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Referuar, nenit 65/4/5 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit pubik”, i ndryshuar, përcaktohet se: “Në rastin e marrëveshjeve kuadër, të realizuara nga një autoritet/ent kontraktor, njoftimi i kontratave të lidhura gjatë një viti kalendarik do të dërgohet për publikim në sistemin e prokurimit elektronik nga autoriteti/enti kontraktor. Në rastin e marrëveshjeve kuadër, të realizuara nga një autoritet/ent kontraktor në cilësinë e organit qendror blerës, njoftimi i kontratave të lidhura gjatë një viti kalendarik do të dërgohet për publikim, në sistemin e prokurimit elektronik nga autoriteti/enti kontraktor, prokurues në cilësinë e organit qendror blerës”. Pra, për procedurat e prokurimit që zhvillohen nëpërmjet marrëveshjes kuadër, autoriteti kontraktor ka detyrimin të ngarkojë në SPE njoftimin e lidhjes së kontratës për minikontratën e parë të MK, njoftim i cili publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike, ndërsa gjithë minikontratat e tjera të marrëveshjes kuadër duhet të pasqyrohen në SPE si element regjistri “Minikontratë”, pasi të jenë krijuar dhe dërguar për publikim nga autoriteti kontraktor. Nga verifikimet e kryera në SPE, rezulton se Autoriteti Kontraktor nuk e ka ngarkuar në SPE njoftimin për lidhjen e minikontratës së parë të MK për procedurën në fjalë.
|
Elekronikisht |
0 |
|||||||||||||||
51 |
20.09.2023 |
Unë, xxx xxx, përmbarues gjyqësore privat, kam filluar ekzekutimin bazuar në Urdhërin e Ekzekutimi nr. 1074 akti me datë 20.12.2019 me datë 05.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e Titullit ekzekutiv Fatura fatimore të Shitjes me nr. 297 date 02.03.2017 në vlerën 468,000 lekë Fatura Tatimore të Shitjes me nr. 376 datë 15.07.2017 në vlerën 456,000 lekë Fatura Tatimore të Shitjes me nr. 204 datë 02.11.2016 në vlerën 405,600 lekë Fatura Tatimore të Shitjes me nr. 386 date 04.08.2017 në vlerën 192,000 leke lekë Fatura Tatimore të Shitjes me nr. 385 datë 27.07.2017 në vlerën 408,000 Fatura Tatimore të Shitjes me nr. 302 datë 23.03.2017 në vlerën 156,000 lekë Fatura Tatimore të Shitjes me nr. 199 datë 29.10.2016 në vlerën 480,000 lekë me pale: Pala Kreditore: Shoqëria FREDI-A SHPK ME NUIS K11723003M Pala Debitore: "IL-AD" Company S IPK me NUIS L61321052A Objekti: Pagim shume Bazuar në nenin 36/e të ligjit nr. 26/2019 Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat", kërkoj informacion mbi tenderat e fituar nga pala debitore "IL AD" Company SHPK me NUIS L61321052A për periudhën 01.01.2022 deri në datën 13.09.2023
|
29.09.2023 |
Nga verifikimet e kryera në Sistem e Prokurimit Elektronik me të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se, operatori ekonomik “IL AD” Company SHPK me NUIS L61321052A është shpallur fitues në procedurat e prokurimit të vitit 2022, si më poshtë:
Përsa i përket vitit 2023, nuk është shpallur fitues në asnjë procedurë prokurimi. Gjithashtu, në kuadër të transparencës (Open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues dhe vlerën e fituesit.
|
Poste |
0 |
|||||||||||||||
52 |
09.10.2023 |
Kërkohet informacion përsa i përket tematikës së prokurorimeve të kryera nga muaji janar 2023 deri në fund të muajit shtator 2023. 1. Sa është numri i objekteve të tenderave të kryer per blerje biletash udhëtimi (transport ajror ose forma të tjera ) në këtë periudhë? 2. Sa është numri i personave përfitues të biletave të blera për të udhëtuar jashtë vendit në këtë periudhë? 3. Sa është vlera totale në lekë e shpenzuar për biletat e prera në këtë periudhë? 4. Cilat janë autoritetet që janë kontraktuar më shumë me blerje biletash? 5. Sa prej biletave të transportit ajror janë prerë nga Autoriteti Portual Durrës për të udhëtuar drejt Barit në këtë periudhë? 6. Sa persona kanë përfituar nga APD në këtë periudhë? 7. Sa është vlera totale e harxhuar për bileta të transportit ajror të prera për APD në këtë periudhë? Sa është vlera totale e përdorur për prokurorimet publike të kryera për Autoritetin Portual Durrës, që lidhet me ndërhyrjen në infrastrukturën aktuale në këtë periudhë?
|
23.10.2023 |
Lidhur me informacionin e kerkuar, për procedurat e prokurimit të kryera nga muaji janar 2023 deri në fund të muajit shtator 2023: 1. Sa është numri i objekteve të tenderave të kryer për blerje biletash udhëtimi (transport ajror ose forma të tjera) në këtë periudhëë Nga verifikimet e kryera në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) rezulton se janë publikuar 1791 procedura prokurimi sistem dinamik bileta të transportit ajror ndërkombëtar. 2. Sa është numri i personave përfitues të biletave të blera për të udhëtuar jashtë vendit në këtë periudhëë Sa më sipër, ju sqarojmë se, APP i ushtron kompetencat e saj, në zbatim të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, ky informacion nuk mund të nxirret nga ana jonë pasi është pjesë e dokumentave të tenderit. 3. Sa është vlera totale në lekë e shpenzuar për biletat e prera në këtë periudhëë Përsa i përket procedurave të prokurimit sistem dinamik bileta të transportit ajror fondi i prokuruar pa TVSH për periudhën kohore janar 2023- shtator 2023 është 303.483.435,50 lekë. 4. Cilat janë autoritetet që janë kontaktuar më shumë me blerje biletashë Referuar kësaj pike nuk mund të vendosim një kufi minimal apo maksimal për shprehjen “më shumë”. Përsa i përket kërkesës suaj duhet të na specifikoni më qartë se sa procedura kërkoni të jenë prokuruar nga një autoritet kontraktor. 5. Sa prej biletave të transportit ajror janë prerë nga Autoriteti Portual Durrës për të udhëtuar drejt Barit në këtë periudhëë Nga verifikimet e kryera në SPE, rezulton se Autoriteti Portual Durrës ka publikuar 2 (dy) procedura prokurimi me objekt “Blerje bileta Tirane Bari Tirane”. 6. Sa persona kanë përfituar nga APD në këtë periudhëë Ashtu sikurse ju kemi sqaruar edhe ne pyetjen 2. referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, ky informacion nuk mund të nxirret nga ana jonë pasi është pjesë e dokumentave të tenderit. 7. Sa është vlera totale e harxhuar për bileta të transportit ajror të prera për APD në këtë periudhëë Nga verifikimet e kryera në SPE rezulton se vlera e prokuruar pa TVSH për procedurat Sistem dinamik i biletave të transportit ajror ndërkombëtar është 1.014.750,00 lekë. Sa është vlera totale e përdorur për prokurimet publike të kryera për Autoritetin Portual Durrës, që lidhet me ndërhyrjen në infrastrukturën aktuale në këtë periudhëë Nga verifikimet e kryera në SPE, rezulton se autoriteti kontraktor APD ka prokuruar 7.749.793,80 lekë pa TVSH për investime në infrastrukturë. Gjithsesi, informacioni i sipërcituar dhe çdo informacion tjetër mbi procedurat e prokurimit të cilat zhvillohen në formë elektronike në kuadër të transparencës gjenden të publikuara në faqen zyrtare të APP sipas viteve përkatëse me të dhënat përkatëse. konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/.
|
Poste |
0 |
|||||||||||||||
53 |
10.10.2023 |
Cilat janë përgjegjësitë e Agjencisë së Prokurimit Publik në implementimin e projektligjitë 2. Si do të ndihmojë Agjencia në përgatitjen dhe mbikqyrjen e implementimit të Sistemit të Prokurimit Elektronikë 3. Cili është qëllimi kryesor i projektligjit dhe çfarë probleme synoni të zgjidhni me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurimin Publikë 4. Pse është e rëndësishme të përfshihen subjekte private-jopublike në procesin e prokurimit publik dhe cili është potenciali i këtij ndryshimië 5. A ka raste të tjera të ngjashme ndërkombëtarisht ku ky model është përdorur me suksesë Cilat janë përvojat e tyreë 6. Cilat janë kriteret dhe kufizimet që do të aplikohen për subjektet private-jopublike që do të dëshirojnë të jenë Autoritete Kontraktore në prokurim publik dhe si do të monitorohen dhe kontrollohen veprimet dhe aktivitetet e këtyre subjekteveë 7. Cilat janë përfitimet dhe sfidat e krijimit të një Sistemi Prokurimi Elektronik (SPE) të ri që kërkon pagesë për përdorim, në krahasim me situatën aktuale ku aksesimi është i lirëë 8. Si do të funksionojë konkretisht Inteligjenca Artificiale në zhvillimin e SPE dhe cilat janë avantazhet e përdorimit të teknologjisë së AI në procesin e prokurimit publikë 9. Sa është bazuar draftligji për përcaktimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e prokurimit publik në Shqipëri në praktikat dhe përvojën e shteteve të tjeraë A ka ndonjë shtet tjetër që ka zbatuar një model të ngjashëm dhe ka pasur suksesë (Si është zbatuar konkretisht) 10. Cilat janë sfidat teknike dhe etike që janë identifikuar në lidhje me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në këtë kontekst dhe si planifikohet t'i adresohen ato në Shqipërië" 11. Cilat janë garancitë për transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik në kuadër të këtyre ndryshimeve të propozuaraë 12. A janë konsultuar dhe a janë marrë përshtypjet e aktorëve të ndryshëm, përfshirë organizatat shoqërore dhe ekspertët e fushës, në zhvillimin e këtij draftligjië Çfarë komente dhe rekomandime kanë sjellë ata në lidhje me këtë ndryshimë 13. Cili është plani i zbatimit të ndryshimeve të propozuara dhe cili është afati i parashikuar për hyrjen në fuqi të tyreë 14. Cilat janë burimet e financimit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij sistemi, dhe sa është parashikuar kosto për rndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij sistemië Si do të sigurohet që ky sistem të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen dhe të përmbushë standardet ndërkombëtareë
|
17.10.2023 |
Në lidhje me sa keni kërkuar, sqarojmë se, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Konkretisht, detyrat dhe përgjegjësitë e APP, janë të përcaktuara në nenin 23 të LPP. LPP është miratuar në vitin 2020 dhe ka hyrë në fuqi në muajin Mars 2021. Nevoja për rishikimin e tij vjen me qëllim përafrimin e metejshëm me Direktivat e Bashkimit Europian (2014/24, Direktivën 2014/25 dhe Direktivën 89/665 EEC, 92/13/EEC), në kuadër të angazhimeve të marra në vijim të takimit dypalësh në kuadër të procesit “screening” për Kapitullin V “Prokurimi Publik”, të zhvilluar më datë 18 Nëntor 2022, në Bruksel. Gjithashtu, është vlerësuar e nevojshme edhe adresimi i disa problematikave të dala gjatë zbatimit të ligjit në praktikë, të lidhura kryesisht me organizimin e kuadrit institucional, si dhe aspekte të ndryshme të procesit të prokurimit nëpërmjet sistemeve elektronike. Ky draft është përgatitur nga APP, me kontributin edhe të Komisionit të Prokurimit Publik dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Projektligji ka kryer ciklin e tij të konsultimit publik, ku referuar parashikimeve në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik”, shoqëruar me relacionin shpjegues, është publikuar nga Kryeministria në regjistrin elektronik për njoftimin dhe konsultimin publik. Konkretisht, projektligji është publikuar nga Kryeministria në linkun https://www.konsultimipublik.gov.al, dhe ka qëndruar i publikuar nga data 21.06.2023 deri në datë 20.07.2023, me qëllim që palët e interesuara të njihen dhe të japin mendimet e sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshem të tij, nga momenti i publikimit deri në miratimin përfundimtar të tij. Githashtu, projektakti dhe relacioni shpjegues janë publikuar edhe në faqen zyrtare të APP, konkretisht, në seksionin “Dokumenta për konsultim” tek “Kosultimi mbi draftligjin e prokurimit publik”, në linkun https://www.app.gov.al/dokumenta-për-konsultim/konsultim-mbi-draftligjin-e-prokurimit-publik/, i cili është lehtësisht i aksesueshëm për të gjitha palët e interesuara, për t’u njohur me të. Në kuadër të procesit të konsultimit publik, drafti i është përcjellë edhe organizmave ndërkombëtare, siç janë SIGMA dhe DG GROW, me qëllim vlerësimin e tij nga këta të fundit, por edhe dhënien e sugjerimeve dhe komenteve nga ana e tyre, mbi transpozimin e mëtejshëm të Direktivave të BE. Sjellim në vëmendje se, relacioni shpjegues, ka të trajtuara të gjitha çështjet me ndryshimet e propozuara, përshirë propozuesit, si dhe arsyen pse është vlerësuar e rëndësishme të ndërmerren këto ndryshime. Pra, çdo informacion i kërkuar mbi projektaktin mund të gjendet i shpjeguar në relacion. Bëjmë me dije se, aktualisht drafti është në procesin e bashkërendimit me Ministritë e Linjës, proces i cili gjithashtu ndiqet nga Kryeministria. Duke ju falënderuar.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
54 |
26.10.2023 |
Kjo kerkese lidhet me interpretimin e pikes 4 b te nenit 127 te ligjit nr 162/2020 "Per Prokurimin publik" ku shkruhet Modifikimi i një kontrate publike apo marrëveshjeje kuadër do të konsiderohet si thelbësor atëherë kur kontrata publike apo marrëveshja kuadër hartohet thelbësisht ndryshe nga kontrata publike apo marrëveshja kuadër fillestare e nënshkruar dhe në veçanti kur: b) modifikohet barazpesha ekonomike e kontratës publike apo e marrëveshjes kuadër, duke anuar për nga operatori ekonomik në një mënyrë, e Cila nuk ishte parashikuar në kontratën fillestare ose marrëveshjen kuadër; Termi "baraspeshe ekonomike" cfare nenkupton? Ka te beje me kontrata dy vjeçare, ku financimi ne vitin e pare mund te shtohet ne krahasim me financimin ne vitin e dyte pa ndryshuar vleren totale te kontrates duke anuar per nga operatori ekonomik në një mënyrë, e Cila nuk ishte parashikuar në kontratën fillestare? Kur ndryshon financimi per dy vitet pa ndryshuar vleren totale te kontrates per rastin e mesiperm, a j emi ne kushtet e pikes 5 te nenit 127 te LPP ku Autoriteti Kontraktor ka për detyrim të zhvillojë një procedurë të re prokurimi?
|
06.11.2023 |
Lidhur me sa kërkohet, sqarojmë se, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë të LPP, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar nenit 23/ç të LPP, APP për përmbushjen e detyrave të saj, jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik. Në nenin 127 të LPP, janë të parashikuara rastet se, kur një kontratë/marrëveshje kuadër mund të modifikohet gjatë afatit të saj. Konkretisht, në nenin 127, pika 4 të LPP parashikohet se: “Modifikimi i një kontrate publike apo marrëveshjeje kuadër do të konsiderohet si thelbësor atëherë kur kontrata publike apo marrëveshja kuadër hartohet thelbësisht ndryshe nga kontrata publike apo marrëveshja kuadër fillestare e nënshkruar dhe në veçanti kur: ë) modifikimi sjell kushte, të cilat, në rast se do të kishin qenë pjesë e procedurës fillestare të prokurimit, do të kishin lejuar pjesëmarrjen e kandidatëve të tjerë, përveç atyre që ishin ftuar, ose pranimin e ndonjë oferte tjetër, si ekonomikisht më e favorshme nga ajo e përzgjedhur fillimisht, ose do të kishin lejuar pjesëmarrjen e kandidatëve shtesë në procedurën përkatëse të prokurimit publik; b) modifikohet barazpesha ekonomike e kontratës publike apo e marrëveshjes kuadër, duke anuar për nga operatori ekonomik në një mënyrë, e cila nuk ishte parashikuar në kontratën fillestare ose marrëveshjen kuadër; c) modifikimi ndryshon objektin e kontratës publike apo marrëveshjes kuadër; ç) kontraktori fillestar zëvendësohet nga një tjetër operator ekonomik, me përjashtim të rasteve të parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 1 të këtij neni. Rasti i përcaktuar në gërmën “b” të dispozitës ligjore të sipërcituar, ka të bëjë me modifikimin e baraspeshës ekonomike të kontratës/marrëveshjes kuadër në favor të operatorit ekonomik, të lidhura si përshembull me çmimin, por edhe me pagesat e penalizimeve. Në kuptim të dispozitave të sipërcituara, është autoriteti kontraktor, i cili në bazë të rrethanave konkrete që gjendet gjatë zbatimit të kontratës së nënshkruar, vlerëson nëse është në kushtet e nenit 127, për modifikimin e kontratës, duke argumentuar dhe dokumentuar përmbushjen e kushteve ligjore, për rastin konkret. Në këtë kuptim, edhe për modifikimin e kontratës sipas pikës 1/d, të nenit 127, të LPP, AK duhet të argumentojë dhe të dokumentojë që modifikimi i kryer nuk është thelbësor, brenda kuptimit të pikës 4, të këtij neni.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
55 |
31.10.2023 |
Përshëndetje, Unë jam Marjola Kupe, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Për realizimin e një detyre më nevojiten disa informacione nga institucioni juaj, që janë: baza ligjore, disa modele aktesh (si për shembull: akt administrativ individual, akt administrativ kolektiv, akt normativ nënligjor) dhe një kontratë administrative. Ju faleminderit!
|
01.11.2023 |
Pershendetje, bashkelidhur po ju dergoj linkun ku mund te gjeni legjislacionin lidhur me prokurimin publik https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/ligji/ https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/vkm/ https://www.app.gov.al/transparenca/vendime-të-app/vendime-nga-monitorimi-i-app/ faleminderit dhe pune te mbare
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
56 |
07.11.2023 |
Në kuadër të transparencës publike, duke u bazuar tek ligji për të drejtën e informimit Nr. 119/2014, emisioni “Vetting” kërkon si informacion: 1. Cilat janë arsyet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk e ka vulosur tenderin me kod reference “REF-46639-10-19-2022” i organizuar nga vet DPT-ja për rikonstruksionin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Dibërë 2. a) A ka kryer verifikimet Agjencia e Prokurimeve Publike për zbatimin e procedurave për lidhjen e kësaj kontrateë b) Nëse po, cfarë ka konstatuar Agjencia e Prokurimeve Publikeë Kjo kërkesë bazohet në ligjin e sipërpërmendur, i cili shprehet: “Kërkuesit i vihet në dispozicion një kopje e plotë e dokumentit zyrtar, për të cilin kërkon të informohet.” Duke u bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” këto informacione vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë specifike dhe të arsyetuar”. Për çdo komunikim tjetër me qëllim orientimin dhe sqarimin e paqartësive, mund të më kontaktoni edhe në kontaktet e mëposhtme. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Drejtor Agim Baçi!
|
15.11.2023 |
Përshëndetje, Përsa keni kërkuar, së pari sjellim në vëmendje se, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat në bazë dhe për zbatim të nenit 23 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP). Në nenin 23/d të LPP përcaktohet se: “APP për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: d) verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore”. Në bazë të kësaj kompetence, APP verifikon nga ana administrative zhvillimin e procedurave të prokurimit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, duke u bazuar kryesisht në indicie të paraqitura nga palë të treta, si dhe të dhëna dhe indikatorë, të cilat vlerësohen se i shërbejnë mirëzbatimit të legjislacionit të prokurimit. Indiciet/pretendimet e paraqitura duhet të jenë të argumentuara dhe të dokumentuara nga të tretët, sikurse përcaktohet në nenin 111, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar. Së dyti, sa i takon pyetjes së parashtruar, nëse APP ka kryer verifikime për zbatimin e procedurave për lidhjen e kësaj kontrate, bëjmë me dije se, procedura e sipërcituar e prokurimit nuk ka qenë objekt verifikimi nga APP. Së fundmi, sqarojmë se referuar nenit 21 të LPP parashikohet se, autoriteti ose enti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, duke garantuar respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj. Duke ju falenderuar,
|
elektronikishte |
0 |
|||||||||||||||
57 |
07.11.2023 |
Deshirojme tju paraqesim nje Kerkese per informim ne lidhje me rregjistrimin si operator ekonomik prane APP. Faqja zyrtare e APP, nuk e ka te aktivizuar sherbimin; RREGJISTROHU si operator i ri ekonomik. Kemi nevoje te na pajisni me informacion se si te rregjistrohemi si operator ekonomik e cfare dokumentash te tjere plotesues duhet te dorezojme, Dorezimi duhet te behet elektronikisht apo dorazi
|
15.11.2023 |
Përshëndetje, Përsa keni kërkuar ju sqarojmë se: Referuar Manualit Nr.01 datë 24.12.2021 “Për regjistrimin e Operatorëve Ekonomike dhe dorëzimin e ofertave ne sistemin e prokurimit elektronik”, të gjithë operatorët ekonomikë shqiptarë të cilët janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për tu pajisur me llogari përdoruesi apo fjalëkalim në Sistemin e Prokurimti Elektronik (në vijim “SPE”) duhet të regjistrohen nëpërmjet e-Albania, konkretisht në linqet e mëposhtme; - "Aplikim për Regjistrimin e Operatorit Ekonomik në Sistemin e Prokurimeve Elektronike" në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspxëservice_code=13909 - "Aplikim për Ndryshimin e Fjalëkalimit të llogarisë së Operatorit Ekonomik në Sistemin e Prokurimeve Elektronike" në linkun:https://e albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspxëservice_code=13910 Në rast se jeni operator ekonomik i huaj, për t’u pajisur me llogari përdoruesi dhe fjalëkalim në SPE, duhet të regjistroheni në faqen zyrtaren të Agjencisë së Prokurimit Publik , konkretisht në linkun: https://www.app.gov.al/register-operator/ . Sa më sipër, nëse të dhënat tuaja janë plotësuar saktë nga ana juaj, llogaria do të bëhet aktive ditën pasardhëse të punës nga dita e regjistrimit. Duke ju falenderuar per bashkepunimin,
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
58 |
07.11.2023 |
Për efekt të procesit të rivlerësimit kalimtar të bashkëshortes, në zbatim të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkoj të më vihet në dispozicion informacioni nëse kam aplikuar, nëse jam shpallur fitues si dhe nëse kam lidhur kontrata me ente/ organe publike, në zbatim të legjislacionit në fuqi për prokurimet publike për periudhën 2009-2023.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mbetem në pritje të informacionit të kërkuar, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, informacion i cili më nevojitet para datës 09.11.2023, datë e caktuar nga KPK për dorëzimin e këtij informacioni.
Bashkelidhur kerkesa per informacion sipas modelit te publikuar prej jush ne faqen zyrtare, e nenshkruar dhe skanuar; kerkesa per informacion e perpiluar prej meje ne formatin word e nenshkruar dhe skanuar si edhe nje kopje e kartes se identitetit. Me respekt, Bujar Veshi
|
13.11.2023 |
Lidhur me sa kërkoni, sqarojmë se, APP i ushtron kompetencat e saj në zbatim të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Gjithashtu, ju bëjmë me dije si më poshtë vijon: Subjekti Bujar Veshi, regjistruar në QKB si Person Fizik me NIPT (NUIS) L86523204V, sipas të dhënave të administruara deri më tani nga Sistemi i Prokurimit Elektronik, rezulton se është regjistruar në këtë sistem në datë 23.03.2018, por nuk rezulton fitues në procedurat e prokurimit publik ose të ketë lidhur kontratë me ente/organe publike për periudhën e kërkuar. Gjithsesi, në kuadër të transparencës (Open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se njoftimet e procedurave përfshirë dhe atyre që përfundojnë në formë shkresore, publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, të cilat i gjeni në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://ëëë.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese. Për të kërkuar informacion që ju duhet në formatin .pdf të Buletinit të Njoftimeve Publike, mund të kërkoni me fjalë kyçe. Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP.
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
59 |
20.11.2023 |
A ekziston ndonjë koncesion për terminalin lindor të Tiranës? Nëse po, ju lutem të na i vendosni në dispozicion |
30.11.2023 |
Përshëndetje, Lidhur me sa keni kërkuar, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të Agjencisë Prokurimit Publik (në vijim APP), konkretisht në linkun https://www.app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjënden të gjithë procedurat e prokurimit dhe procedurat koncensionare të publikuara nga viti 2010, me të dhënat përkatëse. Gjithashtu, të gjitha procedurat e prokurimit dhe procedurat koncensionare të publikuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim SPE), nga autoritetet kontraktore, ndodhen të publikuara në Buletinin e Njofrimeve Publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun https://www.app.gov.al/. Gjithsesi, nga verifikimet e kryera në SPE nuk rezulton procedurë koncensionare për koncensionin e terminalit lindor të Tiranës. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
60 |
11.12.2023 |
Bazuar në Nenin 7, pika 1/b), Nenin 10 e ligjit Nr.75/2019 “Për Rininë”, nenit 16 të Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkojmë informacion në lidhje me: 1. Cilat jane procedurat e prokurimit qe njesite e vetqeverisjes vendore duhet te perdorin per prokurimin dhe kontraktimin e shërbimeve sociale si prefituese te Fondit Socialë 2. Si duhet te veprojne dhe cilat procedura prokurimi duhet te ndjekin NJQV-te per prokurimin e shërbimeve shoqërore me vlerë nën 20.000.000 lekëë Në bazë të nenit 3, të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ku parashikohet “Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit, kërkoj dokumentacionin përkatës që mbështet realizimin e procesve të referuar në pyetjet e mësipërme. Në bazë të nenit 15, të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ku parashikohet se: “Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe”, lutemi përcjelljen e informacionit dhe dokumentacionit përkatës brenda këtij afati ligjor
|
14.12.2023 |
Së pari, nga kërkesa e përcjellë nga ju konstatojmë se, autoriteti publik të cilit i është drejtuar kërkesa e juaj, referuar formatit të kërkuar është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe jo Agjncisë së Prokurimit Publik. Në këtë kuptim, kjo kërkesë duhet t’i përcillet edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Së dyti, lidhur me informacionin që ju kërkoni sqarojmë se, prokurimi i shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike është i parashikuar në nenin 100 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”). Specifikisht në pikën 2 përcaktohet se: “Llojet e shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, në kuptim të këtij ligji, si dhe rregulla të detajuara për prokurimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Në zbatim të kësaj dispozite është miratuar dhe VKM Nr. 768 datë 15.12.2021 “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre”, (në vijim “VKM”), ku është parashikuar procedura dhe rregullat për prokurimin e shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike. Sa i përket informacionit të kërkuar se, si duhet të veprojnë dhe cilat proceduara prokurimi duhet të ndjekin NJQV-të për prokurimin e shërbimeve shoqërore me vlerë nën 20.000.000 lekë, sqarojmë se, në nenin 5, pika 2 të VKM Nr. 768 datë 15.12.2021 përcaktohet se: “Për shërbimet objekt i këtij, vendimi, vlera e përllogaritur e të cilave brenda një viti kalendarik nuk ësthtë më e madhe se 20.000.000 (njëzet milionë) lekë, autoriteti ose enti kontraktor nuk i nënshtrohet procedurave të prokurimit. Në këtë rast, autoriteti ose enti kontraktor detyrohet që në dhënien e kontratave të respektojë parimet e përzgjedhjes të parashikuara në nenin 1 të këtij vendimi”. Sa më sipër, duhet të referohet në parashikimet e sipërcituara ligjore.
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
61 |
20.12.2023 |
Lista e tenderave publike, ku shoqëria “ROALB STUDIO” shpk, ka konkurruar që nga viti 2017 deri tani ne vitin 2023 ne fushen e projektimit, mbikeqyrjes dhe kolaudimit te punimeve, ku une, ne profesionin e inxhinierit hidroteknik, jam drejtues teknik dhe projektues me licence profesionale në stafin e kesaj shoqërie që nga viti 2016. Pra, kjo listë të përfshijë: 1.Objektin qe tenderohet per mbikeqyrje dhe kolaudim. 2. Objekti që prokurohet për projektim. 3. Data e tenderimit te objektit. Per tenderat e projektimit te objekteve, ju lutem me dergoni edhe fleten e e projektit, ku une jam bashke autor (emri im në stampën e projektit)
|
27.12.2023 |
Lidhur me sa keni kërkuar, sqarojmë se, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues. Konkretisht, në linkun e mësipërm mund të gjeni të gjitha procedurat e prokurimit në të cilat është shpallur fiutues subjekti “ROALB STUDIO” shpk, si dhe Autoritetet/Entet kontraktore të cilat kanë zhvilluar këto procedura. Gjithashtu, ju sqarojmë se, njoftimet e procedurave publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, nga viti 2008 e në vijim, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese. Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP. APP, sqaron se, në bazë të parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohen nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar duhet t’i drejtoheni autoriteteve kontraktore në të cilat ky operator ekonomik ka marrë pjesë.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
62 |
21.12.2023 |
1. Cilat janë bashkitë që kanë shpenzuar më shumë për dekorimin e qyteteve per festat e fundvitit? 2. A ka hasur APP-ja problematika në tenderat e këtij lloji nga ana e bashkisë? Cilat janë këto problematika? 3. Cila është bashkia që shfaq më shumë problematika në çeljen e këtyre tenderave?
|
05.01.2024 |
Lidhur me sa kërkoni në shkresën tuaj, sqarojmë se, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP). Në nenin 23/d të LPP përcaktohet se: “APP për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: d) verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore”. Në bazë të kësaj kompetence, APP verifikon nga ana administrative zhvillimin e procedurave të prokurimit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, duke u bazuar në të dhëna/indikatorë dhe indicie. Sa i takon kërkesës për informacion lidhur me pyetjet: A ka hasur APP problematika në tenderat e këtij lloji, cilat janë këto problematika dhe cila është bashkia që shfaq më shumë problematika në çeljen e këtyre tenderave, bëjmë me dije se, APP nuk ka indicie dhe nuk ka patur objekt verifikimi ex post, në kuptim të dispozitës së sipërcituar, procedura prokurimi për dekorimin e qyteteve për festat e fundvitit, për periudhën 2022-2023. Gjithashtu, sqarojmë se, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues. Njoftimet e procedurave, publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, ku janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktore.
|
elektroniksiht |
0 |
|||||||||||||||
63 |
28.12.2023 |
A mund tè konkurroj nè tender njè shoqèri e huaj (SHPK, apo aksionere) pa u regjistruar nè Qendrèn Kombètare tè Regjistrimit.? Pra pa marrè NIPT shqiptar a mund tè paraqesè ofertè nè tender? Po nè njè procedurè koncesioni me ofertè tè pakèrkuar, a mund tè paraqesè propozim tè pakèrkuar njè shoqèri e huaj? A mundet ajo tè paraqesè ofertè, nèse po kur e ka detyrimin tè regjistrohet nè QKB nè Shqipèri? |
09.01.2023 |
Lidhur me sa është kërkuar sqarojmë se, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Në nenin 23/ç të LPP, parashikohet se, APP për përmbushjen e detyrave të saj jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik. Në nenin 4 pika 32 të LPP përcaktohet se: “Operator ekonomik” është çdo person fizik ose juridik, ose ent publik apo grup personash/entesh, përfshirë shoqëritë me sipërmarrje të përkohshme të tyre”.
Referuar parashikimit të mësipërm ligjor, pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik është e mundur për të gjithë operatorët ekonomikë, pa asnjë lloj dallimi, qofshin ata vendas apo të huaj. Për këtë qëllim, operatorët ekonomik të huaj mund të regjistrohen në Sistemin e Prokurimit Elektronik, duke klikuar në seksionin “Regjistrohu si operator i huaj”, dhe duhet të referohen në hapat që parashikohen në manualin teknik të APP Nr. 01/2021 “Për regjistrimin e operatoreve ekonomike dhe dorëzimin e ofertave në Sistemin e Prokurimit Publik”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të APP.
Pra, operatorët ekonomikë të huaj nuk kanë nevojë të jenë të regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit, për të marrë pjesë si ofertues në procedurat e prokurimit.
Sa i takon procedurave koncensionare/ partneritetit publik privat, sqarojmë se, APP i ushtron kompetencat sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 125/2013 “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
Në këtë kuptim, për çdo sqarim që mund të keni për këto procedura, mund ti drejtoheni Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve, si institucion kompetent që ndihmon, këshillon në këtë fushë.
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
64 |
16.01.2024 |
Në respektim të Ligjit Nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", të ndryshuar, ju liitem gjeni si mü poshtë kërkesën: 1. Si institucioni përgjgjës për mbarëvatjen e sistemit të prokurimit publik, sa është numri i procedurave konkuruese për shërbime sociale dhe shërbime të tjera të vecanta, të shpallura në sistemin elektronik të prokurimit publik gjatë vitit 2023? 2. Sa ka qenë buxheti total i këtyre procedurave konkuruese për shërbime sociale dhe shërbime të tjera të vecanta? 3. Cilët kanë qenë autoritetet ose entet kontraktore të cilat kanë shpallur procedurat e prokurimit për këto 1loj shërbimesh? Ju lutem siguroni një listë të autoriteteve ose enteve kontraktore. 4. Sa ofertues shërbimesh janë shpallur fitues për shërbimet sociale dhe shërbime të tjera të vecanta gjatë vitit 2023? Sa prej tyre janë organizata jofitimprurëse? 5. Gjatë vitit 2023, a ka patur procedura konkuruese të rezervuara për shërbime të caktuara (në linjë me nenin 103 të Ligjit 162/2020 “Për prokurimin publik”)? Nëse po, cili ka qenë buxheti total i këtyre procedurave të rezervuara? Sa organizata jofitimprurëse janë shpallur fituese? Ju lutem, siguroni një listë të këtyre organizatave
|
29.01.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, ju bëjmë me dije se gjatë vitit 2023, nga të dhënat në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim SPE) nuk rezulton të jetë përzgjedhur asnjë procedurë prokurimi për shërbimet sociale dhe shërbime të tjera të veçanta. Si pasojë nuk ka asnjë procedurë të shpallur apo të fituar në SPE nga autoritetet ose entet kontraktore për këtë lloj objekti. Sqarojmë se bazuar në VKM Nr. 768, date 15.12.2021 "Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në procedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre", në nenin 5 janë parashikuar kufijtë monetare dhe në pikën 2, parashikohet se për shërbimet që janë objekt i këtij vendimi dhe vlera e përllogaritur e të cilave është nën 20 000 000 lekë, nuk i nënshtrohet procedurave të prokurimit publik, por në cdo rast autoriteti kontraktor respekton parimet e transparencës, trajtimit të barabartë dhe nxitjes së konkurrencës. |
Elektroniksiht |
0 |
|||||||||||||||
65 |
25.01.2024 |
Në 19 janar 2022 Bashkia Durrës ka lidhur kontratën me fituesit e tenderit të Rindërtimit me vlerë 1 970 730 718 lekë për “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I”, të fituar nga grupi i kompanive “2T” shpk – “VELLEZERIT HYSA” shpk – “ADRIATIK” shpk. Sipas informacioneve që ne kemi, punimet për këtë projekt nuk kanë përfunduar. Në kuadër të transparencës publike, duke u bazuar tek ligji nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, ju kërkojmë si informacion: 1. Cfarë masash ka marrë Agjencia e Prokurimit Publik për rastin në fjalë? Ju sjellim në vëmendje se punimet duhet të kishin përfunduar në 19 janar 2023. 2. A ka marrë konsorciumi i kompanive kompani nënkontraktore për rastin në fjalë? |
02.02.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, sqarojmë se Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”).
Në lidhje me pyetjen e parë, sqarojmë se, kontrata me objekt “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I”, është lidhur në përfundim të një procedure prokurimi në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas Aktit Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Dokumentet standarde të këtyre procedurave prokurimi, si dhe kushtet e marrëveshjes kuadër dhe kontratës janë miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 199, datë 04.03.2020 “Për miratimin e dokumenteve standarde të procedurës së prokurimit, të kritereve të vlerësimit të ofertës fituese, kushteve të marrëveshjes kuadër dhe të kontratës për procesin e rindërtimit”, të ndryshuar me VKM Nr. 225, datë 12.04.2021 (në vijim “VKM”).
Pra, procedurat e prokurimit në këtë kuadër, ndjekin rregullat e posaçme të miratuara me aktet e sipërcituara.
Sa më sipër, pranë APP, nuk rezulton që Bashkia Durrës të ketë dërguar raportin për zbatimin e kontratës me objekt “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I”
Përsa i përket pyetjes së dytë, sqarojmë se në dokumentet standarde të procedurës në kuadër të procesit të rindërtimit, të miratuara me VKM e sipërcituar, në Seksionin I, pika 2.14.1, autoritetet kontraktore përcaktojnë nëse për procedurat që zhvillojnë në këtë kuadër, do të pranojnë ose jo nënkontraktimin, duke specifikuar edhe përqindjen e lejuar për nënkontraktimin, e cila nuk duhet tejkalojë 50% të vlerës së kontratës. Gjithashtu, në nenin 42 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës të këtyre dokumenteve standarde, përcaktohen rregullat në lidhje me nënkontraktimin.
Për sa më sipër, është autoriteti kontraktor, i cili përcakton nëse do lejojë nënkontraktimin për një procedurë prokurimi, duke përcaktuar paraprakisht në dokumentet standarde të tenderit këtë informacion.
Çdo informacion i detajuar për rastin konkret gjendet vetëm pranë institucionit që ka lidhur kontratën në fjalë.
|
elektorinikisht |
0 |
|||||||||||||||
67 |
25.01.2024 |
Në 19 janar 2022 Bashkia Durrës ka lidhur kontratën me fituesit e tenderit të Rindërtimit me vlerë 1 970 730 718 lekë për “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I”, të fituar nga grupi i kompanive “2T” shpk – “VELLEZERIT HYSA” shpk – “ADRIATIK” shpk. Sipas informacioneve që ne kemi, punimet për këtë projekt nuk kanë përfunduar. Në kuadër të transparencës publike, duke u bazuar tek ligji nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, ju kërkojmë si informacion: 1. Cfarë masash ka marrë Agjencia e Prokurimit Publik për rastin në fjalë? Ju sjellim në vëmendje se punimet duhet të kishin përfunduar në 19 janar 2023. 2. Cilat janë kompanitë nënkontraktore të autorizuara nga kompanitë “2T” shpk – “VELLEZERIT HYSA” shpk – “ADRIATIK” shpk për rastin në fjalë? Kjo kërkesë bazohet në ligjin e sipërpërmendur, i cili shprehet: “Kërkuesit i vihet në dispozicion një kopje e plotë e dokumentit zyrtar, për të cilin kërkon të informohet.” Duke u bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” këto informacione vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë specifike dhe të arsyetuar”. Për çdo komunikim tjetër me qëllim orientimin dhe sqarimin e paqartësive, mund të më kontaktoni edhe në kontaktet e mëposhtme.
|
02.02.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, sqarojmë se Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”). Në lidhje me pyetjen e parë, sqarojmë se, kontrata me objekt “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I”, është lidhur në përfundim të një procedure prokurimi në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas Aktit Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Dokumentet standarde të këtyre procedurave prokurimi, si dhe kushtet e marrëveshjes kuadër dhe kontratës janë miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 199, datë 04.03.2020 “Për miratimin e dokumenteve standarde të procedurës së prokurimit, të kritereve të vlerësimit të ofertës fituese, kushteve të marrëveshjes kuadër dhe të kontratës për procesin e rindërtimit”, të ndryshuar me VKM Nr. 225, datë 12.04.2021 (në vijim “VKM”).
Pra, procedurat e prokurimit në këtë kuadër, ndjekin rregullat e posaçme të miratuara me aktet e sipërcituara.
Sa më sipër, pranë APP, nuk rezulton që Bashkia Durrës të ketë dërguar raportin për zbatimin e kontratës me objekt “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I”
Përsa i përket pyetjes së dytë, sqarojmë se në dokumentet standarde të procedurës në kuadër të procesit të rindërtimit, të miratuara me VKM e sipërcituar, në Seksionin I, pika 2.14.1, autoritetet kontraktore përcaktojnë nëse për procedurat që zhvillojnë në këtë kuadër, do të pranojnë ose jo nënkontraktimin, duke specifikuar edhe përqindjen e lejuar për nënkontraktimin, e cila nuk duhet tejkalojë 50% të vlerës së kontratës. Gjithashtu, në nenin 42 të Kushteve të Përgjithshme të Kontratës të këtyre dokumenteve standarde, përcaktohen rregullat në lidhje me nënkontraktimin.
Për sa më sipër, është autoriteti kontraktor, i cili përcakton nëse do lejojë nënkontraktimin për një procedurë prokurimi, duke përcaktuar paraprakisht në dokumentet standarde të tenderit këtë informacion.
Çdo informacion i detajuar për rastin konkret gjendet vetëm pranë institucionit që ka lidhur kontratën në fjalë.
|
elektorinikisht |
0 |
|||||||||||||||
68 |
30.01.2024 |
Emisioni “Stop”, ka investiguar prej vitesh problematikat e mbetjeve spitalore. Rasti që ne kemi investiguar së fundmi ka të bëjë me kompaninë “Vale Ricyling sh.p.k”, ku rezulton që kjo kompani merret ne fushën e asgjesimit të mbetjeve të rrezikshm spitalore dhe nuk e ka pajisjen Econos. Këtë skandal e ka konfirmuar edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet grupit të inspektimit. Është absurd fakti se si “Vale Ricyling sh.p.k” është shpallur fitues në disa tendera publik në fushën e mbetjeve të rrezikshme spitalore pa pasur pajisjen dhe pa plotësuar kushtet bazë në këtë fushë. Lënda: Informacion Në bazë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale Cfarë masa do të marrë APP në lidhje me këtë skandalë
|
02.02.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë të nenit 23 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Në nenin 23/d/e të LPP përcaktohet se: “APP për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: d) verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore;
e) në rast shkeljesh të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, vendos gjoba sipas parashikimeve të këtij ligji ose i propozon drejtuesit të autoritetit ose entit kontraktor apo organeve më të larta masa disiplinore për personat e autoriteteve ose enteve kontraktore, që i kanë kryer këto shkelje”.
Në bazë të kësaj kompetence, APP verifikon nga ana administrative zhvillimin e procedurave të prokurimit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, duke u bazuar kryesisht në indicie të paraqitura nga palë të treta, si dhe të dhëna dhe indikatorë, të cilat vlerësohen se i shërbejnë mirë-zbatimit të legjislacionit të prokurimit publik.
Përsa i takon çështjes së parashtruar nga ana juaj, nuk rezulton që në APP të ketë patur indicie nga palë të treta, sipas kërkesave të legjislacionit të prokurimit.
Referuar parashikimeve të sipërcituara ligjore, informacioni i paraqitur nga ana juaj shërben si indicie për verifikim.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
69 |
16.04.2024 |
Në funksion të ushtrimit të detyrës së gazetarit, në mbështetje të nenit 23, pika 1 dh 2, të “Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, neni 2, pika 2 dhe nenit 7, pika 3 të ligjit 119/2014: “Për të Drejtën e Informimit”, kërkojmë të na vini në dispozicion të gjitha kontratat e tenderave të fituara përgjatë 9 viteve të fundit, nga kompanitë: “SOFT SOLUTION”, “IMAGE & COMMUNICATION”, “ADVANCED BUSINESS SOLUTION” |
24.04.2024 |
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), mori në shqyrtim shkresën tuaj, protokolluar në institucion me Nr. 3008 Prot., datë 16.04.2024, me objekt: “Kërkesë për dhënie informacion”. Lidhur me sa është kërkuar, bëjmë me dije se, APP i ushtron detyrat e saj në përputhje me Ligjin Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”) dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Përsa është kërkuar, në mënyrë që të bëhet një verifikim i saktë i të dhënave në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim SPE), ju duhet të dërgoni pranë APP, së bashku me emrat e subjekteve edhe numrin unik të identifikimit të subjektit (në vijim “NUIS”) të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në mënyrë që të mundësohet një verifikim i saktë i të dhënave, pasi të gjithë operatorët ekonomikë në SPE, janë të regjistruar me NUIS-in e tyre.
Gjithashtu, ju sqarojmë se, lidhur me sa është kërkuar, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me të dhënat përkatëse. Sqarojmë se, të gjitha procedurat e prokurimit të publikuara në SPE, nga autoritetet kontraktore, ndodhen të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik në fuqi, si dhe në faqen e internetit të APP, konkretisht në linkun www.app.gov.al. Ju bëjmë me dije se, APP publikon në Buletinin e Njoftimeve Publike, në përputhje me LPP dhe rregullat e prokurimit publik në fuqi për procedurat e prokurimit: a) njoftimin e kontratës për procedurat e prokurimit me vlerë mbi dhe nën kufijtë e ulët monetarë, sipas parashikimit të nenit 8, të këtyre rregullave; b) njoftimin e fituesit, njoftimin e kontratës së lidhur dhe njoftimin e anulimit; c) listën e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga prokurimi publik, në bazë të pikës 3, të nenit 13 të LPP; ç) çdo informacion apo akt tjetër që APP e gjykon të nevojshëm për publikim në përputhje me LPP. Së fundmi, ju sqarojmë se, referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Në këtë kuadër, kontratat e nënshkruara gjenden pranë autoritetit kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar subjekti kërkues duhet t’i drejtohet autoritetit kontraktor. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
|
Elekronikisht |
0 |
|||||||||||||||
70 |
24.04.2024 |
Me vendimin nr. 30 datë 08.04.2022 keni vendosur disa masa për zytarë të Bashkisë së Tropojës, përkatësisht: 13 gjoba dhe I keni rekomanduar titullarit të institucionit masë disiplinore për 2 persona. - A mund të kemi të plotë listën me gjobat e vendosura në vlerë dhe emrat e këtyre zyrtarëve? - A mund të kemi të plotë rekomandimin që i keni bërë titullarit të Institucionit Kontraktor për marrjen e masave disiplinore për 2 zyrarët? - A mund të na vini në dispozicion arsyet konkrete për këto gjoba dhe kërkesë për marrje mase disiplinore
|
03.05.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim LPP), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në nenin 23, gërmat d, e, l, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), përcaktohet se: “Agjencia e Prokurimit Publik për përmbushjen e detyrave të saj kryen këto funksione: d) verifikon zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit publik, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore; e) në rast shkeljesh të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, vendos gjoba sipas parashikimeve të këtij ligji ose i propozon drejtuesit të autoritetit ose entit kontraktor apo organeve më të larta masa disiplinore për personat e autoriteteve ose enteve kontraktore, që i kanë kryer këto shkelje; l) bashkëpunon me autoritetet kontraktore, Komisionin e Prokurimit Publik, institucione të tjera, si dhe organet audituese, nëpërmjet informacioneve të ndryshme, për çështje që lidhen me sistemin e prokurimit publik, në funksion të efikasitetit të këtij sistemi”. Në bazë të kësaj kompetence, APP verifikon nga ana administrative zhvillimin e procedurave të prokurimit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit ose anulimit të procedurës, duke u bazuar në të dhëna/indikatorë dhe indicie. Në rastin konkret, Kontrolli i Lartë i Shtetit (në vijim “KLSH”) ka dërguar në APP raportin përfundimtar me gjetjet e konstatuara gjatë kontrollit të kryer në autoritetin kontraktor Bashkia Tropojë për procedura prokurimi të zhvilluara gjatë periudhës kohore 2019 – 2020. Në përputhje me nenet 23, gërmat d/e/l, dhe 132 të LPP, pas shqyrtimit të gjetjeve të raportit të KLSH dhe kundërshtimeve të dërguara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tropojë, APP, përsa është në fushën e veprimtarisë së saj, ka dalë me Vendimin Nr. 30, datë 08.04.2022. Ndërkohë, bëjmë me dije se, për çdo vendim të marrë në kuadër të ushtrimit të kompetencave të saj ligjore, APP publikon në faqen e saj zyrtare të internetit në rubrikën “Transparenca”, të dhënat e përmbledhura. Edhe për vendimin Nr. 30, datë 08.04.2022, APP ka publikuar një përmbledhje të tij, ku, ndër të tjera edhe konstatimet kryesore dhe masat e marra. Konkretisht, konstatimet kryesore të rezultuara gjatë vendimit lidhen me hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, të cilat nuk vijnë në përputhje me objektin përkatës të prokurimit, si dhe me kualifikimin e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit të audituara. Sikurse është bërë e ditur edhe në përmbledhjen e këtij vendimi, lidhur me shkeljet dhe mangësitë e konstatuara, APP ka vendosur të dënojë me gjobë 13 persona, si dhe t’i propozojë titullarit të autoritetit kontraktor marrjen e masës disiplinore ndaj 2 personave, të evidentuar përgjegjës. Bashkëlidhur, ju dërgojmë të dhënat e Vendimit Nr. 30, datë 08.04.2022, të publikuar në faqen e internetit të APP.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
71 |
27.05.2024 |
Bazuar në ligjin .nr.119 dt. 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, neni 3, kërkojmë të informohemi dhe të na vendosen në dispozicion kopje të gjithë dokumenteve ku pasqyrohen përcaktimet ligjore dhe ato në aktet nënligjore, që lidhen me rregullat për moslejimin/përjashtimin nga pjesëmarrja në procedurat e prokurime publike të operatorëve ekonomikë të zotëruar nga persona me precedentë penalë ose të përfshirë në krimin e organizuar. |
31.05.2024 |
Lidhur me sa keni kërkuar, ju sqarojmë si poshtë vijon: Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) i ushtron detyrat e saj në bazë të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”) dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
Kriteret detyruese për skualifikim janë të parashikuara specifikisht në nenin 76 të LPP.
Në pikën 1, gërmat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e” të kësaj dispozit ligjore përcaktohet se: “Çdo operator ekonomik që është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të përmendura në këtë pikë, skualifikohet nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata. Ky skualifikim bëhet për veprat penale të mëposhtme: a) pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; b) korrupsion sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; c) mashtrim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; ç) pastrim parash ose financim të terrorizmit sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; d) vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; dh) falsifikim; e) puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”. Gjithshtu, ju bëjmë me dije se LPP gjëndet i publikuar në faqen e internetit të APP (https://www.app.gov.a.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
72 |
29.05.2024 |
Dua një informacion në lidhje me vlerësimin e një procedure për blerje karburantin me vlerë nën 1.000.000 lekë. Gjatë përllogaritjes së fondit limit ka dalë një marzh fitimit rreth 13.11 lekë për litër. Operatorët të cilët kanë hyre në proces kanë hyrë me marzh më të lartë se ai i përllogaritjes sonë pra rreth 19 dhe 26 lekë litër. Sipas vlerësimit duhet të zgjidhet ai që ka marzhin më të ulët por duke u bazuar tek marzhi që ka dal nga përllogaritja jonë? Apo duhet të zgjidhet operatori që ka hyrë në marzh më të ulët nga të gjithë operatorët pjesëmarrës, pra psh ai me marzh 19 lekë për litër? |
10.06.2024 |
Lidhur me sa kërkoni, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat e saj në zbatim të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar nenit 23/ç të LPP, APP për përmbushjen e detyrave të saj, jep këshilla dhe asistencë në fushën e prokurimit publik, me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik. Fillimisht, sqarojmë se, referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin, në përputhje më parashikimet ligjore në fuqi. Pra, zhvillimi dhe finalizimi i procesit të prokurimit, përfshirë këtu edhe procesi i vlerësimit të ofertave, është përgjegjësi e autoritetit kontraktor. Konrektisht, referuar parashikimeve në nenin 56 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, procesi i vlerësimit të ofertave është përgjegjësi e Komisioni të Prokurimit me Vlerë të Vogël, proces të cilin në çdo rast duhet të kryhet në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjorë në fuqi.Ju bëjmë me dije se, kriteret për shpalljen e ofertës fituese, janë të përcaktuara në nenin 87 të LPP. Konkretisht, në pikën 2 të kësaj dispozite ligjore, parashikohet se: “2.Oferta ekonomikisht më e favorshme identifikohet në bazë të çmimit ose kostos, duke përdorur metodën e efektivitetit të kostos, siç janë kostot gjatë ciklit jetësor, në përputhje me nenin 88 të këtij ligji, dhe mund të bazohet në raportin më të mirë çmim-cilësi, që vlerësohet mbi bazën e kritereve që lidhen me objektin e kontratës në fjalë, duke përfshirë cilësinë, aspektet mjedisore dhe/ose sociale”. Lidhur me procedurat e prokurimit me objekt karburant, sjellim në vëmendje parashikimet në nenin 45/2.1 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar (në vijim “VKM”), ku përcaktohet se: “Për furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje, në rastet kur oferta ekonomikisht më e favorshme bazohet në çmimin më të ulët, ky i fundit përllogaritet bazuar në: a) çmimin e bursës, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili dërgohet për publikim çdo javë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Buletinin e Njoftimeve Publike; b) elementet fiskale; c) normën e fitimit të shprehur në vlerë absolute, e cila duhet të jetë e pandryshuar gjatë gjithë kohës së zbatimit të kontratës”. Në këtë kuptim, norma e fitimit e shprehur në vlerë absolute është një element konkurues, mbi bazën e të cilit zgjidhet oferta fituese, krahasuar me ofertat e tjera të paraqitura.Në çdo rast, nëse keni indicie për marrëveshje të fshehta në oferta, duhet t’i drejtoheni Autoritetit të Konkurrencës, në cilësinë e organit kompetent për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
73 |
10.06.2024 |
Shoqëri “----” sh.pk, e NUIS M31420052T, është një shoqëri që ushtron aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit, për një periudhë rreth një viti. (Sipas QKB) Aktiviteti i shoqërisë mbështetet kryesisht në pjesmarrjen në procedurët e Prokurimit Publik (ku deri më sot jemi miratuar vetëm si nënkontraktorë nga ana e Autoriteti Kontraktor). Po ju drejtohemi me anë të kësaj shkrese për të kërkuar informacion në lidhje me pjesmarrjen në Procedurat e Prokurimit Publik përsa i përket shoqërive të cilat janë të reja në treg. Kryesisht kërkojmë të na informoni se si veprohet në lidhje me dokumentacionin që kërkohet në Dokumentat Standarte të Tenderit në momentin kur: · Akërkon paraqitjen e xhiros vjetore dhe bilanceve vjetore për 2 ose 3 vite sipas rastit. SI veprohet në këtë rast nga shoqëritë të cilat ushtrojnë aktivitet për një periudhë një vjecare (pra kanë xhiro vjetore dhe balance për vitin që kanë ushtruar aktivitet), çfarë parashikon ligji për pjesmarrjen e këtyre shoqërive në Procedurat e Prokurimit Publik?
|
18.06.2024 |
Përasa është kërkuar nga ju, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat e saj në zbatim te Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në nenin 77/1 te LPP, parashikohet se: “Autoritetet ose entet kontraktore percaktojne kërkesat per kualifikim per operatorët ekonomikë bazuar ne: a) përshtatshmërinë për të kryer veprimtarinë profesionale; b) gjendjen ekonomike dhe financiare; c) aftësinë teknike dhe profesionale...”. Në piken 3, të po këtij neni, parashikohet se: “Në lidhje me situatën ekonomike dhe financiare, autoritetet ose entet kontraktore mund të vendosin kërkesa që garantojnë se operatorët ekonomikë kanë kapacitetin e nevojshëm ekonomik dhe financiar për të zbatuar kontratën. Për këtë qëllim autoritetet ose entet kontraktore mund të kërkojnë në veçanti që operatorët ekonomikë të kenë një xhiro vjetore minimale të caktuar. Gjithashtu, autoritetet ose entet kontraktore mund të kërkojnë që operatorët ekonomikë të japin informacione në bilancet e tyre vjetore që të tregojnë raportet ndërmjet aktivit dhe pasivit. Xhiroja vjetore minimale që kërkohet nga operatorët ekonomikë nuk mund të tejkalojë dyfishin e vlerës së parashikuar të kontratës”. Në nenin 43/1/3 te VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, përcaktohet se: “1. Autoriteti/enti kontraktor, për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, kërkon kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar nga operatori ekonomik, për një periudhë maksimumi deri në 3 (tre) vitet e fundit financiare. 3. Kërkesa për plotësimin e kapaciteteve financiare konsiderohet e përmbushur nëse operatorët ekonomikë arrijnë vlerën e xhiros minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga autoriteti/enti kontraktor”. Në pikën 4 të po kësaj dispozite, parashikohet se: “Nëse vlerësohet, autoriteti/enti kontraktor mund të kërkojë që operatorët ekonomikë të japin informacione në bilancet e tyre vjetore, për një periudhë maksimumi tre vitet e fundit financiare, që të tregojnë raportet, ndërmjet aktivit dhe pasivit. Nëse kërkohen një ose dy bilance, kërkesa konsiderohet e përmbushur nëse në bilancin/et e kërkuara nuk ka raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit”. Referuar parashikimeve të mësipërme ligjore, për autoritetin ose entin kontraktor është i rëndësishem që për realizimin e objektit të prokurimit, të provojë ndër te tjera, kapacitetet ekonomiko-financiare të ofertuesve, dhe për këtë qëllim kërkon një kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar, nga këta të fundit, për një periudhë maksimumi deri ne 3 (tre) vitet e fundit financiare. Kërkesa për plotesimin e kapaciteteve financiare konsiderohet e përmbushur nëse operatorët ekonomikë arrijnë vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga autoriteti ose enti kontraktor. Së fundmi, duke qenë se, shoqëria juaj është një operator ekonomik me eksperiencë rreth një vit në treg, sjellim në vëmendjen tuaj se, legjislacioni i prokurimit publik njeh mundësine që mund të merrni pjesë në procedurat e prokurimit si ofertues në cilësinë e bashkimit të operatorëve ekonomik, por edhe në cilësinë e një nenkontraktori. Ne këtë rast, duhet të referoheni në parashikimet e neneve 14, 126 të LPP, si dhe nenit 88 të VKM. Duke ju falënderuar,
|
Elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
74 |
21.06.2024 |
Une e nënshkruara Xhensila Ndoci me nr. ID J15319032A ish punonjese e kompanisë “Junik” sh.p.k. me Nipt J68007522L me adrese: Lagjia SMT prane Drejtorise së sherbimit pyjor Lezhë, kërkoj të informohem mbi perdorimin e të dhënave të mia nga kompania në tendera gjatë periudhës Tetor 2020- Shtator 2022. Dua të informohem nese gjate kesaj periudhe kompania ka ngarkuar si punonjes të saj (drejtuese teknike_Inxhiniere mjedisi) të dhënat e mia (çertifikata kualifikimi, diploma, kantrata e punës, etj) që jane ngarkuar në tenderat e AP |
01.07.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim LPP), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në kërkesën tuaj, konstatojmë se nuk është parashtruar asnjë informacion sa i takon Autoritetit Kontraktor që ka zhvilluar procedurën apo objektit konkret të prokurimit. Në këto kushte, sqarojmë se informacioni i kërkuar mund të gjendet në Buletinin e Njoftimeve Publike të publikuar nga APP në linkun https://www.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik/. Konkretisht në një nga seksionet e buletinit, publikohen Njoftimet e Fituesit të procedurave të prokurimit, të cilat përmbajnë informacion të detajuar lidhur me operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këto procedura. Kërkimi në Buletin mund të bëhet me fjalë kyç duke kërkuar emrin e Operatorit Ekonomik. Në këtë mënyrë mund të identifikohen procedurat konkrete ku operatori ekonomik në fjalë ka marrë pjesë, si dhe Autoritetet Kontraktore, që i kanë zhvilluar këto procedura. Nga ana tjetër, referuar nenit 21 të LPP, përgjegjësinë për zhvillimin e procedurave të prokurimit e ka Autoriteti Kontraktor dhe për pasojë, dokumentacioni i detajuar për procedurat, gjendet pranë Autoritetit Kontraktor. Në këto kushte, duhet ti drejtoheni autoritetit kontraktor përkatës, për të marrë informacion në lidhje me përdorimin e të dhënava. Në përfundim, nëse nga verifikimet do të rezultojë se të dhënat apo dokumentacioni në emër tuaj është përdorur nga shoqëria në fjalë, pa vullnetin e tuaj, sikurse pretendohet, atëherë do të duhet që j’u të paraqisni kërkesën, shoqëruar me dokumentacionin provues për inicimin e procedimit administrativ, sipas parashikimeve të nenit 78/1/a të LPP, për përjashtimin e operatorit ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për keqinformim dhe paraqitje të dokumentave me të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi.
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
75 |
18.06.2024 |
Në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit, kërkoj të informohem për sa më poshtë vijon: Sa është numri i prokurimeve të shpallura dhe të atyre të realizuara për biletë avioni Tiranë-Gjermani (një nga aeroportet e Gjermanisë) për periudhën 13 qershor deri më 24 qershor? Sa është numëri i biletave të paguara për këto procedura? (Ose bashkëngjisni linkun e prokurimit apo numrin e referencës)
|
01.07.2024 |
Lidhur me sa kërkohet, sqarojmë se, APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim LPP), si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Lidhur me sa është kërkuar, ju sqarojmw se, në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me të dhënat përkatëse. Sa i takon numrit të prokurimeve të shpallura, informacion i detajuar lidhur me njoftimet e kontratës së shpallur për procedurën Blerje Dinamike e Biletave për Transportin Ajror gjenden të detajuara në linkun: https://app.gov.al/njoftimi-i-kontratës-së-shpallur/. Në lidhje me numrit të prokurimeve të realizuara, informacion i detajuar lidhur me njoftimet e fituesit për procedurën Blerje Dinamike e Biletave për Transportin Ajror gjenden të detajuara në linkun: https://app.gov.al/njoftimi-i-fituesit/. Sa i takon numrit të biletave të paguara për këto procedura, duhet ti drejtoheni Autoriteteve Kontraktore dhe degëve përkatëse të thesarit, pasi në SPE ka informacion deri në fazën e nënshkrimit të kontratës. Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Në këtë kuadër, gjithë dokumentacioni lidhur më një procedurë prokurimi, gjendet pranë autoritetit kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, për një informacionin më të detajuar subjekti kërkues duhet t’i drejtohet autoritetit kontraktor.
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
76 |
10.07.2024 |
Pershendetje te nderuar, ju lutem gjeni bashkelidhur nje kerkese per infomacion ne lidhje me reklamat e bera nga autoritetet publike.
|
17.07.2024 |
APP i ushtron detyrat dhe kompetencat e saj, në zbatim të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” (në vijim “LPP”), i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Në Kreun II "Fusha e zbatimit dhe përjashtime", të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", të ndryshuar, parashikohen rastet përjashtimore, të cilat nuk i nënshtrohen zbatimit të ligjit të prokurimit publik. Konkretisht, në gërmën "b" të pikës 1, të nenit 7 të LPP, parashikohet se:
"Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit për blerjen, zhvillimin, prodhimin ose bashkëprodhimin e materialit të programit të synuar për shërbime të medies audiovizive ose shërbime të medies radiofonike, që jepen nga ofruesit e shërbimit të medies audiovizive ose medies radiofonike ose kontratat për kohën e transmetimit ose ofrimin e programit, që u jepen ofruesve të shërbimit të medies audiovizive ose radiofonike".
Gjithashtu, sjellim në vëmendje se në kuadër të transparencës (open data) në faqen zyrtare të APP, konkretisht në linkun http://app.gov.al/eksportimi-i-procedurave-te-publikuara/, gjenden të gjithë procedurat e prokurimit të publikuara sipas viteve përkatëse me operatorët ekonomikë fitues.
Ndërkohë, njoftimet e procedurave publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike, në faqen kryesore të APP, konkretisht në linkun http://ww.app.gov.al/të-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-të-prokurimit-publik, janë të publikuar të gjitha buletinet nga viti 2008 e në vijim, ku përfshihen të gjitha njoftimet e dërguara për publikim nga Autoritetet Kontraktuese. Konkretisht në një nga seksionet e buletinit, publikohen Njoftimet e Fituesit të procedurave të prokurimit, të cilat përmbajnë informacion të detajuar lidhur me objektin e prokurimit, autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këto procedura, etj. Për sa më sipër, kërkimi në 2 linqet e mësipërm, mund të realizohet edhe nga ana juaj duke përdorur fjalë kyçe. Gjithashtu, kërkimi mund të realizohet edhe duke përdorur listën e kodeve CPV në zbatim të VKM nr. 457, datë 30.07.2021 "Për miratimin e fjalorit të përbashkët të prokurimit".
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
77 |
29.07.2024 |
një kopje të njehësuar me origjinalin të Dokumentave Standarte të procedurës me objekt “Studim projektimi për disa projekte tip, objete të Policisë së Shtetit” |
02.08.2024 |
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), mori në shqyrtim shkresën tuaj, protokolluar në institucion me Nr.5412 Prot., datë 29.07.2024, ku kërkoni vënien në dispozicion në cilësinë e provave, të dokumentacionit të operatorëve ekonomik pjesmarrës të procedurës së prokurimit me objekt “Studim projektimi për disa projekte tip, objete të Policisë së Shtetit”. Përsa ju kërkoni, ju sqarojmë se, APP i ushtron kompetencat e saj, në zbatim të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Referuar parashikimeve të nenit 21 të LPP, autoriteti kontraktor është përgjegjës për prokurimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Dokumentacioni i plotë i procedurës së prokurimit, administrohet nga vetë autoriteti kontraktor që ka zhvilluar procedurën e prokurimit. Në këto kushte, duhet t’i drejtohet autoritetit kontraktor me qëllim pajisjen me dokumentacionin e kërkuar.
|
elektronikisht |
0 |
|||||||||||||||
78 |
|
|
|
|
|
|
|||||||||||||||
79 |
|
|
|
|
|
|
|||||||||||||||
80 |
|
|
|
|
|
|
|||||||||||||||
|
|
|
|
|
|
|
[1] Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve
[2] Data e regjistrimit të kërkesës
[3] Përmbledhje e objektit të kërkesës duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi
[4] Data e kthimit të përgjigjes
[5] Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi
[6] Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar
[7] Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.